LIVE UPDATES
Insights

Shpërdorimi dhe vjedhja e parave të buxhetit nuk është më krim për SPAK

7 Maj 2021, 17:07 Nga DOSJA
Shpërdorimi dhe vjedhja e parave të buxhetit nuk është

Rrëzimi nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i hetimit të SPAK për tenderin e ushqimeve në Ministrinë e Mbrojtjes vulos përfundimisht një të vërtetë tragjike. Në Shqipëri, shpërdorimi dhe vjedhja e parave të buxhetit nuk është më krim.

Tashmë çdo nëpunës i shtetit shqiptar, duke filluar nga drejtori më i vogël i administratës dhe deri tek kryeministri, mund të marrë frymë lirisht. Në Shqipëri mund të vjedhësh paratë e qytetarëve pa asnjë pasojë ligjore. Tenderi i blerjes së ushqimeve për familjet në nevojë gjatë pandemisë ishte rast flagrant i abuzimit të parasë publike. Në fakt ai nuk meriton as të quhet tender. Sepse ajo që ka ndodhur realisht është shpenzimi i 1.2 milionë eurove të qytetarëve me negociata sekrete në tavolinë. Pa njoftim, pa garë. Për lotin e parë të tenderit, me fond limit 860 mijë euro Ministria e Mbrojtjes përzgjodhi një kompani nga Maqedonia të quajtur Eurovia. Ndërsa për lotin e dytë me fond limit 340 mijë euro u përzgjodh një kompani shqiptare me emrin Xpert Systems.

Të dyja këto u përzgjodhën jo se ofruan çmimin më të ulët apo cilësinë më të mirë të shërbimit. Thjesht u përzgjodhën se kështu deshi Ministria e Mbrojtjes. Paratë e qytetarëve, zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes i konsiderojnë si të tyret dhe mendojnë se mund t’i shpenzojnë si të kenë qejf. Por këtu ka skandal mbi skandal. Kompania maqedonase që u shpall fituese për të furnizuar ministrinë me ushqime gjatë pandemisë ishte në fakt kompani që importonte kompjutera dhe pajisje hidrosanitare. Në dokumentat e tenderit të hartuara nga vetë Ministria e Mbrojtjes ka patur një pikë të posaçme për kapacitetin teknik, që duhet të përmbushte kompania fituese. Më saktësisht në pikën 2.3.1 thuhet shprehimisht:

Kompania fituese duhet të ketë përvojë të suksesshme në ekzekutimin e furnizimeve të ngjashme, të kryera gjatë tri viteve të fundit, në një vlerë jo më të ulët se 40% e vlerës së përllogaritur të lotit/loteve që konkuron

Vetëm Ministria e Mbrojtjes mund të shpjegojë se si shitja e galexhantëve dhe bideve të tualetit është furnizim i ngjashëm me ushqimet. E thënë shkurt, ata njerëz që bënë atë tender kanë shkelur edhe kriteret, që kanë vendosur vetë. Dhe kaq do të mjaftonte për të çuar para drejtësisë këdo që ka patur gisht në atë tender. Por kaq nuk mjaftoi në zullumin që gatoi Ministria e Mbrojtjes. Tenderi për blerjen e ushqimeve u zhvillua në 25 mars të vitit të kaluar. Vetëm 5 ditë para se të mbahej tenderi, kompania maqedonase Eurovia, ndryshoi objektin e veprimtarisë në QKR duke shtuar edhe tregtimin e ushqimeve.

Por ky veprim hedh hije të rënda dyshimi për një faj edhe më të madh nga zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes. Tenderi ka qenë i paracaktuar dhe dikush nga Ministria e këshilloi kompaninë që të ndryshonte objektin e aktivitetit duke shtuar dhe tregtimin e ushqimeve. Vetëm 5 ditë para tenderit. E megjithatë 5 ditë nuk janë tre vjet. Dhe ndryshimi i objektit në letër nuk mund të përbëjë kurrsesi përvojë të ngjashme të suksesshme. Ky është rasti i dytë kur drejtësia e re mbyll sytë dhe shpik procedura për të asfiksuar drejtësinë përballë rasteve flagrante të korrupsionit qeveritar. Rasti i parë ishte ai i tenderit të tamponeve dhe respiratorëve të bërë nga Ministria e Shendetësisë.

Në atë tender, kitet e tamponeve për testet anticovid u blenë me çmim 10 herë më të lartë se sa tregu, ndërsa respiratorët u blenë dy herë më shtrenjtë. Por edhe pse gjithçka ishte e provuar me dokumenta, SPAK e mbylli hetimin me vëtëm një qortim të vogël pë rata që bënë tenderin. Herën tjetër të jeni më vigjilentë. Njësoj si qortimet e zyshave kujdestare ndaj nxënësve mistreca në fillore. Vetëm se këtu u tretën miliona euro.

Në këtë pikë gjithkush ka të drejtë të konstatojë një gjë që tashmë është evidente. Në Shqipëri, vjedhja e parave publike nuk është më krim.

Mirësevini në mandatin e tretë!

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

blog blog klodian tomorri spak tenderi i ushqimeve klodian tomorri spak tenderi i ushqimeve

Sondazh

Poll
Insights 6 Maj 2021, 06:39

Rruga e re kineze e Mëndafshit pëson të çara

Në Rrugën e re të Mëndafshit, si projekti prestigjoz i Kinës po shfaqen të çara. I nisur në vitin 2015, si projekti më i rëndësishëm i politikës së jasht...

Insights 3 Maj 2021, 06:23

Evropa dhe lufta për lirinë e shtypit

Sllovenia ra katër vende më poshtë në indeksin e lirisë së shtypit të Reporterëve pa Kufij për vitin e kaluar. “Politikanë të njohur vazhdojnë të godasin ...

Insights 25 Prill 2021, 11:44

ZGJEDHJET- Tregim nga Maria Luisa Bardelli

Zëri i folësit tingëllonte në shesh, në këtë shesh të vogël të një fshati të humbur në male, si shumë fshatra të tjerë, dhe Hasinto Tumanjana po pyeste veten se...

Insights 23 Prill 2021, 12:38

Padronët e dinjitetit

Po marr përsipër të shkruaj vetëm për t’i dhënë përgjigje të shkurtër një pyetje të thjeshtë – Si e trajton e drejta evropiane fenomenin e sistemit të të dhënav...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj