“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Momenti kur familjarët e Backës përplasen me policinë: Mos u afroni, do t’ju vras..
24 Tetor 2021, 06:53Nga DOSJA
FIER– Familjarët e Demir Backës, i cili mbeti i vdekur pas atentatit në Fier mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes. ‘Faxnews’ ka bërë publike videon në të cilën dëgjohen familjarët që përplasen me policinë.
Të afërmit e viktimës dëgjohen teksa iu drejtohen policëve me fjalët: ‘Mos u afroni se do t’ju vras’, ‘S’kemi nevojë për shtet’.
Irritimi i tyre erdhi për faktin se policia ka qenë pranë vendit ku ndodhi ngjarja dhe nuk kanë bërë asgjë për kapjen e autorëve.
Në video dëgjohet zëri i një burri që iu drejtohet policëve me fjalët: “Ishe aty more dhe e vranë”, “Ishe aty, si nuk keni turp”, “Vranë një biznesmen”. Zhdukuni se iu shqeva, zhdukuni se do ju vrasim, ikni se u q***, nuk kemi nevojë për shtetin ne. Ikni bq… erdhi polic te dera jonë do ju vrasim, kush polic vjen në derë të shtëpisë do ju vrasim.
Ngjarja që tronditi qytetin e Fierit ndodhi rreth orës 20:40 mbrëmjen e djeshme në vendin e njohur si rrotullimi i një qendre tregtare në Fier, kur 57-vjeçari Demir Backa sapo po hipte në automjetin e tij tip Audi. Gëzhojat e kallashnikovit u shpërndanë kudo ndërsa Backa menjëherë u transportua për në spitalin e Fierit, por nuk mundi dot të mbijetonte.
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve. Dosja.al ka në faqe kryesore arrestimin e bosit të kokainës në Kolumbi. Faxweb ka një video n...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama së bashku me disa ministra ditën e djeshme mbërritën në Egjipt, ku zhvilluan një vizitë zyrtare. Rama u prit me një cer...
Udhëheqësit e BE-së refuzuan të përcaktojnë një afat për anëtarësimin e kombeve të Ballkanit Perëndimor në BE, pavarësisht se vendet e rajonit u siguruan për nj...
Rritja e fortë e çmimeve, që ka përfshirë njëherazi mallrat dhe shërbimet në të gjithë botën, ka të ngjarë të vërë në lëvizje zinxhirët e prodhimit në ve...
TIRANË– Dita nis me vranësira të dendura, të cilat do të gjenerojnë reshje në zonën qendrore të vendit. Në zonat Jugore reshjet do të jenë më të kons...
Nga makinat, kompjuterat, pajisjet shtëpiake, veshmbathje dhe këpucët… Kriza globale e transportit detar pritet të sjellë çmime më të larta për shumë mal...
FIER- Atentati i sotmë në Fier, ku mbeti i vrarë Demir Backa duket se nuk vjen nga “hiçi”, Një pistë ku po hetohet nga Policia është një ngjarje e largët...