LIVE UPDATES
Insights

Në mesnatë u mblodh biroja! Njoftimi i Bardhit të PD tallje me opinionin publik

13 Maj 2021, 09:59 Nga DOSJA
Në mesnatë u mblodh biroja! Njoftimi i Bardhit të PD tallje me

Nga Artan Fuga

Kur lexova në media njoftimin e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike se në datën 16 maj në ora 17 mblidhet Kryesia dhe në ora 19 të po asaj nate mblidhet Këshilli i Përgjithshëm, nuk di sepse pata një të dridhur!

M’u kujtua ajo natë e vonët e 17 dhjetorit, kur në bulevardin e Tiranës, nën shiun e imtë, duke kaluar pranë selisë të Komitetit Qendror pashë një tufë benzash të zinj nën shi si kërmij mbledhur kuspull a si thika që shkëlqenin nën llampat neon, lënë aty poshtë si jataganë para a pas lufte! Po këta – thashë me vete – nuk kanë orë tjetër kur të bëjnë mbledhje! Nuk e dija se aty po kryqëzohej Mehmet Shehu!

Duke lexuar njoftimin e Zotit Gazment Bardhi m’u përsërit ky vegim dhe më solli trishtim.

Pra mbledhja e Kryesisë do të zgjasi vetëm dy orë. Dhe e gjitha nën presionin : “Mbarojmë shpejt shokë se jashtë na presin antarët e Këshillit kanë ardhur nga ana e anës! Mos merremi me hollësira!”

Dy orë. Si në ndeshje basketbolli a futbolli, asnjë minutë më shumë, bie bilbili dhe loja mbaron. Njoftimi i zotit Bardhi duket sikur është nxjerrë nuk e di se nga çfarë dollapi.

Diskutime – thotë. Pra mbledhja fillon me diskutime!!! A ka një raport analizë apo jo? Poqese është raporti përse nuk e thua zotëri? Përse nuk e bën publik përpara që ta njohin edhe zgjedhësit, edhe opinioni i gjerë shoqëror, sikurse do t’i kishte hije një partie demokratike!

Do të diskutojmë për situatën pas zgjedhjeve – shkruan – të 25 prillit. Pra, jo për atë që ka ndodhur përpara zgjedhjeve, si u organizua partia për të shkuar në zgjedhje! Jo për shkakun, por për pasojën! Se mos prek njeri probleme që kanë të bëjnë me atë si erdhëm deri në 25 prill? “Je jashtë teme more shok!”

Me këtë temë – shkruan do të mblidhet edhe këshilli!!! Këshilli që e fillon mbledhjen në ora 19. Natën, se nuk ka ditë për ata. Nuk e di para apo pas darke! Përgjumur nga nata që bie!

Pse dy tema do të mendojmë ne? Ndërkohë shkruhet se do të diskutojmë (!!!) për “masakrën elektorale”. Shihni si çfarë termi nxirrret! “Masakër”! Metaforë letrare!

Maskarada e maskarës!

Poqese zoti Bardhi e ka nxjerrë përfundimin se gjithçka ishte “masakër, çfarë do të diskutojmë? Po ata deputetë që fituan do ta rrëfejnë masakrën? Ky është udhëzimi! Diskutojmë për atë që na masakroi, mos dali njeri jashtë teme e të diskutojë përshembull se përse e pranuam këtë fletë votimi që ishte gati për “masakër”! Bie fjala! “Mos dil nga tema moj shoqe! “

Shoh një njoftim që nuk e firmos zoti Basha, por zoti Bardhi! Sipas, normave të partisë, do më thotë ndokush. Por, në një moment si ky kaq i rëndësishëm nxirret një tekst që të bën të pyesësh: Ku është zoti Basha? Përse nuk firmos ai? E më tej çfarë mendon për këto njoftime që duhen futur në dollap?

Mos e ka shkarkuar zoti Bardhi zotin Basha ndërkohë që ky është në takime në bazë me zgjedhësit që nuk duhet të mërziten se do të ketë zgjedhja të reja përsëri herë tjetër? Mos i ka bërë puç?

E nuk sheh një ftesë për mediat. A do të bëhet një mbledhje me kamera televizioni sikurse i ka hije Partisë Demokratike, apo sikurse bënte KPD-në Nano, apo Rama kur përjashtonte Ben Blushin, apo do të bëhet një mbledhje si ajo e 17 dhjetorit nën shiun e darkës në Tiranë, kur biroja, mbyllur në vetvete, si bandë keqbërësish mblidhej jashtë syrit dhe veshit të publikut, për të na dhënë në darkë bashkë me filmin “Ushtari i mirë Shvejk” njoftimin e thatë: “Mehmeti na la, Nakua na la, por partia është me unitet të çelniktë kundër armiqve”? Ne fituam dhe do të shkojmë kështu në fitorje të reja!

Po çfarë bëhet, çfarë bëhet!

Njoftimi i zoti Bardhi duhet të futet në dollap sepse, është një frymë e shekullit të kaluar, si ato të Berjas, është një tallje me opinionin publik!

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

blog blog artan fuga gazment bardhi mbledhja e kryesise se pd artan fuga gazment bardhi mbledhja e kryesise se pd

Sondazh

Poll
Insights 6 Maj 2021, 06:39

Rruga e re kineze e Mëndafshit pëson të çara

Në Rrugën e re të Mëndafshit, si projekti prestigjoz i Kinës po shfaqen të çara. I nisur në vitin 2015, si projekti më i rëndësishëm i politikës së jasht...

Insights 3 Maj 2021, 06:23

Evropa dhe lufta për lirinë e shtypit

Sllovenia ra katër vende më poshtë në indeksin e lirisë së shtypit të Reporterëve pa Kufij për vitin e kaluar. “Politikanë të njohur vazhdojnë të godasin ...

Insights 25 Prill 2021, 11:44

ZGJEDHJET- Tregim nga Maria Luisa Bardelli

Zëri i folësit tingëllonte në shesh, në këtë shesh të vogël të një fshati të humbur në male, si shumë fshatra të tjerë, dhe Hasinto Tumanjana po pyeste veten se...

Insights 23 Prill 2021, 12:38

Padronët e dinjitetit

Po marr përsipër të shkruaj vetëm për t’i dhënë përgjigje të shkurtër një pyetje të thjeshtë – Si e trajton e drejta evropiane fenomenin e sistemit të të dhënav...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj