LIVE UPDATES
Ekonomi

Nga Ertugruli tek ‘1001 netë’/ Teleshikuesit arabë të gozhduar para serialeve turke, impakti që u japin filmat

3 Shkurt 2021, 07:35 Nga DOSJA
Nga Ertugruli tek ‘1001 netë’/ Teleshikuesit arabë të

Rreth 15 vjet më parë, Turqia vuri në punë stacionin e parë televiziv satelitor dhe që nga ajo ditë ishte në gjendje që të transmetonte në të gjithë botën. Kështu lindi një zhanër serial popullor me emrin Dizi, që ishte i kuptueshëm për teleshikuesit në Lindjen e Mesme, që prisnin prej kohësh të shihnin në televizion histori që ishin më të afërta me ta se sa serialet limonadë nga Meksika, SHBA apo Koreja e Jugut.

Shumë prej 200 milionë familjet me televizion në Lindjen e Mesme, i pritën me kënaqësi heronjtë serialë shumë të pashëm dhe super romantik turq. Serialet ishin të sinkronizuara në gjuhën arabe, mbanin emra arabë dhe tregonin histori që lidheshin me fenë myslimane.

Drama, dashuri, sundimtarë të mëdhenj si në turqisht ashtu edhe në arabisht

Eksportet e preferuara të Dizit kombinojnë histori të kuptueshme për teleshikuesit, xhirime spektakolare dhe melodi të njohura. Seritë e prodhuara me shpenzime të mëdha, që shfaqen përditë me pjesë të përditshme 2 ose 3 orëshe, kanë të bëjnë me histori dashurie, martesa me shkuesi, familje të mëdha, patriarkat dhe luftë në emër të drejtësisë. Por suksesi i tyre nuk bazohet vetëm aty.

Një nga arsyet e suksesit është se Dizit e kanë kapërcyer kontrollin e autoriteteve turke të censurës, kështu që nuk përmbajnë “skena të turpshme dhe në kundërshtim me vlerat morale”. Mes tyre bëjnë pjesë lakuriqësia, aktet e dashurisë dhe puthjet me gjuhë, ndërkohë që lufta, dhuna dhe armët klasifikohen si “të siguruara”.

Arsyeja tjetër është se seritë shfaqen të sinkronizuara dhe jo me titra, dhe sinkronizimi bëhet në dialektin sirian të arabishtes që kuptohet nga pjesa më e madhe e arabëve, shumë më tepër se dialekti Fusha i arabishtes, pra arabishtes letrare. Deri tani në hapësirën arabe sinkronizoheshin në Fusha telenovelat e ardhura nga Meksika, SHBA apo Koreja e Jugut.

Dhe e treta, përmbajtja e filmave Dizi mund të përpunohet dhe kuptohet kollaj nga arabët. Që në vitin 2007, televizioni më i madh i botës arabe, MBC, Broadcasting Center e Lindjes së Mesme, arabo-saudite, pati blerë prodhimin turk “Gümüş” duke i ndryshuar emrin në “Noor”. Kështu u arrit suksesi i parë i madh, kur 92 milionë teleshikues filluan të ndiqnin historitë e dashurisë së heronjve kryesorë Noor dhe Mohannad (turqisht Mehmet).

Pak kohë pas saj pasoi telenovela “1001 netët” që u shit në 80 vende duke i ngritur një monument shekullit të artë, me filmin që i kushtohet jetës dhe dashurive të sulltanit të lavdishëm Sulejmani I. “Seritë e këtij filmi u panë nga më shumë se 500 milionë teleshikues në gjithë botën,” thotë Izzet Pinto, themelues i agjencisë Global Agency me qendër në Stamboll, e cila merret me distribucionin e filmave Dizi. Pas kësaj u rrit numri i turistëve arabë që vizitonin Stambollin dhe ndikimi turk filloi të rritej.

Telenovelat “anti-islamike”- Arabia Saudite i braktis

Në prill të 2020, pak para fillimit të Ramazanit, kryeministri i Pakistanit, Imran Khan bëri të ditur se televizioni shtetëror PTV do të transmetojë “Ringjalljen: Ertuğrul” një seri që ka ngjashmëri me “Game of Thrones”, të sinkronizuar në gjuhën urdu. Pas kësaj simpatia për presidentin turk Recep Tajip Erdoğan u rrit shumë në Pakistan. “Turqia islamike është shembull për Pakistanin,” i thotë Deutsche Welle-s James M. Dorsey, nga S.Rajaratnam School of International Studies.

“Ringjallja” përbën aktualisht një përjashtim, sepse ligjet e reja e ndalojnë sinkronizimin e filmave në mënyrë që të mbrohen prodhimet pakistaneze. “Dizit turke tani do të shoqërohen me titra dhe kuotat e shikimit kanë rënë shumë,” thotë Izzet Pinto. Pesë vjet më parë industria turke e televizionit nxorri në Lindjen e Mesme 80 milionë dollarë. Në vitin 2020 shuma ishte vetëm 15 milionë dollarë. ”Deri në vitin 2018 ai ka qenë tregu ynë kryesor i eksportit,” thotë Izzet Pinto. “Tani ekziston një bojkotim jozyrtar dhe të ardhurat kanë rënë me 80 përqind”.

Serialet turke nga njëra anë e kanë rritur prestigjin e Turqisë në botën myslimane, nga ana tjetër priten me kritika, si në Arabinë Saudite

Po ashtu janë larguar shumë nga blerësit e mëdhenj, që kur qeveria e Arabisë Saudite dhe televizioni MBC ndaluan blerjen e Dizeve turke në mars të 2018. Muftiu më i madh i Arabisë Saudite, shehu Abdulaziz al- Shehu e pajti quajtur “antimyslimane” dhe “subversive” serinë limonadë “Noor”, duke pretenduar se kanalet televizive që e transmetojnë këtë serial janë “armiq të Zotit dhe profetëve të tij”.

Një nga tregjet e tjera që Dizit kanë humbur është Egjipti. Aty u ndalua televizioni turk, pas puçit ushtarak që u krye kundër presidentit Mohammed Mursi, sepse Erdogani mbajti anën e tij. Përkrahja e Vëllezërve myslimanë dhe lëvizjeve të tjera myslimane është një nga argumentat kryesore që përdoren kundër Turqisë dhe transmetimit të prodhimeve turke televizive.

Telenovelat turke shpërndahen online

Megjithë goditjen e marrë në Arabinë Saudite dhe Egjipt, Turqia vazhdon të ketë sukses me eksportin e Dizeve të vet dhe bashkë me to botëkuptimit të vet, nëpërmjet platformave amerikane si YouTube, Netflix dhe Starzplay, nëpërmjet MBC dhe OSN nga Dubai.

Edhe rivalët e tjerë duan të marrin pjesë në këtë zhvillim: Seria “Kingdom of Fire”, “Mbretëria e zjarrit” që transmetohet që nga nëntori i 2019-ës, financohet me 40 milionë dollarë nga qeveritë e Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Historia që tregon filmi është e kundërta e “Ringjalljes”, dhe i tregon otomanët si “pushtues tiranë që e kanë shkatërruar botën arabe për shekuj me radhë”.

Drama historike e filmit luhet në shekullin e 16-të, në kohën kur Perandoria Osmane që ndodhej nën Sulltanin Selim I., pushtoi dinastinë e Mamlukëve në Egjipt. Megjithëse kjo luftë ka të bëjë me historinë, një brez i ri prodhues filmash në Arabinë Saudite mund ta shohin atë si luftë për të ushtruar ndikim në vitet e ardhshme. Princi trashëgimtar Mohammed bin Salman në Arabinë Saudite ka bërë të ditur se do të investojë dekadën e ardhshme 64 milionë dollarë në sektorin e kulturës së vendit.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale filmat turq turqia filmat turq turqia

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë