LIVE UPDATES
Bota

Netanyahu: Izraeli e ktheu Hamasin “me vite prapa”

19 Maj 2021, 06:29 Nga DOSJA
Netanyahu: Izraeli e ktheu Hamasin “me vite prapa”

Bombardimi nëntëditor i Gazës nga ana e Izraelit “e ka kthyer Hamasin me vite prapa”, tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Ushtria izraelite dhe grupet militante palestineze në Gaza vazhduan të shkëmbejnë zjarr edhe gjatë ditës së sotme.

Përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund dhunës patën pak sukses. Franca paraqiti një projekt-rezolutë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në bashkërendim me Egjiptin dhe Jordaninë, duke bërë thirrje për armëpushim.

Hamasi, grupi palestinez që udhëheq Gazën, ka pësuar “goditje të papritura” dhe operacionet “do të vazhdojnë derisa të rivendoset qetësia për qytetarët izraelitë”, tha Netanyahu.

“Nuk kam asnjë dyshim se ne i kthyem ata për shumë vite prapa. Jam i sigurt se të gjithë armiqtë tanë e shohin çmimin që kemi për agresionin kundër nesh. Jam i sigurt se ata do ta mësojnë mësimin”, tha Netanyahu. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, së paku 215 palestinezë, përfshirë gati 100 gra dhe fëmijë, janë vrarë nga sulmet izraelite.

Në Izrael, 12 njerëz, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë nga sulmet e militantëve me raketa, kanë thënë zyrtarët atje. Dhuna është përshkallëzuar qysh më 10 maj, pas disa ditësh trazira pranë kompleksit të Xhamisë Al-Aqsa në Jerusalemin Lindor.

Izraeli llogarit se në fillim të konfliktit, fraksionet militante palestineze kanë pasur një arsenal prej rreth 12,000 raketash ose mortajash në Gaza. Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se deri të martën pasdite, militantët kanë hedhur rreth 3,300 raketa në Izrael, prej të cilave 450-500 kanë dështuar. Në orët e para të së mërkurës, Izraeli kreu disa sulme ajrore – shumica e tyre në qytetin Kan Jonis.

Sipas disa njoftimeve, dy militantë palestinezë u vranë nga sulmet e Izraelit që goditën një apartament në qendër të qytetit të Gazës. Agjencia humanitare e Kombeve të Bashkuara, Ocha, tha se 52,000 njerëz në Gaza janë zhvendosur – nga të cilët 47,000 janë larguar në shkollat e OKB-së.

Ngecja diplomatike

Në Nju Jork, takimi i fundit i Këshillit të Sigurimit të OKB-së përsëri nuk arriti të prodhojë ndonjë marrëveshje, se si të koordinohet përgjigjja ndaj dhunës. Franca tha se projekt-rezoluta e saj u përpilua gjatë një video-konference me udhëheqësin e Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, dhe mbretin e Jordanisë, Abdullah II.

SHBA-ja i bllokoi përpjekjet e mëparshme për të lëshuar një deklaratë të përbashkët të Këshillit të Sigurimit, që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm. SHBA-ja, BE-ja dhe fuqitë e tjera bënë thirrje për t’i dhënë fund konfliktit. Egjipti kërkoi që të ndërmjetësojë midis Izraelit dhe Hamasit.

Megjithatë, Izraeli tha se do të vazhdojë ofensivën e tij tani për tani, në përpjekje për t’i shkatërruar kapacitetet e Hamasit dhe të grupit tjetër militant, Xhihadi Islamik. Ambasadori palestinez në Kombet e Bashkuara, Riyad Mansour, e cilësoi si “të turpshëm” dështimin e Këshillit të Sigurimit për të shprehur një pozicion të unifikuar.

Çfarë e shkaktoi dhunën?

Luftimet midis Izraelit dhe Hamasit pasuan përleshjet e përshkallëzuara midis palestinezëve dhe policisë izraelite në një kompleks të shenjtë në Jerusalemin Lindor. Lokacioni konsiderohet i shenjtë si nga myslimanët, ashtu edhe nga hebrenjtë.

Hamasi kërkoi që Izraeli ta hiqte policinë prej atje dhe prej qarkut kryesisht arab, Sheik Jarrah, ku familjet palestineze përballen me dëbim nga ardhësit hebrenj. Hamasi nisi me hedhjen e raketave kur ultimatumi i tij nuk u dëgjua.

Marrë nga REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota lufta izrael-palestine lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë