Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Gazetari Enver Robelli ka ndarë ngushëllimet pas ndarjes nga jeta të poetit Bardhyl Londos. Robelli shkruan se Londo është një nga poetët më të mirë shqiptarë pas vitit 1945. Ndër të tjera, Robelli shkruan se Londo ka mbartur mbi supe vargjet dhe poezitë e gdhendura me mjeshtëri.
REAGIMI I ENVER ROBELLIT:
Bardhyl Londo, njëri prej poetëve më të mirë shqiptarë pas vitit 1945, qenka përshëndetur me këtë botë, por pa u larguar nga kjo botë. Sepse personalitetin e tij krijues do ta bartin mbi supe vargjet e tij që i shkroi me aq ndjeshmëri, si kjo poezi e mëposhtme, e gdhendur me mjeshtëri në vitin 1988. Mirupafshim në vend të lamtumirës!
Bardhyl Londo (1948-2022)
NOSTALGJI
E mora në duar kokën tënde,
prushi i gjakut pëllëmbët m’i dogji.
Në sytë e tu si në një ëndërr rashë
dhe më s’u zgjova.
Në sytë e bukur si loti.
Me gishtat e dridhur të dashurisë
emrin tënd shkërmoqa germë për germë.
Të thirra e dashur,
Të thirra motër,
Të thirra nënë.
Ti hesht, e bukur, e tejdukshme,
natyrshëm siç mbin bari.
Oh, hapi ata sytë e zes,
hapi, të vijë
behari.
Hapi ata sy
më përrallorë se fantazia e Zhyl Vernit,
dy lëndina ku rritet lirizmi.
Në retinën e tyre si në ekranin më të ndershëm
Veten më mirë kuptova,
ty,
njerëzimin.
Je tepër e lashtë për të të thirrur Evë,
je tepër e bukur për të të thënë Zhuljetë.
Sa kohë kemi që duhemi? Dy mijë, tri mijë vjet?
Me ty e kam lindur Prometeun,
me ty shekullin e njëzetë.
Po ty
të zuri gjumi?
Shtrihu.
Ti më mësove të vërtetën e madhe:
DASHURIA ËSHTË NJË MONUMENT
MBROHET NGA NJERIU!
1988
LAJMI KRYESOR: E trishtë! Ndahet nga jeta poeti Bardhyl Londo
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Nga sot, Dosja ju fton të ndiqni Vlogun e parë në gjuhën shqipe kushtuar informacioneve rozë dhe botës së Showbizzit. Gazetarja Dezdemona Kol...
TIRANË– Gazetari Ilir Kadia ka emocionuar me shkrimin dedikuar mikut të tij, poetit Bardhyl Londos i cili ka ndërruar jetë nga një sëmundje e pashëru...
SHBA-Aktorja e njohur Penelope Cruz, ka rrëfyer të gjithë vështirsitë që i është dashur të kalonte, teksa xhironte filmin ‘Parallel Mothers’. Në një intervistë ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar ndarjen nga jeta të poetit Bardhyl Londos, si të pazëvendësueshme. Me anë të një postimi në rrjetin social...
TIRANË– Deputeti Agron Gjekmarkaj i ka kushtuar një shkrim poetit Bardhyl Londos i cili ndërroi jetë ditën e sotme nga një sëmundje e pashërueshme. G...
TIRANË– Bardhyl Londo u lind në vitin 1948 në Përmet. Në fillim të viteve ’70 spikati si një ndër poetët më të talentuar. Në 1975 me vëllimin “Krisma...
TIRANË– Publikohen disa dokumente arkivore të nxjerra nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhet...
TIRANË-Vajza balerinit Ilir Shaqirit ka zbuluar se nuk do të vijë në Tiranë për të mbështetur nga afër babain e saj kur të dalë nga Big Brother, pasI është...
ITALI– Vajza balerinit Ilir Shaqirit ka zbuluar se nuk do të vijë në Tiranë për të mbështetur nga afër babain e saj kur të dalë nga Big Brother pas është ...
Dashi Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Dashuria do të triumfojë, dita është interesante për të zbutur problemet e çifteve. Udhëtime të pritshme, tr...