LIVE UPDATES
Bota

Zbulohet i dërguari i BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Lajçak do ketë mandat 11 mujor

13 Mars 2020, 13:26 Nga DOSJA
Zbulohet i dërguari i BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi,

KOSOVË- Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, spanjolli Josep Borrell, edhe zyrtarisht e ka propozuar Miroslav Lajcakun si ndërmjetësues të Bashkimit Evropian në dialog. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka sulmuar direkt sllovakun duke e prezantuar si diplomat antikosovar, ndërsa edhe Qeveria ka shfaqur pakënaqësi që ministri i Jashtëm i Sllovakisë, do ta ndërmjetësojë dialogun. Gazeta Express ju sjell dokumentin të plotë me detyrat që Borrell ia ka caktuar Lajcakut. Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ia ka propozuar Këshillit të BE-së Miroslav Lajcakun për Përfaqësues Special, që do të merret me dialogun Prishtinë – Beograd.

Sipas këtij propozimi, kryediplomati sllovak e merr detyrën më 1 prill të këtij viti dhe e përfundon më 1 mars 2021. Deri atëherë, ai obligohet të ndërmjetësojë në dialogun Kosovë – Serbi. “Z. Miroslav Lajcak kësisoj do të emërohet si Përfaqësues Special i BE-së për dialogun Beograd – Prishtinë dhe Ballkanin Perëndimor nga 1 prill 2020 deri më 31 mars 2021. Këshilli mund të vendos që mandati i Përfaqësuesit Special të caktohet më herët në bazë të një vlerësimi nga Komiteti për Politikë dhe Siguri dhe me një propozim nga Përfaqësuesi i Lartë i BE’së për Punë të Jashtme”, thuhet në këtë dokument.

Ndërkaq, kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca, në raportimin e tij para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, ka thënë se për Qeverinë e Kosovës është i papranueshëm emërtimi i Lajcakut, si emisari për Kosovë dhe për Bosnjë. Por, BE-ja Lajcakun, në bazë të dokumentit që e ka siguruar Gazeta Express, nuk e ka ngarkuar me mision specifik për Bosnjë, por i ka lënë kompetenca për gjithë Ballkanin Perëndimor. “Jemi kundër përzierjes së Kosovës me Bosnjën, sepse flitet se Miroslav Lajçak do të caktohet emisar i Borrellit dhe kjo është e papranueshme, gjë që ia kemi bërë të qartë Lajçakut. Nuk duam të jemi si Bosnja sa i përket organizimit të brendshëm”, ka thënë ai.

Konjufca po ashtu e paraqiti si pakënaqësi edhe faktin që Lajçaku vjen nga një prej pesë shteteve të BE-së që nuk e njohin shtetësinë e Kosovës. Ndryshe në letrën që Kurti ia kishte dërguar kohë më parë Borellit kishte shkruar se do të punojë me Emisarët e BE-së për dialogun. Siç thuhet në dokument, BE-ja dëshiron të arrijë katër objektiva gjatë mandatit të Borrellit. “Të arrihet një marrëveshje për normalizim të raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë; 2. Arritjen e fqinjësisë së mirë dhe promovimin e pajtimit; 3. Rritja e dukshmërisë së BE-së dhe efektivitetit përmes diplomacisë publike; 4. Mbështetjen e përpjekjeve të rajonit për të avancuar në rrugën e tij evropiane”.

Në dokument thuhet se mandati i Përfaqësuesit Special është “që lehtësojë dialogun Beograd – Prishtinë, në emër të Përfaqësuesit të Lartë dhe të punojë për një normalizim gjithëpërfshirës në raporteve përmes një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme, që adreson të gjithë çështjet e pazgjidhura mes palëve”. Po ashtu “të monitorojë dhe të ndihmojë punën e palëve në zbatimin e marrëveshjeve të arritura më parë brenda kornizave të lehtësimit të dialogut nga BE-ja”. Në fund të dokumentit 7-faqesh shkruan se Lajcak duhet t’ia përgatisë Borrellit raportin e parë të punës në fund të shtatorit, pastaj një raport tjetër në fund të janarit të vitit 2021.

“Implementimi i këtij vendimi dhe konsistenca e tij me kontributet e tjera nga BE-ja për rajonin duhet të mbetet nën rishikim të rregullt. Përfaqësuesi Special duhet t’ia prezantojë Përfaqësuesit të Lartë raportin e progresit më 30 shtator të vitit 2020, dhe një raport të zbatimit të të gjithë mandatit deri më 31 janar, 2021. Ndryshe presidenti Hashim Thaçi është deklaruar disa herë kundër emërimit të ministrit të Jashtëm të Sllovakisë përfaqësues special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi.

“Të ngarkuarin që mendojnë ta deklarojnë shpejt, nëse nuk e kanë bërë, që është ish-diplomati sllovak, është njeriu më jo-kredibil për t’u marrë me këtë proces. Është një i deleguar që shteti i vet s’e ka njohur Kosovën, atëherë besimi ynë është zero. Ai ka thënë se do të japë votën për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, por pastaj ka votuar kundër, besimi për të është zero”, tha Thaçi në konferencës për media të 9 marsit. Dialogun mes Kosovës e Serbisë në pesë vitet e fundit e ka ndërmjetësuar italiania Federica Mogherini, e cila ishte në vend të Borrelit, si përfaqësuese e Lartë e BE për Politikë të Jashtme. Derisa, presidenti Thaçi kishte raporte të mira me Mogherinin, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, e ka akuzuar përfaqësuesen e BE-së se ka qenë pjesë e ideve të ndarjes së Kosovës bashkë me Thaçin e presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

(Marrë nga Express)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi i derguari i be miroslav lajčák dialogu kosove-serbi i derguari i be miroslav lajčák

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë