All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Ekonomi

Ndërtuesit raportojnë rënie, por pritshmëritë për rritjen e çmimeve mbeten në nivele rekord

8 Tetor 2021, 05:01 Nga DOSJA
Ndërtuesit raportojnë rënie, por pritshmëritë për
All - Paragraf - 1

TIRANË– Ndërtuesit kanë raportuar një ulje të porosive aktuale në sektorin përkatës, sipas vrojtimit të fundit të aktivitetit ekonomik të bizneseve dhe konsumatorëve Bankës së Shqipërisë, që i referohet muajit gusht.

Balanca e përgjigjeve për pyetjet lidhur me porositë aktuale ishte negative prej -35 pikë përqindje, më e ulëta që nga muaji qershor (shiko grafikun e parë). Kjo balancë, e cila mat përqindjen e përgjigjeve negative, duke i zbritur përqindjet e përgjigjeve pozitive, tregon se pjesa më e madhe e ndërtuesve raportojnë për një rënie të porosive në sektor.

Pavarësisht porosive në rënie, që nënkupton një tkurrje të kërkesës, parashikimet për rritjen e çmimeve vijojnë të jenë pozitive, madje me ritme më të larta se në muajt e mëparshëm. Balanca e përgjigjeve për pyetjen lidhur me ecurinë e çmimeve gjatë tre muajve të ardhshëm ishte pozitive, prej 18.5 pikë përqindje, më e larta që prej majit të vitit 2016, kur raportohen të dhënat nga Banka e Shqipërisë. (shiko grafikun: Çmimet gjatë 3 muajve të ardhshëm, sektori i ndërtimit).

Që prej marsit të vitit 2020, balanca e përgjigjeve për çmimet gjatë 3 muajve të ardhshëm ka qenë pozitive. Kjo pritshmëri ka rezultuar në linjë me atë që ka ndodhur realisht me tregun e pasurive të paluajtshme, që dy vitet e fundit ka shënuar rritje të ndjeshme çmimesh.

Çmimi mesatar i një metri katror në kryeqytet në fund të 6-mujorit të parë 2021 arriti në 1102 euro/metër katror, sipas indeksit të “Keydata Albania”, një publikim nga Çelësi Media Group. Çmimet luhaten nga rreth 700-800 euro/m2 në periferi deri në 4 mijë euro/m2 në kullat në qendër të qytetit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, Indeksi Fischer i çmimit të banesave u rrit me 0.7% krahasuar me 6-mujorin e kaluar dhe me 6.7% krahasuar me një vit më parë. Në 6-mujorin e dytë 2020, çmimet e banesave u rritën me 6.2% krahasuar me 6-mujorin e mëparshëm dhe me 11.3% me bazë vjetore. Krahasuar me periudhën bazë të vrojtimit, vitin 2013, çmimet e banesave në Shqipëri janë rritur me 49.4%.

Tendenca e rritjes së çmimeve të banesave ka vijuar edhe për tregun më të madh të pronave në vend, atë të Tiranës. Çmimet e banesave në kryeqytet u rritën me 3.4% krahasuar me 6-mujorin e dytë 2020 dhe me 5.8% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se pavarësisht pritshmërisë në rënie të porosive, normat e shfrytëzimit të kapaciteteve arritën në tremujorin e tretë të vitit në 71.2%, që është niveli më i lartë rekord i regjistruar ndonjëherë, që nga viti 2016, kur publikohet ky tregues.

Bazuar në sipërfaqen e dhënë për leje ndërtimi, vrulli pritet të vijojë. Sipas INSTAT, numri i lejeve të ndërtimit dhe sipërfaqja e re shënuan rritje të konsiderueshme në 6-mujorin e parë të vitit 71% e sipërfaqes së re do të ndërtohet në Tiranë. Bashkia e kryeqytetit dha leje për ndërtimin e 816,097 metra katrorë me një rritje 59% në raport me vitin 2020 dhe 4.2% më pak në raport me vitin 2019, kur sipërfaqja e lejeve arriti në nivelin më të lartë në një dekadë.

Në kontrast me këtë valë ndërtimesh, aftësia paguese, të paktën zyrtarisht mbetet e ulët. Në vrojtimin e Bankës së Shqipërisë me konsumatorët, balanca e përgjigjeve për pyetjen “A keni në plan të blini ose të ndërtoni një shtëpi gjatë 12 muajve të ardhshëm (për të jetuar vetë ju, një anëtar i familjes, si shtëpi pushimi, për ta dhënë me qira etj.” është negative prej -86 pikë përqindje, duke treguar pamundësinë financiare të konsumatorëve për të blerë një apartament, teksa çmimet vetëm sa po rriten.

Marrë nga Monitor.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi ndertuesit ne shqiperi ndertuesit ne shqiperi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet