LIVE UPDATES
Bota

Miliona ndihmës vullnetarë! Si funksionon në Gjermani mbrojtja nga katastrofat

25 Korrik 2021, 07:57 Nga DOSJA

GJERMANI– Kur populli në Gjermani kërcënohet nga rreziqe natyrore si përshembull përmbytjet, atëherë vihet fillimisht në lëvizje njësia më e vogël administrative, që është komuna. Nëse shihet se komuna nuk është në gjendje ta përballojë e vetme situatën, atëherë aktivizohet burimi tjetër administrativ, që është rrethi ose qyteti. Këto dërgojnë zjarrfikëset ose ambulancat. 

Në Gjermani ekzistojnë gjithsej 294 rrethe dhe 107 qytete të lira (si përshembull Këlni, Kili ose Lajpcigu). Nëse mundësitë që ka rrethi nuk mjaftojnë, atëherë kërkohet ndihmë nga rrethet e tjera, që nuk janë prekur nga kriza. Ndihma në këtë rast organizohet nga një shtab ndër-rajonal krize, që ngrihet ta zemë në nivel landi, dhe që koordinon ndërhyrjen e forcave në vendin e krizës. 

Roli i federatës 

Vetëm në rastin kur një land federal nuk është më në gjendje ta manaxhojë vet krizën në vend, atëherë aktivizohet mbrojtja nga katastrofat e Federatës. Për këtë rrethi ose qyteti duhet të shpallë gjendjen e katastrofës. Në këtë rast ushtria hap rrugët me mjete të blinduara dhe mbledh rrënojat. Ose policia federale dërgon helikopterët për të evakuuar njerëzit.  Aksion evakuimi me helikopter gjatë përmbytjeve në Gjermani 

Përveç kësaj në Gjermani ekziston edhe Shoqata e Ndihmës Teknike (THW), e cila është e pajisur me mjetet e nevojshme për ndërhyrje në raste përmbytjesh ose tërmetesh. Ekspertët e THW nuk ndihmojnë vetëm në Gjermani, por shkojnë në gjithë botën në misione për të ndihmuar me rrymë elektrike dhe ujë të pijshëm, njerëzit që ndodhen në zonat e katastrofave. 80 mijë vetë punojnë pë THW, shumë prej tyre vullnetarisht. Një nga detyrat që ata kanë në përmbytjen që sapo ka ndodhur është të pompojnë ujin nga digat e mbushura plot për të penguar shkatërrimin e tyre dhe përmbytjen e rajoneve të tjera. 

Miliona ndihmës vullnetarë 

Po ashtu në ndihmë vijnë edhe vullnetarët që veprojnë në të gjitha landet, si përshembull samaritanët nga Arbeiter-Samariter-Bund, vullnetarët e Shoqërisë gjermane për shpëtimin e jetës, Deutsche Lebens-Rettungs-Gesellschaft (DLRG), nga Kryqi i Kuq Gjerman, (DRK), nga organizata e Johanitëve për rastet e katastrofave, die Johanniter-Unfall-Hilfe dhe maltezët nga Malteser Hilfsdienst.

Vetëm në Landin e Renanisë Veriore Vestfalisë (NRW) ndodhen 30 zjarrfikëse profesionale dhe gati 400 zjarrfikëse vullnetare, që vihen në lëvizje në raste katastrofash. 

Sipas të dhënave nga Federata, në Gjermani punojnë vullnetarisht, pra pa pagesë 1,7 milionë ndihmësa. 

Komunikimi në raste krizash 

Në nivel landesh janë krijuar qendrat e përmbytjeve, të cilat vëzhgojnë nivelin e ujit të lumenjve dhe liqeneve për të paralajmëruar sa më shpejt që të jetë e mundur për rrezikun e përmbytjeve. Në rastet kur ujërat rrjedhin në disa vende, si në rastin e Lumit Rin, atëherë vëzhgimi i ujërave bëhet në nivel ndërkombëtar. Kompetencat për këtë i ka Komisioni Ndërkombëtar për mbrojtjen e Rinit, Internationale Kommission zum Schutz des Rheins

Shërbimi gjerman i Sinoptikës, Deutsche Wetterdienst (DWD), i cili varet nga Federata, bën parashikimet paraprake për rreziqet që mund të vijnë nga moti, si në rastin konkret për reshjet e mëdha. Nëpërmjet aplikimeve që merren me paralajmërimet siç është NINA, bëhet paralajmërimi i kushteve ekstreme të motit, si stuhira apo valë përmbytjesh, paralajmërime të cilat i dërgohen popullsisë që preket eventualisht. Problemi që ekziston është se vetëm një pjesë e vogël e njerëzve në Gjermani i përdorin në celular aplikimet paralajmëruese, si puna e NINA-s. 

E gjithë situata mbahet nën kontroll nga Enti Federal për mbrojtjen e popullsisë dhe ndihmës në raste katastrofash (BBK). Në një intervistë në radio, drejtori i entit, Armin Schuster tha lidhur me kritikat se gjatë krizës aktuale popullsia në zonat e përmbytura është paralajmëruar me vonesë, se: “Infastruktura jonë e paralajmërimit ka funksionuar plotësisht. Nga e mërkura deri të shtunën ne kemi dërguar 150 paralajmërime.”  

Marrë nga DW

Ai tha po ashtu se Shërbimi gjerman i motit, DWD, “i ka bërë si duhet” parashikimet e motit dhe ka paralajmëruar herët për përmbytjet e mëdha: “Por natyrisht parashikimet nuk janë aq të sakta sa të mund të thuhet cili vend preket me çfarë intensiteti dhe me cilën përhapje.” 

 Manaxhimi i informacioneve duhet përmirësuar 

Edhe qendrat e përmbytjeve kanë qenë aktive dhe kanë bërë paralajmërimet për përmbytjen. „Paralajmërimet iu dërguan autoriteteve të rretheve dhe ato e kanë në dorë që me qendrat e tyre të kontrollit të përdorin sistemin tonë të paralajmërimit. Gjë që edhe e bënë. 150 paralajmërime u dërguan në media. Ato u transmetuan tek app-et e paralajmërimeve “, tregon Schuster përmbledhtasi si janë zhvilluar ngjarjet. 

Ndihmësit e forcave të ndryshme të shpëtimit merren vesh me njëri-tjetrin nëpërmjet një sistemi digjital radioje të krijuar nga qeveria federale, sistem që është krejtësisht i pavarur nga sistemi i telefonave celularë dhe që funksionon edhe aty ku antenat janë shkatërruar ose ku valët e telefonit celularë nuk mbërrijnë ose janë prishur. Sipas të dhënave të qeverisë federale, ky rrjet mbulon 99 përqind të sipërfaqes së Gjermanisë. 

Deutschland Lassahn | Bundesweiter Warntag: Alarmsirene auf HausdachPas katastrofës në Gjermani kërkohet të rivendosen sirenat e alarmit

Në kohën e Luftës së Ftohtë, shumë ndërtesa publike si shkolla dhe posta kanë pasur nëpër çati sirena, që bënin paralajmërimet nga rreziqet. Një pjesë e madhe e tyre janë hequr për të bërë kursime. Në situatën aktuale janë shtuar zërat që kërkojnë që në gjithë vendin të vendosen sërish sirenat, me të cilat gjatë Luftës së Dytë Botërore popullsia paralajmërohej nga sulmet ajrore. Duhet thënë se sirenat funksionojnë vetëm kur funksionon energjia elektrike. 

Sirena dhe apikacione paralajmëruese 

Edhe Armin Schuster, drejtori i Entit për mbrojtjen nga katastrofat e pranon se sistemi i mbrojtjes nga katastrofat duhet reformuar. Schuster, që ka qenë më parë deputet, e drejton këtë zyrë që nga fundi i vitit 2020 dhe ka filluar në muajin maj me një program reformues për mbrotjen e popullsisë. Një pjesë e rëndësishme e tij ka të bëjë me rivendosjen në çatitë gjermane të sistemit të sirenave paralajmëruese.

“Tre muajt e parë ne jemi duke u marrë me zbatimin e reformës. Unë jam shumë i impresionuar nga shpejtësia me të cilën është duke u bërë zbatimi i reformës dhe me bashkëpunimin e landeve. Që prej dy muajsh është krijuar edhe një program ndihme për rivendosjen e sirenave,” thotë Schuster. 

Deri në fund të viti, Enti Federal për mbrotjen nga katastrofat do të bëjë një përmbledhje për gjendjen e rreziqeve për gjithë Gjermaninë. “Atëherë do e marrim vesh në çfarë gjendjeje ndodhet Gjermania dhe ku duhet investuar nga Federata dhe landet.” 

Schuster mendon se për të bërë më mirë paralajmërimin e popullsisë në të ardhmen do të përdoret një përzierje e mënyrave analoge të paralajmërimit, siç janë sirenat, me mënyrat digjitale siç janë aplikimet në smartfonë. 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota emergjenca gjermania katastrofa natyrore klima lumenj permbytje reshje emergjenca gjermania katastrofa natyrore klima lumenj permbytje reshje

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend