Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË – Mbledhja te Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut është përfshirë nga replikat mes deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj dhe kryetares së Komisionit Klotilda Bushka.
I thirrur në seancë ishte n/kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Alfred Balla, i cili u shpreh se nuk do të përbënte problem nëse qeveria nuk do të shpërndante fondet për KLP-në. Alibeaj reagoi duke thënë se përgjigjia e Ballës është njësoj si shprehja “mirë me vjehrrën, mirë me nusen”. Ai u shpreh se qëndrimi i zyrtarit të KLP-së linte të dyshonte për lidhje të fshehtë me qeverinë.
Në këtë moment, ndërhyri kryetarja e komisionit Klotilda Bushka që i tërhoqi vëmendjen Alibeajt për intimidim. Deputeti i PD-së iu kundërpërgjigj ashpër se mazhoranca po e mbush Shkollën e Magjistraturës me persona të organizatës “Qemal Stafa”.
DEBATI
Alibeaj: Ju s’keni bërë kërkesë për buxhet shtesë pasi më 17 qershor i bie të merrni procesin e vettingut të prokurorëve sepse sipas Kushtetutës i mbaron mandati KPK-së.
Alfred Balla: Unë thashë që në faqen zyrtare të Kuvendit është publikuar një nismë ligjore për ndryshimin e Kushtetutës dhe ne presim vendimin e Parlamentit pa asnjë lloj paragjykimi.
Bushka: Buxhetohet funksioni dhe jo institucioni.
Përfaqësuesi i KLP: Për vetingun ka buxhet të planifikuar dhe paratë pastaj do ndahen mes KLGJ-së dhe KLP. Ekzekutivi do të bëjë rialokimin e fondeve. Ne jemi në gjendje që për 8 muaj të llogarisim nevojat buxhetore dhe t’i kërkojmë.
Alibeaj: Ti po thua, mirë me vjehrrën dhe mirë me nusen. Homologu juaj. KLGJ ka bërë kërkesë si çdo institucion tjetër. Ata kanë parë që në vitin 2022 ju ndodh një ngjarje, kanë marrë masat. I kanë çuar kërkesë qeverisë. KLP, institucioni simetrik në funksione, nuk jeni simetrik edhe në reagim. Ju thoni po desh Qeveria edhe na jep para, ne s’kemi bërë kërkesë. Një institucion i pavarur si KLP është treguar minimalisht indiferent.
Bushka: Ju tërheq vëmendjen, mos i intimidoni institucionet e pavarura.
Alibeaj: Nuk është intimidim, nëse e ndjeni të tillë intimidohuni, pak rëndësi ka! Ju e keni marrë me mendjelehtësi këtë punë. Një ngjarje që është më e rëndësishmja për sistemin e drejtësisë në këtë vit.
Bushka: Do ta mbyllim këtë dëgjesë. Gjithçka bëhet këtu për politikë. Po të jeni të shqetësuar ju vërtetë duhet të flisnit këtu për studentët që pse nuk po dalin për të mbyllur vakancat.
Alibeaj: Nëse ju doni ta mbushni shkollën me militantë të fondacionit “Qemal Stafa”.
Bushka: Në vitin 2019 nuk e miratuat nismën dhe ja ku jemi sot. 5 minuta pushim.
Alibeaj: Në vitin 2019 nuk kam qenë në Parlament znj. kryetare, kam qenë në shtëpi.
(d.v/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho u shpreh ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë se paketa fiskale sipas tij lë të lirë oligarkë...
TIRANË– Ditën e sotme, Komisioni i Ekonomisë ka miratuar në parim projektbuxhetin 2022 dhe paketën fiskale. Ky projektligj, u miratua me votat e mazh...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho kërkoi nga kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduart Shalsi që të bënin të ditur për të pranish...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Kryesia e Partisë Demokratike nuk ka asnjë tagër për ta hedhur në gjyq. Në një lidhje me Skype ...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha i ka konsideruar mjeranë anëtarët e Partisë Demokratike që e akuzojnë se nuk ka mbledhur votat e nevojshme për ...
TIRANË– Ish-kryeministro Sali Berisha ka premtuar transparencë në lidhje me firmat e mbledhura. Në një lidhje me Skype në “Opinion”, Beri...
TIRANË– Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka ftuar sekretariatin e PD-së dhe jo vetëm që të verifikojnë firmat e mbled...
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se procedurat për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar do të nisin nëse vërtetoh...
TIRANË– Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka deklaruar se firmat janë dorëzuar, ndryshe nga ç’deklaroi më herë...
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka theksuar se gvullneti i demokratëve nuk mund të mbyllet në kasafortë. Gjatë një ko...