All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Në strofullën e një Forex-i shqiptar, aty ku ngrihet kurthi i grabitjes së parave

27 Mars 2021, 21:54 Nga DOSJA
Në strofullën e një Forex-i shqiptar, aty ku ngrihet kurthi i
All - Paragraf - 1

TIRANË– Një figurë gjigande e Jordan Belfort, ujkut të Wolf Street pikturuar në mur, ngjitur me dhjetra shprehje motivuese. Kështu duket një zyrë Forex-i ilegale në Shqipëri, një lojë psikologjike që “luan” me paranë.

Gazetasi.al arriti të shikonte brenda mjediseve të një prej këtyre zyrave  dhe qëlloi në kohën kur punonjësit e  rinj në Forex, po mësonin informacionet e përgjithshme mbi tregjet e aksioneve, mallrave dhe aseteve. Këshilloheshin mbi çfarë të bënin dhe çfarë jo. Në trajnim të rinjtë mësonin mbi klientët potencialë dhe fushat e tyre të interesit. Të rinjtë parapëlqejnë tregun  e  valutës, ndërsa mosha më e madhe janë më të tërhequr nga mallrat me vlerë. “Mos e bëni punën për para, por për zhvillim!”- ishte këshilla e trajnuesit.

Të rinjtë bien në kontakt me një punë të tillë nga miqtë dhe të afërm, nga njoftimet nëpër rrjete sociale apo platforma të dedikuar tregut të punës. Një tjetër mënyrë është komunikimi i vetë kompanive me të rinjtë ku telefonohen dhe i përgjigjen një pyetësori në lidhje me punën dhe interesin e tyre.

Në një shpjegim universal Forex është shkëmbimi monetar ndërvalutor ku përfshihet investimi në aksionet, mallrat me vlerë dhe asetet e tregjeve të ndryshme ekonomike. Shkëmbimet mund të bëhen individualisht ose me ndihmën e një brokeri, një person i informuar dhe ndërmjetës midis tregut dhe investitorit. Në thelb, Forex është legjitim dhe brokerimi gjithashtu, investimi në kompani të ndryshme me qëllimin e fitimit.

Ajo që konsiderohet ilegjitime është Forex-i në Shqipëri. Kompanitë regjistrohen si fillim si  kompani marketingu online. Më pas kur bien në kontakt me klientët prezantohen si kompani brokerimi deri në momentin që i interesuarit derdh paratë në llogaritë e kompanisë. Më pas nis vjedhja . Paligjshmëria ekziston në faktin që punonjësit e Forex bindin njerëzit të paguajnë shifra marramendëse për një shërbim që nuk ekziston, vetëm duke besuar një shqiptar që shtiret si zvicerian apo anglez përtej telefonit.

Numri me të cilin kontaktohet një klient ndryshon automatikisht nga telefonata në telefonatë dhe nëse njëri nga klientët tenton ta telefonojë mbrapsht mund t’i dalë në celular një zonjë nga Spanja të cilës i përket me të vërtetë ai numër. Në një krizë pune në vendin tonë, call center-i qe pika mbështetëse e rinisë shqiptare. Gjatë vizitës së Gazetasi.al, zyrat e kompanisë ishin plot me të rinj nga 16 deri në 30 vjeç, djem dhe vajza bashkë. Të fokusuar në telefonata, me fleta dhe shënime mbi tavolinë e me një supervizor mbi kokë.

Një call center tipik, që funksionon me të vërtetë me bazë marketingu, ku operatori ofron një produkt për klientin në anën tjetër të telefonit dhe mbi përqindjen e shitjeve të kryera merret dhe pagesa. Në shumicën e rasteve është vështirë të bindësh një person të blejë diçka që nuk i nevojitet, pa patur një shqisë të marketingut dhe “manipulimit” të zhvilluar.

Ndryshe nga këto , Forex-i ka bonuse shumë herë më të mëdha për realizimin e një “kontrate” dhe në fund të ditës nuk ka asnjë produkt apo shërbim që ofron. Këtë tregon një i ri nga Tirana për Gazetasi.al, emri i vërtetë i të cilit nuk bëhet i ditur, por emri i tij si një agjent brokerimi është Jonathan.

“Kam që në marsin e 2019-ës që punoj këtu, fiks 2 vite. Sigurisht që arsyeja kryesore ishte fitimi. Kisha dëgjuar që një punonjës i Forex ka një pagë të mirë dhe bonuset akoma më të mira,”- tregon Jonathan. Paga bazë e një operatori në Forex mund të nisë nga 350-400 euro. Jonathan tregon se fitimi më i madh mujor i tij ka qenë 2.800 euro. Ai shton e përveç arsyeve ekonomike, të punuarit në një punë ku përballesh me njerëz shumë të ndryshëm nga ne dhe nga njëri-tjetri të zhvillon të folurin dhe të menduarin.

“Pothuajse të gjithë njerëzit që ne telefonojmë janë kumarxhinj, domethënë që e kanë në gjak hedhjen e parave ndonëse nuk e kanë të sigurt kthimin e tyre. E dimë që me anë të një strategjie shumë të mirë të folure dhe subjektiviteti do të binden të investojnë,”-thotë Jonathan.

“Një kumarxhi kërkon adrenalinë dhe ne luajmë me këtë.Punonjësit e kompanisë tregojnë se vlera minimale për një investim nis me 250 euro dhe mund të arrijë deri në 30-40 mijë euro.

Sipas punonjësve në Forex, shumica e klientëve që investojnë janë nga Anglia, Gjermania dhe vendet nordike, pasi si thonë ata: “nordikët janë naivë dhe kanë para nëpër duar.” Tregu më i preferuar për investim është ai i aksioneve dhe grupmosha më  e interesuar është 50-60 vjeç.

Përgjithësisht janë burra,-thotë Jonathan,-“ka edhe gra që investojnë, por vetë nga natyra gratë janë më skeptike.” Më shumë se sa njohja e një gjuhe të huaj apo tregjeve ekonomike, në Forex të duhet komunikimi, fleksibiliteti dhe loja e fjalëve. “Të luash me psikozën e një kumarxhiu, ta mbushësh me informacione që ai të  krijojë bindjen që ti ke njohuri dhe t’i sigurosh adrenalinën, e binde,”-tregojnë kolegët e Jonathan.

Një tjetër i ri nga qyteti i Durrësit në pozicionin  e Retention-it, agjent që vazhdon punën me klientë të vjetër për t’i ribindur duke mbajtur lojën dhe strategjinë, madje duke komunikuar në përdtshmëri me klientët si shokë, për t’i fituar besimin atyre, tregon për Gazetasi.al se bëjnë kujdes me përdorimin e shqipes nëpër zyra dhe me rastisjen e ndonjë shqiptari në telefon. “Po ne njihemi me njëri-tjetrin. Njëherë të hidhet muhabeti midis shokëve del se kush e ka telefonuar. Aq është Shqipëria,”-tregon ai duke qeshur.

Një call center Forex ka 3 kategori që shërbejnë si operatorë: Junior, ku zakonisht janë të rinjë me aspak ose pak eksperiencë. Këta të rinj mund të kryejnë deri në 800 telefonata në ditë me një sistem automatik. Në një monitorim nga “SI”, Junior-at bëjnë prezantimin e parë të klientit me kompaninë e “brokerimit”. Tregon mënyrat se si kjo kompani mund ta ndihmojë dhe e lidh edhe me website-n e kompanisë (që është një kompani e huaj brokerimi) për të treguar arritjet e tyre. Biseda bëhet personale dhe Juniori nuk ka kurrë të njëjtën histori. Për t’u personifikuar me klientin potencial, një ditë mund të jetë një burrë i martuar me fëmijë që është pasuruar nga Forex, një ditë një djalë i sapo diplomuar që Forex-i e ndihmoi.

Nëse loja ecën mirë, kalon tek operatori Senior, ai që e ka në dorë kryerjen e një transaksioni. Senior-at ishin dinamikë, emocionalë dhe tepër të besueshëm. Ata ndryshe nga Junior-at mund të debatonin me klientin dhe një telefonatë mund të zgjaste me orë. Kur investitori bindej ai dërgonte paratë në llogarinë e dhënë. Gjithmonë llogaritë bankare ishin të huaja. Kategoria e tretë quhet Retention, aty ku ndodh ribindja. Operatorët e Retention merren me investitorët që kanë investuar shuma të mëdha dhe potencialisht mund të investojnë përsëri. Të punësuarit në Forex thonë për Gazetasi.al se Retention-i arrin shuma të investuara deri në 300 mijë euro.

Agjenti i Retention merret me klientët që jetojnë me obsesionin për kumarin dhe të vullnetshëm të investojnë përsëri shuma të mëdha. Në një investim prej 30 mijë eurove, Retention-i  i kthen klientit 2 deri 5 mijë euro që ta bindë atë që po merr mbrapsht fitimin e premtuar. Me këtë strategji, klienti vendos të fusë përsëri para duke besuar se do të marrë dyfishin e tyre, por pak më vonë.

Jonathan pyetur nga Gazetasi.al tha se nuk ka nisur ende lëvizja me Bitcoin sepse nuk është përqafuar ende nga investitorët e vegjël dhe se nuk shfaq siguri si valutë. Call center-at në Forex kanë “marrë peng” rreth 25 mijë individë në Shqipëri që paguhen me pagë zarfi duke iu shmangur dhe detyrimeve tatimore. Ndërkohë, disa kohë më parë AMF-ja dyshonte për një strukturë të pastrimit të parave ndërmjet këtyre kompanive.

Cila do qoftë  e vërteta , nuk po pengon as kompanitë, as aksionerët dhe as punonjësit për të krijuar një Wall Street të viteve 80’ në Tiranën e viteve 2020. 

Marrë nga GazetaSi

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bursat ne tirane bursat ne tirane

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!