LIVE UPDATES
Politike

Negociatat me BE/ Ambasadori Zingraf: Gjermania mund të bindë edhe shtetet skeptike

12 Tetor 2019, 05:23 Nga DOSJA
Negociatat me BE/ Ambasadori Zingraf: Gjermania mund të bindë edhe

DW:  Z. Ambasador Zingraf,  si po ecën  angazhimi i Gjermanisë për të bindur vendet skeptike, partnere të saj në BE, që të mbështesin  hapjen e  negociatave të hyrjes në BE të Shqipërinsë? Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, ka deklaruar se  ka besim që “përqasja kushtëzuese  e Bundestagut  Gjerman do të bindë vendet e tjera në BE të jenë dakort me fillimin e negociatave të anëtarësimit”.

Peter Zingraf:  Për Gjermaninë hapja e negociatave me Shqipërinë për hyrjen në BE përbën një vendim strategjik. Ne jemi të bindur që Shqipëria dhe rajoni kanë një rëndësi strategjike për BE dhe gjeografikisht Shqipëria është brenda BE. Kancelarja Merkel e ka bërë të qartë, se është për “PO” dhe se ajo po bisedon me vendet partnere të BE, p.sh. ka biseduar me kryeministrin holandez Mark Rutte . Jam në dijeni gjithashtu që po zhvillohen bisedime në nivele të ndryshme, qeveritare dhe partiake. Vendet që janë për “PO” po bisedojnë me partnerët që ende nuk kanë vemdosur qëndrimin e tyre. Le të shpresojmë që argumentat strategjike do të mbizotërojnë në fund. 

DW: Pra jeni optimist, keni shpresa për një vendim politik pozitiv për Shqipërinë?

Peter Zingraf:  Vendimi është strategjik dhe politik njëherazi. Shpresojmë që 28 vendet anëtare  të BE  do të bëhen bashkë për një vendim pozitiv. Ka një maxhorancë që është pro hapjes së negociatave. Por gjithsesi na duhet unanimitetit. Prandaj na duhet të bindim ҫdo vend anëtar të BE.

DW:  Në Po-në  me kushte të Gjermanisë, reforma zgjedhore, “me pëlqim të palëve politike” është ndër të parat, në pranverën 2020. Ndërkohë opozita jashtë parlamentare i është rikthyer objektivit të pranverës së kaluar për të larguar kryeministrin Rama, për të krijuar qeveri  teknike dhe për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. A mendoni se kjo situatë nuk favorizon kryerjen e reformws në pranverën e ardhshme, pra para konferencës së parë ndër- qeveritare për hapjen e negociatave?

Peter Zingraf:  Bundestagu gjerman në rezolutën e tij u bën thirrje aktorëve politikë në Shqipëri, të ulen në tryezën ë bisedimeve dhe të arrijnë një përfshirje maksimale për reformën zgjedhore.  Nga ana tjetër,  mendoj që reforma zgjedhore është një element thelbësor për të kthyer besimin tek procesi. Ndërkohë, siç e thatë edhe ju, ka një element që lidhet me kohën:  ekspertët na kanë thënë që nëse përcaktohet data për zgjedhjet parlamentare të 2021, duhet të jetë miratuar ligji për reformën zgjedhore deri në fund të këtij viti, që ligji të zbatohet para se të vijë dita e zgjedhjeve. Ky është një element i rëndësishëm, për të cilin u është bërë thirrje të dyja palëve.

Elementi tjetër ka të bëjë me miratimin e kushteve të Bundestagut Gjerman nga Këshilli Europian . Nëse ato miratohen do të jemi në një situatë që disa prej tyre do të jenë plotësuar pëpara Konferencës së parë ndër-qeveritare për negociatat e pranimit. Pra do të jetë në interes të dyfishtë për shqiptarët që të arrijnë të zhvillojnë zgjedhje të mira dhe të mos shtyjnë në kohë konferencën e sipërpërmendur, dhe duke pasur tw kryer paketën e parë për reformën zgjedhore.

Që kjo të ndodhë duhen votat e maxhorancësë por edhe të opozitës parlamentare. Ne i kemi bërë thirrje dy palëve të kenë maksimumin e gjithëpërfshirjes për të pasur besueshmëri dhe që produkti i reformës të ketë kredibilitet. Në fakt kjo është një detyrë për qeverinë dhe opozitën brenda dhe jashtë parlamentit.  Shpresojmë që kjo e fundit do të rikthehet në Parlament .

Por ligji për reformën zgjedhore mund të bëhet pa pjesëmarjen e opozitës jashtë parlamentare. Ligjërisht kjo është e mundur  por natyrisht, siç ju thashë më parë, do të ishte shumë më mirë të ketë një mbështetje maksimale, për këtë reformë. Gjithsesi,  ajo mund të bëhet nga parlamenti egzistues. Le të të shohim sesi  palët mund të bëhen bashkë.

DW:  Z. Ambasador, hapja e negociatave përbën një stacion në rrugëtimin e Shqipërisë drejt hyrjes në BE. Ndërkohë rinia, forca kryesore e transformimit, e afrimit të vendit me standardet e BE…po largohet , shumica në Gjermani, ku u mundësohet punësim dhe qëndrim i ligjshëm.  Pëwrpjekja, aspirata për një jetë më të mirë nuk mund të jetë e ndaluar, pasi është një e drejtë e njeriut.  Kemi një situatë ku kërkesa emergjente për transformimin e  vendit nga rinia përplaset me largimin e saj.  Si mund  të gjendet një balance mes tyre?

Peter Zingraf: Kjo ҫështje  është shumë e rëndësishme.  Ndonëse kam një  kohë të shkurtër në Shqipëri, mendoj se  është një ҫështje e thellë, shumë thelbësore për vendin. Ju me të drejtë thoni  që nuk duhet ndaluar emigrimi, për më tepër kur hyjnë në lojë edhe zhvillime të tilla si mbyllja e kufijve etj. etj.

Punëtorët dhe profesionistët e kualifikuar nga Shqipëria janë të mirëpritur në Gjermani.  Nga ana tjetër, Gjermania strategjikisht dëshiron  një  Shqipëri  të qëndrueshme dhe me prosperitet.  Si mund të kontribuojmë që rinia të ketë kushte më të mira në Shqipëri?  Ka dy mënyra: në projektet për zhvillim Gjermania në 30 vjet  është përpjekur që t’i japë prioritet përmirësimit të jetës së  qytetarëve shqiptarë.  Kemi zbatuar projekte për furnizimin me ujë në zonat urbane dhe rurale, projekte për menaxhimin e mbetjeve, projekte sociale që i japin shanse dhe mundësi rinisë. Por mbështetja më e madhe duhet të vijë nga institucionet shqiptare, nga qeveria , në nivel qendror dhe lokal për të përmirësuar kushtet e  jetesës, ҫrrënjosur korrupsiopnin, ndërtuar një sistem më të mirë arsimor dhe shëndetësor për të mbajtur rininë dhe njerëzit  në Shqipëri.

Kjo lidhet me reformat për hyrjen në BE. Mendoj që vazhdimi i reformës  në drejtësi do të jetë një shenjë domethënëse për rininë , për të pasur një sistem më transparent të drejtësisë dhe thënë :  të ardhmen time e shoh në këtë vend.  Nuk ka një formulë magjike, por ka disa  elementë të lidhur me procesin drejt BE-së dhe projekteve të mira të zhvillimit, që Gjermania dhe donatorët e tjerë përgatisin dhe zbatojnë.

Marrë nga DW

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike celja e negociatave 2019 peter zingraf celja e negociatave 2019 peter zingraf

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë