LIVE UPDATES
Insights

‘Motra e Markos’ nga Tropoja, historia e prapaskenave të filmit, skenaristi tregon pse zgjodhi personazh shqiptar: Jeni nje

15 Shkurt 2020, 09:31 Nga DOSJA
‘Motra e Markos’ nga Tropoja, historia e prapaskenave të

Dua të ndaj me ju një tregim që ndoshta vetëm familja ime e di. Më duket interesant për audiencën ta tregoj, pasi ditët e fundit ka qenë në qendër të diskutimit si pasojë e filmit të ashtuquajtur “I love Tropoja”.

Në vitin 2012, gjatë kohës që punoja si përkthyese tek gjykata e Rekurit dhe në Kabinetin Rick isha shumë e ngarkuar me punë, pasi gjate ditës isha në gjykatë dhe kisha si mision të përktheja gjithashtu broshurat dhe rregulloren për azilantët, kisha kërkesa nga kabinete avokatësh për të përkthyer paragrafe nga Kanuni i famshëm i Lekë Dukagjinit pasi interesi i Zyrës së Emigracionit ishte shumë i madh dhe përveç punës gjatë ditës e gdhija duke përkthyer dokumente natën.

Një ditë shefi më thërret në zyrë dhe më tregon se një kompani produksioni filmash e quajtur ‘Europa Corporation’ e kishte kontaktuar për të kërkuar një përkthyese në shqip, por me një shënim që duhet të flasë edhe gegërisht dhe në atë kohë une isha e vetmja që i përshtatej profilit të kërkuar.

Po çfarë duhej të bëja? Një film ishte në realizim e sipër dhe unë duhej t’i përktheja pjesët në shqip. Më treguan titullin, më thanë që ky është i dyti dhe më pyetën nëse e kisha parë pjesën e parë dhe unë me naivitet u përgjigja që e kisha parë. Në fakt ishte hera e parë që e dëgjoja titullin e atij filmi i cili kishte dalë para disa viteve. Por jeta më kishte ‘rrëmbyer’ keq dhe nuk kisha kohë për filma, kinema apo argëtime të tilla.

Punoja 12 orë në ditë dhe punoja në shtëpi deri në ‘4 të mëngjesit dhe ato dy orë gjumë që i bëja nuk ishin fare mjaftueshëm, por duhej të ‘mbijetoja’, të arrija diku, me forcat e mia. Ua them këto, jo pa qëllim se shumë njerëz më kanë thënë me të qeshur se “ku e pate at mik që ta gjeti këtë punë të mirë, apo çfarë shansi ke”? Jo, s’ishte punë fati, ishte luftë brenda luftës. Shumë nga shqiptarët të cilët më kanë takuar tek gjyqi i kanë vërejtur sytë e mi të skuqur dhe madje në konfidencë u kam treguar se “jam vetëm me dy orë gjumë”.

Nejse, të mos zgjatem, të nesërmen u paraqita në Saint Denis, pranë studios së madhe të xhirirmit të filmave në Malakof dhe më futën brenda.

Filmi “Taken 2” për të cilin isha aty ishte duke u bërë montazhi. Montazhierja Camille Delamarre më shpjegoi, më dha një demo dhe filluam. Ishte hera e parë që e shihja filmin dhe për surprizën time, filmi fliste për Tropojën, për mafien shqiptare dhe besoj e imagjinoni si ndjehesha në ato momente. Unë heshtja, ndërsa ekipi gajasej me të qeshura për “Markon from Tropozha”. Pas tre orësh u kërkua një pushim dhe të gjithë u mblodhëm tek kafeteria ku ndodhej gjithë ekipi, madje vete Luc Besson, skenaristi i filmit.

Ai u afrua për të folur me Camille dhe po na pyeste nëse çdo gjë po shkonte mirë. Unë i thashë që kishim progresuar goxha dhe se nuk na mbetej shumë. Atëhere ai u kthye nga unë dhe më tha:

– Nga vjen ky theks i lezetshëm? Pyetja vinte gjoja për të ditur se nga vij, pasi vërente që kisha një theks të lehtë në frëngjisht.

– Jam motra e Markos, i thashë.

– Më falni, s’ju kuptova, më tha.

– Jam motra e Markos tuaj, Markos nga Tropoja, jam përkthyesja shqiptare.

– Ahhhh më vjen keq atëhere, duhet të jeni ndjerë keq, vërtët shumë keq, e marr me mend, më tha.

Në atë moment ndjeja një lloj presioni gjaku që po më kaplonte deri tek veshët. Ai e vuri re dhe për të thyer heshtjen më tha:

– Ju pëlqeu filmi?

– Jo dhe aq i thashë, për të mos i thënë fare.

Po më gërryente nga brenda e s’mundesha më të duroja; revolta nga brenda më kishte mundur tashmë.

– Në fakt, do doja ta dija si ju lindi ideja që personazhin kryesor negativ ta bënit shqiptar dhe nga Tropoja, e pyeta.

– Ishte ideja e një shqiptari nga Kosova që jeton në SHBA, më tha, pasi mafia ruse, italiane dhe siçiliane ishin konsumuar dhe na duhej një gjetje e re ndaj e kishim menduar të fusnim një mafie nga Ballkani. Kështu ai na sugjeroi për mafien shqiptare dhe ‘heroi’ ynë negativ të ishte nga Tropoja.

Ah u ndjeva akoma më keq dhe i thashë:

-Pra një kosovar ua ka këshilluar për mafien tropojane?

– Jo, ai na tha bëjeni për mafien shqiptare dhe personazhi duhet të jetë nga Tropoja, se meshkujt tropojanë janë të pashëm, sypatrembur, shtatlartë dhe për nderin e motrës dhe femrës së tyre vrasin pa iu dridhur dora. Pra ai i vlerësonte tropojanët dhe nuk mendonte që janë persona negativë. Kosovari më tha që tropojanët janë njerëz të besës dhe mikpritës, janë njerëz të mrekullueshëm, më tha, ai i admironte ata!

Roli i luajtur nga aktori Arben Bajraktari ishte luajtur aq bukur sa kishe neveri ta shihje në atë rol teksa rrëmbente, drogonte vajza dhe i shiste në rrjete prostitucioni.

– Gjithsesi do të jetë film interesant, por fundi s’më plëqen, i thashë.

– Pse?-më tha?

– Një baba tropojan s’do të kishte kurrë një fund të tillë.

– Kjo është loja, më tha, industria e filmave është makineri e fuqishme parash, pjesa tjetër nuk është shumë interesante.

Po, po fiks, kjo është loja, si ajo e Mamaqit që i shau, i ofendoi, u vajti në shtëpi dhe e nderuan me titull nderi. Po pse nuk bëj edhe unë një film, ja kështu kot, sa për t’u tallur, ndofta marr ndonjë çmim apo mirënjohje?!

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog arben bajraktari nadia sokolaj arben bajraktari nadia sokolaj

Sondazh

Poll
Insights 14 Shkurt 2020, 17:19

Turpi i varfërisë

TIRANË -Ekziston një turp për të cilin rrallë flitet në Tiranë. Turpi i varfërisë. Edhe pse populli më i varfër i Europës sipas çdo statistike kombë...

Insights 13 Shkurt 2020, 09:09

Sovranistët e lagjes (së pushtetit)

TIRANË– Nëse ishe vajzë mund të përndiqeshe deri sa të pranoje të lidheshe me një të fortë. Ishe apo nuk ishe i lagjes, nëse nuk u bindeshe mundet të përfu...

Insights 7 Shkurt 2020, 21:22

Ju që shani Alketën, pini uthull!

TIRANË- Çfarë nuk u tha e çfarë nuk u shkrua për Alketa Vejsiun për daljen mbrëmë në Sanremo. Por shprehja që më ka lënë pa fjalë ishte: Na t...

Insights 7 Shkurt 2020, 15:49

“Italia” is the new “Vera Grabocka”

TIRANË- Unë nuk jam ndierë krenare mbrëmë: Jo për faktin se një grua shqiptare prezantoi në Sanremo, jo për faktin se nuk ishte e bukur apo e zonja, apo se...

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron