All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

“Na vërsulën pitbullin për të zhdukur drogën…”/ Situata me hashashin në Tiranë, jashtë kontrollit? Rrëfimi i efek

22 Gusht 2020, 16:52 Nga DOSJA
“Na vërsulën pitbullin për të zhdukur
All - Paragraf - 1

Përdorimi i hashashit është kthyer në një nga ankthet më të mëdha të policisë së kryeqytetit ku nuk mbetet pas edhe kokaina që nga droga e artistëve dhe të pasurve është kthyer në një drogë të zakonshme që e gjen edhe në periferi. Përditë, adoleshentë e të rinj shoqërohen me doza të papërfillshme marijuane dhe më pas ata fitojnë lirinë, pasi ekspertiza në gjak dhe urinë tregon mbetje të bimës narkotike.

Por ka edhe raste kur aksione rutinë në rrugë ndaj të rinjve që çdo ditë u gjenden doza hashashi ndër xhepa, ka përfunduar me rrezikimin e jetës së efektivëve. Një grupi kontrolli me agjentë të antidrogës që pasi kapën një të ri me hashash u drejtuan për në shtëpinë e tij, u është lëshuar një qen pitbull për t’i trembur. Sipas burimeve të Gazetës “Si”, policia bëri apel me zë të lartë që familja ta lidhte qenin dhe pasi ata u vonuan mjaftueshëm, agjentët mendojnë se qeni u lëshua për të vonuar grupin derisa të asgjësoheshin sendet e dyshimta.

Si nisi ngjarja?

Njëri nga oficerët e Antidrogës pjesëmarrës në aksion, tregon: “Ne morën njoftim se në rrugën “Xhanfize Keko” një person po shpërndante drogë”. Shitja sipas informatorit kryhej pranë IKV. Në distancë grupi i agjentëve vërejti lëvizjet e dyshimta të një të riu, që qarkullonte në rrugë në afërsi të një furre buke”.

“Në raport shërbimi shkruhet se “menjëherë grupi lëvizi dhe u drejtua tek qytetari, por i riu kur e pa policinë, u ul në një tavolinë në lokal”. Burimet tregojnë se të riut i është kërkuar karta i identitetit sipas të cilës është identifikuar si shtetasi K.A. “Nga kontrolli në trupin e tij në rripin e mesit u gjetën dy materiale të mbështjella me letër alumini, brenda të cilave kishte kanabis. Në momentin kur policia procedoi duke i vendosur prangat, i dyshuari u anua pranë një tjetër personi të ri dhe i tha: “njofto të shtëpisë sime”. Nga hetimet e mëpasshme u kuptua se i riu tjetër quhet F.A., kushëri i parë i të dyshuarit si shpërndarës.

Policia shkon në shtëpi

Bëhet me dije se për të parandaluar shpërndarjen e informacionit dhe nga dyshimet se në banesën e të riut gjendej drogë, policia i vendosi prangat edhe kushëririt. Së bashku me dy të rinjtë në makinë, efektivët i kanë pyetur se ku e kanë shtëpinë “pasi do të kryhej kontroll banese”. Shtetasi K.A. si fillim i ka sorollatur policët duke thënë “… e kam tek rruga këtu” dhe më pas “… jo, jo, e kam tek kjo rruga tjetër”. Burimet sqarojnë për Gazetën “Si” se në fund i dyshuari është dorëzuar dhe ka treguar si adresë shtëpinë e gjyshes. “Ne shkuam në rrugën “Kastriot Gjini”, trokitëm në shtëpinë e gjyshes së shtetasit K.A. dhe në derë doli një zonjë e moshuar. Ajo tha se nipi i saj nuk banonte në atë shtëpi, ndërkohë që i shoqëruari këmbëngulte se jetonte aty. Pas disa minutash ka qenë gjyshja që na tha “nipi im banon në derën tjetër”. Kur trokitëm në shtëpinë tjetër, prej aty doli një zonjë, ajo filloi të bërtasë dhe të bëjë veprime stimuluese sikur po përpiqej të fitonte kohë dhe të njoftonte të tjerë. Prej aty dolën të gjithë”, evidendon oficeri për ngjarjen e sikletshme dhe plot nerva të familjarëve, që nuk ishte asgjë para tërbimit të qenit. “Tentuam të hyjmë në banesë, por aty pamë një qen që u lëshua në oborr i rracës pitbull. I kërkuam zonjës së shtëpisë që ta lidhte qenin. Por ajo u përgjigj “nuk e lidh dot”, rrëfejnë oficerët e policisë. Siç sqarojnë burimet, mes të lehurave të qenit dhe të sharave të banorëve, më në fund, të afërmit e të dyshuarit u bindën dhe e lidhën qenin pitbull. Por sidoqoftë, policët përshkruajnë “se patën që në fillim dyshime se vonesa për të mos e lidhur qenin ndodhi për të pastruar shtëpinë nga ndonjë send i kundërligjshëm”. Sherri mes të shoqëruarit që dyshohet për kundërshtim të policisë, mosbindje dhe shpërndarje droge ka vijuar sipas burimeve të Gazetës “Si” edhe në drejtorinë vendore, kur policët janë paralajmëruar “e keni personale me mua, do jeni në gjak me mua”.

A ka dalë situata jashtë kontrollit?

Ekspertizat e përditshme tregojnë se nga shoqërimet e shumta të atyre që konstatohen me lëndë narkotike, që të gjithë rezultojnë më pas përdorues droge. Me këtë të dhënë nga janari deri në gusht vetëm për drejtorinë vendore Tiranë janë shoqëruar si përdorues hashashi 400 të rinj, pohoi një burim i sigurtë i Gazetës “Si”. Këta përdorues më pas janë lënë të lirë.

Tre justifikime në një ditë

Shtetasi R.O. u kap në në rrugën “Llazi Miho” me 1,2 gramë lëndë narkotike. Ai menjëherë iu përgjigj oricerëve se e mbante për përdorim vetjak dhe se është përdorues prej 15 vitesh. “Hashashin ma fali një djalë që nuk e njoh tek Qyteti i Nxënësve. E pashë që po pinte dhe i thashë “o çuni a mund t’i jap nja dy pompa”. Ai më fali këtë sasi të vogël”, mësohet se ka deklaruar i riu i cili nuk u dha asnjë ndihmë agjentëve se ku e bleu lëndën narkotike.

Në të njëjtën ditë një tjetër i ri, shtetasi J.M., u evidentua me doza droge nga forcat e posaçme të policisë. Ai edhe u justifikua: “E kam për përdorim vetjak. Nuk e mbaj mend se ku e gjeta”. Harresa e përdoruesve të hashashit ngjan e njëjtë kudo në Tiranë
Edhe shtetasi R.K. u zbulua me 1.8 gramë kanabis dhe pasi u pyet, pretendon se jo vetëm është përdorues i vjetër, por kësaj radhe hashashin ia kishte shitur një fëmijë dhjetë vjeç në rrugë. “Ai më tha “a do?” I dhashë 1 mijë lekë dhe iku”, pohoi i riu, analizat ndaj të cilit konfirmuan se ai ishte përdorues.

Harrojnë apo nuk duan?

Gazeta “Si” ka raportuar shpesh të dhëna shqetësuese të shpërndarjes së hashashit dhe kokainës në vend dhe kryesisht në kryeqytet. Por ndonëse rastet janë sporadike dhe përditë bllokohet ngarkesa me hashash, policia është ende larg në goditjen e rrjeteve të brendshme që funksionojnë në zinxhirë të mirëorganizuar shpërndarjeje e tregtimi.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kanabisi ne tirane tirane kanabisi ne tirane tirane

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Aktualitet 22 Gusht 2020, 15:40

ROSKOVEC– Policia e Fierit ka gjetur drogë brenda makinës së Bashkisë së Roskovecit, por është mjaftuar me një njoftim të shkurtër për shtyp. Pak pas publikimit...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet