LIVE UPDATES
Aktualitet

“Mollë sherri” kalldrëmet në Gjirokastër/ Kumbaro thirrje kryebashkiakes: Ndalo mjetet e tonazhit të rëndë

15 Prill 2019, 15:57 Nga DOSJA
“Mollë sherri” kalldrëmet në Gjirokastër/

TIRANË- Ish ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka reaguar për punimet që po bëhen në Qafën e Pazarit, në qytetin e gurtë, Gjirokastër, pasi disa pjesë të caktuara të atij kalldrëmi, nuk janë si në gjendjen e mëparshme.

Në një postim në Facebook, Kumbaro shkruan se dëmtimi i kalldrëmit ka ardhur për shkak se Bashkia Gjirokastër ka lejuar kalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë. Ajo i bën thirrje bashkisë që të tregohet më bashkëpunuese me kompaninë dhe ustallarët, me qëllim që të mos lejohet qarkullimi i automjeteve, ndërkohë që kantieri është i hapur. 

Postimi i plotë i Mirela Kumbaros:

Javë e re po merak i njohur:

Edhe një herë për kalldrëmet e Gjirokastrës, fiksimin e gjirokastritëve por edhe timin.
??Javën që shkoi doli një sëkëlldi e re:
një pjesë e kalldrëmit , para zyrave të Këshillit të Qarkut, që ishte riparuar pjesërisht para 3 javësh, duket se ka çaluar në “qëndisjen” e gurëve dhe padyshim kjo na shqetëson, sidomos kur shohim nga ana tjetër, se me sa kujdes po bëhet kalldrëmi në të gjithë Qafën e Pazarit, ku mjeshtra nga Gjirokastra e Berati, po punojnë gur, gur për ta bërë rruazë.
?? Në përgjigje të mesazheve që kam marrë nga miq gjirokastritë, kontaktova përgjegjësit e kompanisë zbatuese të projektit të cilët më shpjeguan se pikërisht në atë pjesë të kalldrëmit, që do duhej të ishte i bllokuar për qarkullimin e makinave derisa të mbyllej procesi i punës, kanë kaluar makina të tonazhit të rëndë dhe kjo ka sjellë dëmtim të pjesshëm të kalldrëmit ende të pastabilizuar. 
?Natyrisht që ajo pjesë e kalldrëmit të dëmtuar do të shqepet dhe do të bëhet sërish nga e para, dhe do të garantohet pa dyshim cilësia dhe fortësia, njësoj si në pjesën tjetër, ku çdo ditë admirojmë punën e ustallarëve duarartë.
? POR, dua të tërheq vëmendjen sidomos të Bashkisë Gjirokastër, që të jetë bashkëpunuese me kompaninë dhe ustallarët me qëllim që të mos lejohet qarkullimi i automjeteve ndërkohë që kantieri është i hapur, por edhe që duhet të punojë për të përgatitur komunitetin dhe tregëtarët që Qafa e Pazarit të bëhet përfundimisht këmbësore. 
❗️Nuk ka kuptim që në një anë punohet e në anën tjetër policia bashkiake u hap udhë automjeteve të rënda.
Të dashur miq?? 
Është e domsdoshme që të jemi të gjithë bashkëpunues e mirëkuptues për të mirën e projektit më të madh të restaurimit që është bërë në #Gjirokastër, nëse e duam vërtet cilësinë e punës. Nuk mbrohet puna vetëm duke sharë e fyer në fejsbuk ata që punojnë, e ca më keq duke fërkuar barkun djallëzisht kur një gur shkon shtrembër, por duke qenë konstruktiv e bashkëpunues në terren.
?Ndjek çdo ditë punimet e kalldrëmeve në Gjirokastër, sepse është punë delikate, por edhe sepse, tashmë prej 3 vjetësh, Qafa e Pazarit është kthyer në një tablo të bukur që restaurohet si në një laborator të hapur ku marrin pjesë:
✅ mjeshtrat e ustallarët të cilëve nuk u ndihet zëri po u shihet puna, 
✅ gjirokastritët që duhet të jetojnë çdo ditë me sfidën e kantierit në zemër të qytetit, 
✅ turistët që megjithatë nuk i ndalin shëtitjet e tyre dhe fjalët e mira për qytetin që magjeps, 
✅ të gjithë ne që i nisëm, i projektuam, i investuam por dhe kemi padyshim përgjegjësinë t’i mbikqyrim dhe t’i ndjekim projektet deri sa të bitiset me sukses kjo punë, siç mbyllëm mbarë e bukur edhe fasadat, çatitë e objektet e Pazarit, 
✅ në fund, natyrisht edhe të pakënaqurit e përjetshëm që mezi presin të gjejnë qimen që pastaj të shtyjnë kohën në fejsbuk për ta bërë tra.
Por në fund të gjithë duam më të mirën për Gjirokastrën edhe kur e marrim nga pak inat njëri tjetrin?
?Gjirokastra mbi të tëra! Kjo duhet të na bashkojë!?
Punë të mbarë dhe mirënjohje pa fund për duart e arta të mjeshtrave dhe punën e tyre që s’ka çmim! 
Atyre u përulem

Me poshte: 
– fotot janë nga kantieri në proces i kalldrëmeve e trotuareve, bashkë me mjeshtrin e kalldrëmit, usta Drini Gjoni dhe të mirënjohurin Spiro Bezhani, mjeshtri që u njeh kalldrëmeve dhëmbë e dhëmballë ?
– 2 fotot e fundit jane nga kalldrëmi i demtuar që do shqepen e do ribëhen.

Ndërkohë gazetarja  e Gjirokastrës bashkë me qytetarët i janë përgjigjur Kumbaros, në statusin e saj, duke u shprehur se frika e punimeve që po rindërtohet ky kalldrëm, iu çon drejt mendimit se mjetet e tonazhit të rëndë mund të dëmtojnë pjesët e restauruara.

“Zonja Kumbaro perpara se ti bësh thirrje bashkisë ,A është kjo koha e pështatshme për te kryer punimet? Cfarë ndodh me lagështirën a do te ndikoj kjo ne uljen e tokës e si pasoj edhe tek kalldrëmet të cilat do të bëhen më te bukura si ai i (Lagjes Varrosh)A mund te cmontohej i gjithë kalldrëmi në te njëjtën kohë sepse specialistët pohojnë se puna është e tillë që të mban në vënd dhe smund te japi volum nëse vërtetë punohet nga mjeshtra te gurit? E fundit po diskutohet edhe shmangia e të gjithë automjeteve,ju do thoni turizmi ,unë po them frika e punimeve që po rindërtohet ky kalldrëm ju con drejt këtyre hipotezave dhe heqjes se qarkullimit të cdo automjeti.Koha do flasi po presim që kalldrëmet te bëhen më të bukura!”, shprehen ata.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mirela kumbaro shkulja e kalldremit ne gjirokaster zamira rami mirela kumbaro shkulja e kalldremit ne gjirokaster zamira rami

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës