LIVE UPDATES
Aktualitet

“Mos ta lëmë pandeminë që të na çorientojë”, Lleshaj inspektim në Erzen: Duhet të frenojmë përdhosjen e mjedisit

4 Maj 2020, 14:30 Nga DOSJA
“Mos ta lëmë pandeminë që të na

TIRANË– Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj, ka qenë sot për inspektim pranë zonës së Petretës, ku ka parë nga afër ndotjen në lumin Erzen. Në një prononcim, Lleshaj u shpreh se krimet mjedisore janë shumë të rënda dhe pandemia nuk duhet të heqë fokusin nga këta shkelës, por duhet të merren masa.

Bashkë me Lheshajn në inspektim ishte edhe Prefektja e Qarkut Tiranë Suzana Jahollari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, Kryeinspektorja e IKMT-së Dallëndyshe Bici,  administratori bashkiak i zonës, dhe struktura vendore të Policisë e IKMT-së. Ministri la porosi për strukturat vendore, policore dhe ato të IKMT për të ndërhyrë në mënyrë emergjente, në funksion të mbrojtjes e ruajtjes së territorit.

“Një ndër objektivat kryesorë të Ministrisë së Brendshme, të Policisë së Shtetit dhe të institucioneve të tjera në këtë periudhë pandemie është që të mos ta lëmë pandeminë që të na ç’orientojë dhe të na devijojë nga objektiva dhe nga prioritete të tjera që kemi, pra, që pandemia të mos eklipsojë prioritete të tjera. Për fat të keq konstatojmë se ka shumë probleme, të cilat meritojnë vëmendje. Një ndër to është çështja e mjedisit. Dihet që me ndryshimet e fundit ligjore dhe organizative, Ministria e Brendshme ka marrë përgjegjësi edhe për inspektimin e territorit dhe të mjedisit. Në këtë kuadër kemi dalë sot për të parë se si duket gjendja në terren. Fatkeqësisht konstatoj probleme të mëdha në këtë pikë ku jemi dhe si këto ka edhe gjetiu.

Do të angazhohemi në një kuadër të një programi të madh, një angazhimi shumë serioz për të frenuar me çdo kusht këtë përdhosje të mjedisit që bëhet nga subjekte të papërgjegjshëm, të cilët edhe shfrytëzojnë krizën dhe pandeminë aktuale për të vazhduar biznese kriminale në kurriz të mjedisit, në kurriz të së ardhmes tonë, në kurriz të cilësisë së jetës së qytetarëve. Policia e Shtetit, IKMT-ja dhe struktura të tjera të Ministrisë së Brendshme do të angazhohen në kuadër të një plani shumë serioz, i cili do të mundësojë së pari të kontrollojë vijat ujore, lumenjtë, të cilët janë viktimat më të mëdha të mëkateve mjedisore. Do të fillojmë me lumin Erzen, i cili do të merret në kontroll që nga burimi, në malin e Shën Gjergjit, deri në deltën e tij, në grykëderdhje, për t’u kontrolluar, për të evidentuar problematikën dhe për të adresuar të gjithë këtë problematikë.

Qëllimi final do të jetë që lumi të kthehet në origjinën e tij, që në lumë të ndalohet derdhja e çfarëdo materiali inert, të çfarëdo natyre. Të ndalohet hedhja e mbeturinave, të ndalohet derdhja e ujërave të zeza. Me këtë model ne do të vijojmë në të gjithë Shqipërinë për ta implementuar të njëjtën logjikë, që lumenjtë e Shqipërisë do të jenë vija të pastra ujore, asete dhe burim i vërtetë në shërbim të qytetarëve dhe jo kanale ujërash të zeza dhe vend grumbullimi të mbeturinave. Në këtë përpjekje të madhe do të angazhohen të gjithë institucionet, të cilat do të kenë përgjegjësinë për të kryer detyrat por edhe përgjegjësi përpara ligjit. Dihet tashmë që me ndryshimet ligjore çështjet e mjedisit, krimet në mjedis konsiderohen si vepra penale, përveçse shkelje administrative ato konsiderohen edhe si vepra penale.  Në funksion të këtij qëllimi është organizuar puna që IKMT-ja dhe Policia e Shtetit do të punojnë si një ekip i përbashkët për t’i trajtuar krimet në mjedis në kompleksitetin e vet. Pra, edhe si shkelje administrative që i trajton IKMT-ja, edhe si shkelje penale që i trajton Policia e Shtetit. Kjo do të thotë që për çdo rast të ngjashëm do të kemi dy procese paralele që do të zhvillohen: e para, procesi administrativ, për të parë shkeljet administrative të kujtdo subjekti, që guxon t’i bëjë natyrës dhe mjedisit këto dëme si ky që shihni këtu; e dyta do të jetë angazhimi i Policisë së Shtetit për të hapur hetime penale, për arsye se të gjitha këto lloj krimesh ndaj mjedisit janë vepra të parashikuara si krim në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë. Besoj që me këtë angazhim të shumë-anshëm, nga të gjithë institucionet ne do të arrijmë që të shpëtojmë, të mbrojmë, të rikthejmë në identitetin e tyre natyror këto pasuri të jashtëzakonshme natyrore të Shqipërisë dhe të shqiptarëve”, u shpreh Lleshaj.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet krimet mjedisore policia e shtetit dhe krimet mjedisore sander lleshaj krimet mjedisore policia e shtetit dhe krimet mjedisore sander lleshaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet