6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Jens Stoltenberg godet tri herë tryezën me çekiç që pjesëmarrësit të përqendrohen. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, një norvegjez, nuk e ka të lehtë këto ditë. Në rendin e ditës sërish është lufta në Ukrainë.
Të mërkurën (16.03) u mblodhën në Bruksel ministrat e mbrojtjes të 30 vendeve anëtare të aleancës. Të ftuar ishin gjithashtu edhe homologët e tyre nga Ukraina, Gjerogjia, Finlanda, Suedia si dhe përfaqësues të BE-së, që pjesërisht morën pjesë përmes lidhjes online.
Takimi konsiderohet si përgatitje për samitin e NATO-s në prani të presidentit të SHBA-së Joe Biden javën e ardhëshme.
Më së voni me fillimin e „luftës absurde” të Rusisë në Ukrainë, kështu e përshkruan atë Stoltenberg, Pakti i Atlantikut Verior duhet të përballet me disa pyetje. Në radhë të parë me kërkesën që e parashtron pareshtur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyj. P.sh. përse NATO nuk krijon një zonë të ndalim-fluturimeve mbi Ukrainë.
Edhe pse fare pak partnerë të NATO-s si Etsonia, vend fqinj me Rusinë, bëjnë thirrje për bllokimin e hapësirës ajrore mbi Ukrainë, aleanca deri tani e ka refuzuar me këmbëngulje këtë. Për të realizuar një zonë të tillë, avionët luftarakë të NATO-s do të duhej të fluturonin në hapësirën ukrainase dhe të qëllonin ndaj avionëve rusë.
Deri tani NATO gjithmonë ka theksuar, se nuk do të ndërhyjë direkt ushtarakisht në territorin ukrainas, thotë Linas Kojala, drejtor i Thinktank „Eastern Europe Studies Centre” në Vilna të Lituanisë. Një no-fly-zone partnerët e aleancës nuk do ta shtrojnë as në të ardhmen si opcion.
Jo trupa të NATO-s në Ukrainë
Ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht theksoi në Bruksel, se natyrisht jemi të vendosur në anën e Ukrainës, por është e rëndësishme të ruhet arsyeja.”Ne duhet të bëjmë të qartë se kjo nuk është luftë, në të cilën merr pjesë NATO”, thotë Lambrecht. Qëllimi i aleancës duhet të jetë, të shmangë përhapjen e saj.
Edhe nëse NATO dhe anëtarët e saj vazhdimisht bëjnë të qartë, që nuk do të përzihen vet në Ukrainë, sepse ky shtet është fqinj, por nuk është partner i aleancës, një gjë është e qartë: NATO nuk mund të vazhdojë si më parë pas 24 shkurtit, dita kur tanket ruse marshuan përtej kufirit në Ukrainë.
Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg tha të mërkurën, se „invazioni brutal” ndaj Ukrainës do të ndryshojë sigurinë në Europë, se lufta e Rusisë do të ketë pasoja afatgjatë për të gjithë aleancën.
Më shumë trupa në krahun lindor
Ndër këto pasoja afatgjata është fjala për çështje praktike: Sa trupa duhet të dislokohen dhe ku? Çfarë pasjisjesh ushtarake nevojiten? Sa duhet investuar?
Por shtrohen edhe çështje parimore: Çfarë mund të bëjë NATO lidhur me mbrojtjen dhe parandalimin? Eshtë synimi i saj vetëm të dislokojë disa trupa apo në rast të një sulmi ndaj një vendi anëtar të mund ta mbrojë vërtetë atë?
Tony Lawrence nga Thinktank „International Centre for Defence and Security” në Talin në Estoni, thotë, se NATO deri tani është mjaftuar me trupa të vogla, të përbëra nga ushtri të veçanta të aleancës.
Sipas Jens Stoltenberg aktualisht janë rreth 40.000 burra e gra nën komandën e NATO-s në krahun lindor, kryesisht në Baltik dhe në Poloni. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë janë gjithashtu edhe qindra mijëra ushtarakë në Europë të gatshëm për ndërhyrje, nëse është e nevojshme, shtoi ai të mërkurën në Bruksel.
“Meqënëse gjendja e sigurisë është përkeqësuar shumë më tëpër se përpara disa muajsh, NATO duhet ta trajtojë me shumë seriozitet, nëse mënyra e deritanishme e parandalimit ende është e përshtatshme për kohën sot”, deklaron Tony Lawrence në bisedë për DW.
Sekretari i NATO-s Jens Stoltenberg nga takimi i së mërkurës në Bruksel dërgoi një sinjal, se gjërat do të ndryshojnë. NATO ndodhet përballë një realiteti të ri, thotë Stoltenberg. “Ne duhet ta riorientojmë afatgjatë mbrojtjen tonë kolektive dhe parandalimin.”
A është pengesë Akti Themelor NATO-Rusi?
Në tokë kjo nënkupton shumë më tepër trupa në krahun lindor të aleancës. Me një armatim më të mirë dhe gatishmëri për mobilizim më të shpejtë, nga njëra anë, nga ana tjetër në det më shumë anije luftarake, në ajër një mbrojtje kundërajrore dhe raketore më e fortë.
Mbrojtja kundërajrore është tani ajo që mungon në lindje të NATO-s, thotë Tony Lawrence nga “International Centre for Defence and Security”. “Lufta në Ukrainë po na tregon tani, se sa e rëndësishme është mbrojtja nga ajri.”
Sipas Linas Kojala nga Thinktank „Eastern Europe Studies Centre” në Vilna në këtë kontekst një rol luan edhe, që kufiri lindor i NATO-s është bërë më i brishtë. “Bjellorusia është ndërkohë një krah i zgjatur i ushtrisë ruse, nuk është një vend i pavarur”, thotë Kojala. Kjo në radhë të parë, sepse ky vend i lejon Rusisë të lëshojë raketat nga territori i vet.
Se sa trupa do të dislokohen në të ardhmen nën komandën e NATO-s në Europë dhe kur, për këtë nuk u shpreh Stoltenberg, por ai bëri të qartë, që nuk e konsideron si pengesë Aktin Themelor NATO-Rusi. Deklarata e nënshkruar më 1997 nga NATO dhe Rusia, përcakton që NATO nuk lejohet të dislokojë afatgjatë trupa në kapacitete të konsiderueshme në kufijtë me Rusinë./DW
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
POLONI– Zëvendësministri i Jashtëm polak, Marcin Przydacz, i tha BBC-së se bombardimi i teatrit në Mariupol është një tjetër shenjë se forcat e Vladimir P...
UKRAINË– Nëse sapo po na bashkoheni këtë mëngjes, ja çfarë duhet të dini:ZHVILLIMET:-Pushtimi rus ka “ngecur kryesisht në të gjitha fron...
Vetëm disa orë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski i bëri një lutje emocionale Kongresit amerikan për më shumë ndihmë ushtarake, Presidenti Joe Biden nj...
UKRAINË– Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do t’u drejtohet ligjvënësve gjermanë sot, në përpjekjen e tij të fundit për të ndikuar politik...
UKRAINË– Ofensivat e Rusisë në Ukrainë kanë “ngecur kryesisht në të gjitha frontet”, thotë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në vlerësim...
KOSOVË– Kreu i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka reaguar pasi në Kuvendin e Kosovë nuk u miratua Kodit Civil. Szunyog lavdëroi deputetët për...
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka vënë në shënjestër rusët që nuk e mbështesin pushtimin. Vladimir Putin tha se rusët “do të jenë gjithmonë në gjendj...
SHBA– Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan foli të mërkurën me homologun e tij rus, tha Shtëpia e Bardhë.Thirrja midis Sullivan dhe ...
SHBA- Ish-prezantuesi i CNN, Chris Cuomo, i cili u shkarkua nga detyra, ka paditur kompaninë në arbitrazh, duke i kërkuar 125 mln dollarë dëmshpërblim. Gazetari...
SHKUP– Maqedonia e Veriut ka miratuar vendimi i ri për uljen e çmimit të derivative të naftës. Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime t...