Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
“Ndihmoi të afërmit të vidhin energji”, kush është drejtori i rëndësishëm që u arrestua në Gjirokastër
1 Shtator 2019, 14:50Nga DOSJA
TIRANË- Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga sot ish-drejtorin e Agjencisë së Mirëqenies dhe Kujdesit Social, Armand Mamanin. Ai akuzohet për shpërdorim detyre, teksa ka favorizuar dy të afërme të tij për vjedhjen e energjisë elektrike.
Së bashku me të, policia ka arrestuar edhe të afërmen e tij, Violeta Baholli, ndërsa ka shpallur në kërkim 53-vjeçaren E. Zh. Armand Mamani akuzohet se iu ka dhënë energji nga zyrat e bashkisë dy të afërmeve të tij.
Por, kush është ish-drejtori i arrestuar?
Armand Mamani rezulton të jetë një drejtues i rëndësishëm në Gjirokastër. Mamani ka mbajtur poste të larta në Gjirokastër. Ai ka qenë drejtor i Agjencisë së Shërbimit dhe Mirëmbajtjes në Bashkinë e Gjirokastrës.
Gjithashtu, Mamani ka mbajtur edhe postin e drejtorit të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës. Ai u shkarkua si drejtor në bashki pas një raporti auditi të brendshëm, në të cilin ishin konstatuar shkelje të rënda në detyrë.
Ndërkohë, Mamani ka rezultuar me probleme edhe kur ka qenë drejtor i spitalit. Në një tjetër raport auditi të kryer nga Ministria e Shëndetësisë në atë kohë, ishte konstatuar se Mamani kishte abuzuar me fondet publike të spitalit, por që i kishte shpëtuar drejtësisë.
Ditën e sotme është arrestuar ish-drejtori i agjencisë së Shërbimit dhe Mirëmbajtjes, në Gjirokastër. Bëhet fjalë për Armand Mamani, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Mamani është arrestuar në flagrancë, pasi një subjekt privat u zbulua nga kontrollorët e OSHEE dje teksa ishte duke shfrytëzuar energji elektrike nga godina e Drejtorisë së Agjencisë së Trajtimit Social që ndodhet në Pazarin Karakteristik.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
KRUJË- Një zjarr i madh ka rënë sot në fshatin Zgërdhesh në Krujë. Sipas informacioneëve mësohet se zjarri është i fuqishëm dhe ka përfshirë një sipërfaqe...
SARANDË- Rreth 70 notarë nga disa vende te botës, si Britania e Madhe, Irlanda, Franca, Australia, Zelanda e Re dhe Greqia morën pjesë në maratonën dy milj...
FIER- Publikohet fotoja e një prej personave të plagosur në Levan të Fierit. Ai është Aleksandër Zhapa dhe siç shihet, ka marrë plagë në krahun e majtë. ...
TIRANË- Pak ditë më parë, fill pas skandalit të faturave të luksit të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, kur ende nuk ishte shuar zhurma, del në skenë...
TIRANË- Ngjarja e fundit në Levan-Fier më sjell në mendje kujtime nga vitet e mbrapshta 97-98 në Vlorën e rrëmujshme të asaj kohe. Viti 97’ mua më gjeti në...
VLORË-Një sherr me plagosjen e një personi ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë.Sipas burimeve paraprake, mësohet se dy shtetas, të cilët punojnë me taksi,...
TIRANË- “DailyMail” ka bërë sot një artikull për avokatin Ravik Gurra, , i cili u ekzekutua me armë zjarri në një lokal në Elbasan në mars të këtij viti.N...
VLORË- Mbrëmjen e së premtes qyteti i Vlorës u trondit, pasi një 36-vjeçar u qëllua me plumb, teksa ndodhej në ballkonin e shtëpisë së tij.Ish-mësue...