LIVE UPDATES
Aktualitet

Thellohet skandali me faturën 900 € nga Fusha, Mazniku ka shkelur dhe ligjin për konfliktin e interesit

1 Shtator 2019, 14:05 Nga DOSJA
Thellohet skandali me faturën 900 € nga Fusha, Mazniku ka shkelur dhe

TIRANË- Pak ditë më parë, fill pas skandalit të faturave të luksit të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, kur ende nuk ishte shuar zhurma, del në skenë një skandal tjetër. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku rezulto të ketë “paguar” 900 euro nata në një hotel në Barcelonë. Ai vetë nuk e ka futur dorën në xhep, pasi një biznesmen zemërgjerë ka paguar për të. Është fjala për të shumëdëgjuarin Shkëlqim Fusha. Pronari i Fusha shpk, një kompani që ka marrë miliona euro nga bashkia ku Mazniku është titullar i rëndësishëm.

Vet numri dy i Tiranës, në një prononcim për “Zërin e Amerikës”, pasi për Dosja.al nuk preferoi të fliste, kishte pranuar se kishte fjetur në hotelin në Barcelonë dhe kishte paguar Fusha. Bashkia në emër të tij shprehej se nuk ka asgjë të keqe, pasi ishte një dhuratë personale, duke harruar që ka një ligj për dhuratat.

Në datat 19 – 20 qershor 2018 në Barcelonë u mbajt ceremonia e dhënies së çmimeve “European Prize for Urban Public Space 2018’, ku sheshi “Skënderbej” fitoi Çmimin e parë. Ky çmim i shkoi Arkitektit ‘54N4E’/Kompanisë Zbatuese “Fusha” dhe Kontraktorit – Bashkia Tiranë. Me rastin e marrjes së këtij Çmimi prestigjoz, një grup nga Shqipëria udhëtoi për në Barcelonë për të marrë pjesë në ceremoni dhe për të tërhequr çmimin. Kompania “Fusha” mori përsipër të mbulojë shpenzimet për grupin nga Shqipëria, kësisoj duke mos shpenzuar fonde të Bashkisë së Tiranës për një çmim që i jepej si bashkisë edhe kontraktorit për realizimin” – ishte ky prononcimi për “Zërin e Amerikës” nga Bashkia Tiranë.

Në këtë reagim thuhet se ka qenë thjesht një pagesë, për të kursyer lekët e Bashkisë dhe se Fusha ka paguar dhe për Maznikun, si pjesë e delegacionit.

Fakti është qe ne këtë rast nuk është oaguar nga Firma “Fusha” per Bashkine dhe as për delegacionin, siç oretendon Bashkia, por nga karta persinale e Shkëlqim Fushës për Arbian Maznikun. Kështu që kemi një rast të pastër të shkeljes së ligjit. Ligji që ka thyer Arbian Mazniku është “Nr. 9367, datë 07.04.2005, për “Parandalimin e Konfliktit të Interesave në Ushtrimin e Funksioneve Publike”.

Ky ligj e thotë qartë që zyrtarët publik nuk duhet të pranojnë dhurata nga të tjerë. Në nenin 23 “Ndalimi i marrjes së dhuratave, favoreve, premtimeve ose trajtimeve preferenciale”, të këtij ligji në pikën 1 thuhet shprehimisht: “Është e ndaluar që një zyrtar të kërkojë ose të marrë, në mënyrë të drejtpërdrejtë a të tërthortë, dhurata, favore, premtime ose trajtime preferenciale, të cilat i jepen për shkak të pozicionit të tij, nga një individ, person fizik ose juridik privat”.

Por në këtë rast Mazniku e ka thyer këtë nen, pasi ka marrë një dhuratë nga Shkëlqim Fusha, pasi i është dhënë për shkak të pozicionit të tij, pasi ai në Barcelona ka udhëtuar si nënkryetar bashkie dhe jo si Arbian Mazniku turist.

Më tej në po në nenin 23 dhuhet se ka raste përjashtimore, ku dhurata është me protokoll. “Përjashtohen vetëm rastet e përcaktuara me akte të organeve kompetente, të cilat lejojnë pranimin e dhuratave apo trajtimeve preferenciale për arsye protokollare”, thuhet në pikën 2 të këtij nenin. Por në këtë udhëtim, nuk ka qenë çështje protokolli pagesa nga Fusha, gjë që konfirmohet dhe nga reagimi i bashkisë.

Po më tej në këtë ligj në pikën tre të tij tregohet se çfarë duhet të bëj zyrtari kur i ofrohet dhurata apo favori.

Pika 3 vijon si më poshtë:

Zyrtari, të cilit i janë ofruar dhurata, favore, premtime ose trajtime preferenciale, sipas pikës 1 të këtij neni, duhet:

a) t’i refuzojë ato dhe, në rast se ofrimi është kryer pa dijeninë e tij ose paraprakisht, t’ ia kthejë mbrapsht ofruesit ose, në pamundësi, t’ ia dorëzojë zyrtarisht eprorit ose institucionit më të afërt epror;

b) të përpiqet të identifikojë personin që i ofron ato, motivet dhe interesat e tij;

c) të informojë, në çdo rast dhe menjëherë, eprorin ose institucionin më të afërt epror për dhuratën, favorin, premtimin ose trajtimin preferencial të ofruar apo të dhënë, identitetin e ofruesit, kur ky është i identifikueshëm, rrethanat, si dhe të japë gjykimin për arsyet e mundshme të kësaj ngjarjeje e për lidhjen e saj me detyrat e tij si zyrtar;

ç) të vazhdojë normalisht ushtrimin e detyrës, sidomos për problemin për të cilin është ofruar dhurata, favori, premtimi ose trajtimi preferencial dhe të mbajë vazhdimisht në dijeni eprorin për çdo zhvillim të mundshëm;

d) në rast se ofrimi ose dhënia e të mirave të sipërpërmendura lidhen me kryerjen e një vepre penale, ta raportojë atë tek organet kompetente për ndjekje penale.

Ligji 9367 tregon qartë se dhurata duhej që të refuzohej, pasi ishte në shkelje të plotë me ligjin, por Mazniku nuk e ka bërë këtë jë, duke qëndruar 2 netë në Barcelona me lekët e Shkëlqim Fushës.

Pra shihet qartë se zemërgjerësia e Shkëlqim Fushës për nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës është bërë në shkelje të plotë me ligjin. Dhe pse ka shkelur ligjin dhe e ka pranaur dhe vet një gjë të tillë, Mazniku vijon të qëndrojë në pozicionin e tij dhe nuk u është përgjigjur as akzuave nga opozita.

Po ashtu nga Prokuroria apo institucionet e tjera ligj zbatuese nuk është parë asnjë njoftim për të reaguar për këtë rast.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 900 euro fatura per maznikun arbian mazniku faturat e luksit shkëlqim fusha 900 euro fatura per maznikun arbian mazniku faturat e luksit shkëlqim fusha


Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen