LIVE UPDATES
Aktualitet

Fshehje pasurie dhe deklarim i rremë/ Del në KPK gjyqtari i pezulluar, avokatët: Gruas iu dogjën letrat në ‘97

25 Shkurt 2019, 11:42 Nga DOSJA
Fshehje pasurie dhe deklarim i rremë/ Del në KPK gjyqtari i pezulluar,

TIRANË– Ditën e sotme, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shqyrtuar Petrit Cenon, kryetarin e pezulluar të Gjykatës së Apelit në Durrës.

Trupa gjykuese e përbërë nga Etleda Çiftja, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici, kanë paraqitur konkluzionet e hetimit për Cenon, që është shtrirë në 3 shtylla, pastërtinë e figurës, aftësitë profesionale dhe hetimin pasuror.

Në seancë, ishin avokatët, pasi Ceno nuk ka pranuar të merrte pjesë. Kryetari i gjykatës akuzohet për korrupsion, pasi bashkë me dy gjyqtarë të tjerë në vitin 2014 kanë udhëtuar drejt Spanjës për të ndjekur një ndeshje futbolli, me shpenzimet e një biznesmeni, Namik Sadiku, i cili ishte palë në një proces civil, të drejtuar prej tyre, lidhur me pronësinë e një resorti turistik në Durrës.

Nga hetimet ka rezultuar se ata kanë udhëtuar së bashku me biznesmenin në fjalë, i cili kishte humbur gjyqin në shkallën e pare.

Biznesmeni më pas, arriti të fitonte procesin në Apelin e Durrësit. Të tre gjyqtarët kanë hedhur poshtë akuzat se udhëtimi i tyre është paguar nga biznesmeni Sadiku. 

Sakaq, në seancën e sotme, KPK ka dalë në përfundimin se gjyqtari ka fshehur pasurinë, nuk ka burime të ligjshme dhe ka kryer deklarim të rremë.

Avokatët e gjyqtarit kanë thënë se shumë dokumente nuk janë kërkuar të deklarohen nga KPK, dhe se problemet me dokumentacionin e të shoqes vijnë pasi dokumentet e të ardhurave të saj nuk ekzistojnë pasi u dogjën në ’97.

Diskutimet gjatë seancës së KPK:

KPK, Etleda Çiftja: 9 shkurt 2018, KLD ka pezulluar përkohësisht për shkak të marrjes si i pandehur nga Krimet e Rënda. Pavarësisht kësaj, KPK ka kryer hetim administrativ, ndërsa janë dërguar vlerësimet nga tre shtyllat e hetimit. Përtej raportit të ILDKPI, KPK ka kryer hetim më vete për subjektin e rivlerësimit dhe për trungun familjar. ILDKPI, konstaton se subjekti nuk ka burime të ligjshme, ka kryer fshehje dhe ka kryer deklarim të rremë. KPK vendosi të përfundojë hetimin dhe njoftoi subjektin duke i vënë të gjitha provat në dispozicion dhe duke i kërkuar argumentim. Subjekti ka deklaruar një apartament 98 m2 dhe garazh 22 m2, blerë në 2003. Burimi ka deklaruar të ardhurat familjare deri në 1997. KPK ka gjetur mospërputhje deklarimi, pasi subjekti apartamenti nuk korrespondon me kohën e deklaruar, njëkohësisht me garazhin. Ka mungesë në dokumentacionin ligjor, mospërputhje të vlerës së garazhit, ndërsa secili dokument i paraqitur nuk kanë të njëjtën vlerë. Bashkëshortja nuk ka dokumentacion për justifikimin e të ardhurave, bizneset furrë buke dhe konfeksione.
Pasuria nr. 2, apartament 79m2 në Golem të Kavajës. Burimi i krijimit me të ardhura familjare. Nga hetimi administrativ konstatohet një mospërputhje e deklarimeve në 2003 dhe në 2018. Nuk ka deklaruar vlerën e apartamentit. Çmimi 1.980.000 lekë është sa gjysma për banesa sociale, përsa i përket asaj kohe. Subjekti e ka blerë shumë më lirë nga çmimi i tregut dhe e ka shitur rreth 30 mijë euro. Në deklaratën e 2007 nuk ka deklaruar nëse i ka shpenzuar këta 32 mijë euro apo jo. Në lidhje me konstatimet e KPK, ka prova që po shqyrtohen. 144 m2 apartament në Tiranë në pronësi të bashkëshortes, dhe garazh. 172500 euro, dhe garazhi. 196500 euro në total.
Nga hetimi administrativ, pas raportet e ILDKPI, rezulton se një këst me 49 mijë euro ka mospërputhje me kohën. Subjekti e ka shlyer shumën para nënshkrimin për një kontratë sipërmarrjeje. Të gjitha të padeklaruara në Veting. Kësti i dytë ka përputhshmëri, 60 mijë euro. Kësti i tretë 60 mijë euro, ka pasaktësi në të gjitha komponentët, kohë, shumë, vlerë.
Rezulton se këstet janë paguar në 2014 e jo në 2015, jo 63 mijë euro, por 58.500 euro. Nuk ka deklaruar në deklaratën Vetting këstin e fundit. Subjekti nuk ka të ardhura për pagesat e kësteve 1 dhe 3. Mungon dokumentacioni shoqërues për pagesat. Subjekti ka paraqitur provat për të nxjerr të kundërtën. 3 mijë metra 2 ullishte në Shkallnur dhe 2775 m2, burim ligji 7501, të bashkëshortes. Nga hetimi konstatohet se ka mospërputhje dokumentacioni për të dyja ullishtes, me dokumentacionit që disponojnë institucionet. Pasuritë janë fituar më numra të tjerë APTP-je. Mospërputhje me vendbanimin e të dyve, bashkëshortja figuron diku tjetër, ai diku tjetër. Një tjetër apartament në Kavajë, deklarohet se është blerë 55 mijë euro, e shitur më vonë, 95 mijë euro. Nga hetimi, KPK-së i ka rezultuar se nuk është deklaruar aktmarrëveshja. Moskoordinim edhe me kohën e pagesave. Kredi 82 mijë euro në një bankë të nivelit të dytë, me kolateral pasuri të subjektit dhe bashkëshortes. Në dokumentacion konstatohet se llogaria është e marrë në tre emra, bashkë me të birin. KPK konstaton mospërputhje lidhur me detyrimet e papaguara. Deklarim i pasaktë në deklaratën Vetting. 148 m2 apartament në Kavajë, i blerë me paratë e kredisë. Konstatohet se subjekti nuk ka deklaruar aksionet e djalit në PL Shpk, dhe 5 shoqëri të tjera . Mospërputhje deklarimesh për kohën kur është bërë ortak. Automjet Renault, 18.500 mijë euro, paguar me kredi në 2005 dhe kursime familjare. Nga hetimi i KPK ka rezultuar se ka mospërputhje të çmimit në deklaratat e 2005 dhe deklaratën veting, por edhe nga shoqëria që e ka shitur. Ka deklarim që nuk përputhet edhe me kohën.Shkollim të së bijës në Londër, ka mospërputhje me shumat e deklaruara.

Avokatët e Cenos: Subjekti ka dërguar provat përkatëse. Doja të specifikoja, në lidhje me kërkesat paraprake të Çenos, të cilat janë vënia në dispozicion të dosjes. E gjithë procedura e KPK e panjohur për ne, pasi kominikimi është bërë vetëm me email. Subjekti ka tentuar ta dorëzojë dorazi, por nuk është lejuar, pasi duhej të sillej vetëm me postë. Afati 10 ditor është konsumuar nga subjekti, ndësa KPK e na refuzuar.
Në lidhje me pasurinë, ka pasaktësi, nuk ka bërë rivlerësim të drejtë. Deklarimet kanë filluar në 2003-shin, ndërsa shumë detaje nuk janë kërkuar që të deklarohen, gjë që sot kërkohen nga KPK. Komik, fakti që bashkëshortja e subjektit rezulton pa të ardhura deri në ’96. Ajo nuk ka patur mundësi të nxjerri dokumentacion për këtë kohë pasi janë djegur në ’97-ën.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjyqtari petrit çeno korrupsioni kpk namik sadiku ndeshja ne madrid vettingu gjyqtari petrit çeno korrupsioni kpk namik sadiku ndeshja ne madrid vettingu

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen