“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Ndryshime në Kadastrën Shtetërore, lirohet nga detyra Drejtori i Galerisë së Arteve
26 Janar 2022, 15:57Nga DOSJA
TIRANË – Qeveria vendosi sot ndryshime në disa institucione shtetërore. Me vendime të Këshillit të Ministrave, Ismail Shehu zëvendëson Gentian Devën në pozicionin e anëtarit të Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Ndërkohë, Erzen Shkololli është liruar nga funksioni i drejtorit të Galerisë Kombëtare të Arteve.
V E N D I MPËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN E NJË ANËTARI TË KËSHILLIT DREJTUES TË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr.111/2018, “Për kadastrën”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Z. Gentian Deva, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z. Ismail Shehu emërohet anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA __________________________________________________________________________________________________________________
V E N D I M PËR LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË GALERISË KOMBËTARE TË ARTEVE
Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 4, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Erzen Shkololli, drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Audio-përgjimi skandaloz që nxorri në pah një tjetër anë të kryebashkiakut Erion Veliaj ka bërë që vetë ky i fundit të ‘ndezë motorët’ e për ...
TIRANË – Zgjedhja e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese ka vendosur në vështirësi Gjykatën e Lartë. Në një njoftim për mediat, institucioni në fjalë shp...
TIRANË– Kostoja për të “larë” fytyrën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është jo pak, por minimalisht 50 mijë dollarë! Duke nisur nga e hëna,...
TIRANË – Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja prezantoi sot Ervin Hoxhën si drejtorin e ri të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës. Në fjalën e tij para ...
TIRANË– Portali Lapsi.al ka rënë pre e sulmeve kibernetike. Botuesi dhe gazetari, Andi Bushati reagoi për këtë ngjarje me anë të një postimi të bërë ...
TIRANË– Enkelejd Alibeaj do të jetë drejtuesi i ri i Partisë Demokratike për qarkun e Shkodrës. Vendimi është marrë vetëm pak orë pasi pas dorëheqjes...