LIVE UPDATES
Bota

Ndarja ekonomike dhe korrupsioni kërcënojnë të ardhmen e BE-së

27 Qershor 2021, 07:40 Nga DOSJA
Ndarja ekonomike dhe korrupsioni kërcënojnë të ardhmen e

Vendet e BE-së në Europën Qendrore dhe Lindore tani kanë të meta në kriteret thelbësore demokratike, me pasoja shqetësuese.

Historiani i madh francez, Fernand Braudel, na mësoi si të kërkojmë valët e gjata (longue duree) në histori. Në kontekstin e 30 viteve të kaluara, një valë e tillë është zgjerimi i hendekut ekonomik midis vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore që iu bashkuan BE-së dhe atyre që nuk janë anëtarësuar, shkruan Anders Aslund* për Projec Syndicate.

Të parët po arrijnë gradualisht vendet e tjera anëtare të BE-së, me norma rritjeje gati dy herë më të larta se fqinjët lindorë. Ndërsa të dytët janë bllokuar midis BE-së dhe Rusisë.

Divergjenca midis Polonisë dhe Ukrainës ilustron trendin e tanishëm. Sipas statistikave sovjetike, Ukraina ishte paksa më e pasur në terma për frymë se Rusia dhe Polonia në vitin 1989, para revolucioneve që përmbysën komunizmin në të gjithë Europën Qendrore dhe Lindore. Në atë kohë, të dy vendet kishin kultura dhe struktura industriale të ngjashme.

Sot, PBB për frymë (në dollarë amerikanë) është thuajse pesë herë më e lartë në Poloni sesa në Ukrainë. Edhe në vitin 2013, një vit para se Rusia të niste luftën kundër Ukrainës, PBB për frymë e Polonisë ishte 3.4 herë më e lartë.

Ukraina nuk është e vetmja. Ekonomitë bjelloruse dhe ruse kanë qenë në amulli përkatësisht që nga viti 2012 dhe 2014. Fajësimi i rënies së çmimeve të naftës për gjendjen e vështirë të Rusisë nuk shpjegon pse Ukraina dhe Bjellorusia kanë ndjekur një model të ngjashëm. Rusia, natyrisht, është shtrënguar edhe nga sanksionet perëndimore pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë në vitin 2014.

Në të njëjtën mënyrë, Ukraina humbi 17% të PBB-së si rezultat i agresionit ushtarak rus, megjithëse arriti të regjistrojë një rritje modeste vjetore prej 3% nga viti 2016 në 2019.

Ndërkohë, vendet e Europës Lindore dhe Qendrore të BE-së kanë përparuar në sipërmarrjen e brendshme dhe Investimet e Huaja Direkte. Gjatë bumit të viteve 2014-2019, ekonomitë e tyre u rritën mesatarisht me 4 deri në 5% në vit, ndërsa PBB për frymë e Rusisë ra nën atë të Rumanisë dhe madje edhe të Turqisë, e cila nuk është anëtare e BE-së.

Midis 27 vendeve anëtare të BE-së, vetëm Bullgaria është më e varfër se Rusia në terma të PBB-së për frymë, qoftë e matur në dollarë amerikanë apo në barazitë e fuqisë blerëse.

Një arsye pse shtetet ish-sovjetike po performojnë kaq dobët ndërsa vendet e Europës Qendrore dhe Lindore po ecin kaq mirë, është se këto të fundit përfunduan me sukses marrëveshjet e asocimit me BE-në në fillim të viteve 1990. Me akses të shkëlqyer në tregun e BE-së, nga mesi i viteve 1990, ato zhvendosën dy të tretat e tregtisë së tyre nga ish-Bashkimi Sovjetik në BE, dhe duke hyrë në zinxhirët e furnizimit europian, ishin në gjendje të bëheshin ndër prodhuesit kryesorë europianë të automjeteve.

Sidoqoftë, faktori kryesor në sukseset e këtyre vendeve ka qenë përmirësimi i cilësisë së qeverisjes ekonomike.

Për t’u kualifikuar për anëtarësim në BE, vendet e Europës Lindore dhe Qendrore u detyruan të miratonin kërkesat ligjore të BE-së. Pas një procesi burokratik të gjatë dhe të rëndë, këto vende miratuan kornizat ligjore dhe rregullatore të nevojshme për të siguruar funksionimin e një ekonomie të tregut të hapur.

Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit nga Transparency International, Polonia, Republika Çeke, Sllovakia dhe Hungaria, renditen përkatësisht në vendin e 45-të, 49-të, 60-të dhe 69-të, ndërsa Ukraina dhe Rusia renditen në vendin e 117-të dhe 129-të.

Megjithëse renditjet e grupit të parë nuk janë ideale, ato kanë qenë të mjaftueshme për të tërhequr investimet e huaja. Investitorët e dinë se nëse ndodh diçka e keqe, këto vende mund të kërkojnë ndihmë nga BE-ja ose nëpërmjet Gjykatës Europiane të Drejtësisë. Ndryshe nga gjendja në ish-Bashkimin Sovjetik, të drejtat e pronës në Europën Qendrore dhe Lindore janë të sigurta.

Kleçka është se 3 deri në 4% e PBB-së vjetore të vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, vjen nga grantet e BE-së, të cilat janë njëkohësisht bekim dhe mallkim. Nga njëra anë, fondet strukturore të BE-së janë arsyeja pse të gjitha kryeqytetet e vendeve më të reja anëtare, kanë aeroporte dhe autostrada të reja. Nga ana tjetër, projekte të tilla janë zakonisht më të ndjeshme ndaj korrupsionit – si pasuria e fituar në mënyrë të dyshimtë e shumë biznesmenëve hungarezë, të cilët kanë lidhje të afërta me kryeministrin hungarez Viktor Orban.

Pyetja është nëse ekonomitë e Europës Qendrore dhe Lindore mund të ruajnë progresin e tyre. Para anëtarësimit të tyre, vëzhguesit e BE-së shqetësoheshin se këto vende do të përmirësonin qeverisjen vetëm derisa të arrinin anëtarësimin në BE.

Realiteti është më i ndërlikuar. Të gjithë anëtarët e rinj të BE-së vazhduan të forconin qeverisjen për shumë vite, duke tërhequr gjithnjë e më shumë investime të huaja. Disa vende janë ende në proces përmirësimi. Estonia dhe Lituania tani janë vendet ish-komuniste më pak të korruptuara.

Sidoqoftë, sipas Transparency International, disa nga vendet kryesore në tranzicion po pësojnë përkeqësim të mprehtë të qeverisjes. Rezultati i Polonisë arriti kulmin në vitin 2015, ndjekur një vit më vonë nga Sllovakia dhe nga Republika Çeke, në vitin 2018. Hungaria arriti kulmin në vitin 2012 dhe ka rënë në mënyrë të qëndrueshme që atëherë, dhe tani renditet së bashku me Rumaninë dhe Bullgarinë, të cilat më parë konsideroheshin vendet më të korruptuara të BE-së.

Investitorët e huaj dhe vendas po i kushtojnë vëmendje të madhe dobësimit të rezultatit të Hungarisë në ligjin ndërkombëtar, diskriminimin në rritje të të drejtave të pronës dhe imponimin e taksimit diskriminues.

Për BE-në, kjo tërheqje mund të bëhet çështje ekzistenciale, sepse demokracia dhe sundimi i ligjit janë të lidhura së bashku. Edhe pse Hungaria dhe Polonia kanë mbetur mbrapa në kriteret thelbësore demokratike të BE-së, ato vazhdojnë të përfitojnë nga fondet masive të BE-së. Megjithëse BE i vendosi kushte të veçanta Rumanisë dhe Bullgarisë, këto masa nuk shkuan aq larg sa duhet.

Sipas Freedom House, demokracia ka rënë në të gjithë botën, që nga viti 2005. Tani më shumë se kurrë, BE nuk duhet të lejojë prapambetjen e çështjes së qeverisjes.

Për fat të mirë, blloku është bërë më i rreptë, duke vendosur kushte më të mëdha për anëtarët që duan të përfitojnë nga plani i rimëkëmbjes së BE-së, Next Generation, me vlerë 750 miliardë euro (914 miliardë dollarë amerikanë). Trajektorja e ish-shteteve sovjetike është një kujtesë e trishtueshme se pse BE-ja duhet të mbështesë demokracinë dhe sundimin e ligjit brenda dhe jashtë bllokut.* Anders Aslund është anëtar në Këshillin Atlantik në Uashington.

MONITOR

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota bashkimi evropian ekonomia korrupsion bashkimi evropian ekonomia korrupsion

Sondazh

Poll
Bota 26 Qershor 2021, 19:46

Julian Assange ka në plan të martohet në burg

BRITANIA E MADHE- Julian Assange ka në plan të martohet me partneren Stella Moris në burg. Mediat e huaja raportojnë se Morris ka shprehur planet pak përpara di...

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër