LIVE UPDATES
Editorial

Ngërçi politik rrezikon turizmin, anullohen turet nga Gjermania, Austria dhe Italia

31 Mars 2019, 05:18 Nga DOSJA
Ngërçi politik rrezikon turizmin, anullohen turet nga Gjermania,

Normaliteti i ri i protestave dhe ngërçit politik në vend është një tjetër pengesë që i shtohet sektorit të turizmit në garën përballë rajonit. Operatorët që, deri në dhjetorin e vitit të shkuar ishin optimistë, kanë ulur dozat, duke përsëritur zhargonin: të shpresojmë që do të jemi njëlloj si në 2018 duke e parë një rritje të mundshme si mision të vështirë.
Lajmi i keq është që efekti i situatës politike është ndier në anulime të tureve kulturore nga Gjermania, Italia dhe Austria dhe ky precedent mund të përsëritet në anulimin e charter-ave nëse situata rëndohet. Lajmi i mirë është që ka ende tregje të reja që po hedhin sytë nga Shqipëria, siç janë vendet baltike. Shqipëria është ende në pozicionin “start” të garës së saj për këtë sezon të ri veror, por pengesat në horizont janë shtuar.

Nga Nertila Maho

Në dhjetor të vitit të shkuar, teksa flisje me operatorët në sektorin e turizmit për pritshmëritë mbi vitin 2019, shumica e tyre shpreheshin optimistë. Kjo me të drejtë, sepse 2018-a ishte viti më i mirë i sektorit. Dozat e optimizmit gjithsesi ishin të kufizuara dhe askush nuk pretendoi se këtë vit do të kemi një rritje dyshifrore, duke dhënë një parashikim për rritjen mes 5-7%. Tre muaj më pas, duket se qëndrimi ka ndryshuar. Këtë herë, shprehja tipike pas pyetjes se si e presin sezonin turistik veror është: Le të shpresojmë se do të mbetemi në të njëjtat nivele me vitin e kaluar.

Por cilat janë arsyet e këtij ndryshimi? E para, duket se është situata e trazuar politike në vend. Tur-operatorët theksojnë se janë në kontakt të përditshëm me partnerët e huaj që bashkëpunojnë për t’ju dhënë atyre informacion sa më të rifreskuar mbi zhvillimet.

Videot me përplasjet e qytetarëve me Policinë e Shtetit, tymi i gomave dhe gazi lotsjellës kanë përcjellë imazhin e një vendi pa stabilitet dhe turistët e huaj që kanë rezervuar përmes agjencive të tyre ushtrojnë “presion” për të ditur më shumë në kohë reale.

Kjo situatë nuk sjell ndonjë plus për vendin dhe turizmin. Tashmë në një garë dhe synim për të arritur rajonin, situata politike është një pengesë më shumë që i shtohet, pas atyre ekzistuese që nisin me infrastrukturën e dobët, mungesën e shërbimit, amullinë e një sektori pa standardizim dhe kategorizim të strukturave apo informalitetin. Të gjitha këto tregojnë se sezoni turistik veror nuk do të jetë edhe aq i lehtë, por fatmirësisht ashtu siç ka pengesa, ka edhe lajme të mira.

Situata politike, tur-operatorët frikësohen se mund të anulohen rezervimet

Në Shqipëri, protestat janë kthyer në një normalitet të ri. Teksa siparin e ngritën banorët e “Astirit” në muajin nëntor, që kundërshtonin shembjen e shtëpive të tyre, për shkak të projektit të Unazës, një vatër e re protestash u hap tek Ministria e Arsimit. Studentët, për disa javë, qëndruan jashtë auditorëve me një listë të gjatë me kërkesa që qeveria u përpoq në mënyrë urgjente të plotësonte disa prej tyre.

E teksa u shua jehona e protestave të studentëve, radha ishte e protestave të opozitës. Deputetët e partive kryesore opozitare dogjën mandatet dhe tashmë prej javësh po organizojnë protesta të vazhdueshme përballë Kryeministrisë apo jashtë Kuvendit. Në këto protesta nuk kanë munguar as episodet e përplasjes së protestuesve me policinë dhe sidomos ato të gazit lotsjellës që, në fotot dhe lajmet që raportohen në mediat ndërkombëtare, duket se krijojnë dilema te pushuesit potencialë që mund të kenë drejtuar sytë drejt Shqipërisë.

Rrahman Kasa, menaxher i “Happy Tours”, shprehet se ka pasur anulime të tureve kulturore nga grupe që do të vinin nga Gjermania, Austria apo Italia. Pikërisht prej pasigurisë që kanë ndier, për shkak të tensionit politik, numri i anulimeve ka arritur në 13. Sipas tij, nëse situata rëndohet, anulimi i tureve kulturore mund të jetë një precedent që përsëritet në formën e anulimit të charter-ave gjatë sezonit turistik dhe ky do të ishte shkatërrim për sektorin.

Interes nga tregje të reja, hyjnë për herë të parë vendet baltike

Surpriza e këtij viti pritet të jenë turistët nga vendet baltike. Bëhet fjalë për vendet si Estonia, Letonia dhe Lituania që nuk kanë pasur prani më herët në vendin tonë. Parashikohet që gjatë sezonit të ketë deri në 3 chartera në javë nga ky grup vendesh dhe që do të vendosen në zonën e Golemit. Operatorët thonë se ka një rënie të numrit të polakëve, e reflektuar në total me 7 chartera në javë, nga 10 chartera një vit më parë.

Nordikët, nga ana tjetër, mbeten në të njëjtat nivele. Ka një tendencë për gjermanët dhe zviceranët, të cilët janë treguar më konservatorë në të shkuarën, por që kanë vendosur këtë vit t’i japin një shans Shqipërisë, në mënyrë më masive.”

E reja e këtij viti janë turistët nga vendet baltike, pra Letoni, Lituani dhe Estoni. Është një partneritet me operatorë që janë në këto vende dhe që kanë futur edhe Shqipërinë si destinacion në paketat e tyre dhe ka pasur një lloj interesi. Përveç këtyre, vijon interesi nga tregu gjerman dhe zviceran, por këto nuk janë kontrata me garanci.

Janë kontrata që merren me premtimin që do të zihen në sezon, bëhet rialokimi i dhomave, por ka një afat për lirimin e tyre. Dy javë apo tre javë para kohës së rezervimit mund të bëhet anulimi i tyre dhe nuk ka penalitet për operatorin, nëse ky i fundit nuk ka arritur ta shesë. Edhe ky grup ka ardhur me konceptin “shtrat dhe mëngjes”, shprehet Kasa.

Në Shëngjin, rritje e kërkesës për paketën “All Inclusive”,

Për të pestin vit, Rafaelo Resort, struktura më e madhe akomoduese në zonën e Shëngjinit, do të provojë veten me paketën “all inclusive”. Mark Gjinaj, administrator i resortit, shprehet se ky është viti i dytë që çekët dhe polakët do të vendosen në Shëngjin pranë hotelit sipas konceptit “all inclusive” (të gjitha të përfshira).

“Ne kemi vazhdimisht rezervime të reja. Këtë vit, turistët e parë vendosen pranë hotelit tonë në maj dhe rezervimet e fundit mbyllen me shtatorin. Grupet e para me kontrata i kemi me çekët dhe polakët, por së fundmi kemi nënshkruar kontratë edhe me tregun hungarez, ndërkohë që jemi në negociata me suedezët, italianët dhe zviceranët. Kapaciteti akomodues në total është 500 dhoma dhe të paktën 50% janë rezervime nga turistët e huaj, ndërsa pjesa tjetër janë turistë nga Kosova, por që jetojnë në vendet e Bashkimit Europian. Këta të fundit kanë rritur kërkesën për paketën tonë ‘all inclusive’”, shprehet Gjinaj.

Sipas tij, paketa për periudhën e qershorit dhe shtatorit varion nga 35-40 euro për person, ndërsa për periudhën korrik-gusht, kur është edhe piku i sezonit, paketa varion mes 50-55 euro personi në ditë. Lidhur me sigurimin e produkteve që duhen për të mbuluar paketat, Gjinaj shprehet se tashmë kjo pjesë është konsoliduar, duke qenë se prej vitesh operohet në këtë mënyrë, ndërkohë që edhe shërbimi dhe parashikueshmëria kanë ardhur në përmirësim.

Lidhur me problematikat që has sektori në përgjithësi, infrastruktura mbetet e para. “Ka ndërhyrje dhe ato sigurisht që bëhen në të mirë të bizneseve dhe sektorit, por problemi është që punimet që bëhen për rrugë apo kanalizime, kryhen gjithnjë në pikun e sezonit. Kjo ka krijuar shpesh pakënaqësi te pushuesit dhe mendoj se nga ana e institucioneve, duhet të gjendet një moment më i përshtatshëm për të bërë këto ndërhyrje, të paktën jo kur është sezoni në kulmin e vet”, – shprehet Gjinaj.

Interesi për Golemin, FAFA, gati për sezonin 2019, plane të reja investimesh

Në FAFA Resort, turistët e parë vijnë më 11 maj. Janë grupet e nordikëve që më pas do të vijojnë me polakët. Fatos Çerenishti, administrator i FAFA Resort, shprehet se për majin nuk do të punohet me kapacitetin e plotë.

“Ne si FAFA Group kemi kapacitet 1000 shtretër. Në maj, një pjesë e tyre është e rezervuar, sepse është ende herët. Të paktën 85% e kapacitetit është i dhënë me kontrata paraprake fikse, kurse 15% është për turistët që duan të bëjnë të vetëm rezervime. Këtë vit, përveç nordikëve dhe polakëve, po vijnë gjermanët dhe izraelitët, që po tentojnë të ripërsërisin kontratat. Ka një kërkesë edhe nga një kompani e madhe ruse, por që duan kapacitete më të mëdha akomodimi, ndaj mendoj se do të mbetet për më vonë”, shprehet Çerenishti lidhur me tendencën e turistëve që po frekuentojnë bregdetin e Golemit.

Ai nënvizon se edhe këtë vit, koncepti i paketave që po u ofrohet turistëve është “all inclusive”, pasi ka rezultuar një paketë e suksesshme. “U bënë të paktën katër vite që ne po operojmë me këtë lloj pakete dhe është konsoliduar vit pas viti. Nuk kemi pasur probleme me sigurimin e produkteve. ‘All inclusive’ është më i lehtë dhe i menaxhueshëm për ne. Kemi gërshetim të kuzhinës shqiptare me kuzhinën ndërkombëtare. Mundohemi të përshtatemi sipas vendeve nga vijnë turistët, duke përfshirë edhe ndonjë preferencë tradicionale të tyren”, shprehet administratori i FAFA.

Lidhur me situatën e përgjithshme në vend, ai nënvizon se agjencitë e huaja kërkojnë shpesh informacion mbi zhvillimet, por që në përgjithësi, u thuhet se janë probleme të brendshme dhe të izoluara që nuk kanë lidhje me turizmin. Por nuk është vetëm politika ajo që shqetëson në fakt bizneset që operojnë në sektorin e turizmit. Ende ka nevojë për përmirësime në infrastrukturë. Gjithsesi, sipas Çerenishtit, turistët e njohin disi realitetin shqiptar dhe nuk kanë iluzione se do të kënaqen pafund.

“Ideja është që çdo vit vjen duke u përmirësuar si industri. Kjo ka të bëjë me faktin se bizneset e dinë se çfarë kërkojnë turistët nga njëra anë por, nga ana tjetër, edhe turistët nuk kanë iluzione që do të gjejnë gjithçka të përsosur këtu dhe do të kënaqen pafund. Ata duan më shumë shërbimin. Sigurisht që vijnë dhe për bregdetin, por më shumë vlerësojnë shërbimin dhe pikërisht këtu duhet të fokusohemi edhe ne”, shprehet Çerenishti. Ai thekson se është rritur interesi për Shqipërinë edhe nga tregje të reja që, pavarësisht se nuk kanë prezencë aktuale, kanë ardhur për të marrë informacion.

Këtu bëjnë pjesë edhe agjenci nga tregjet aziatike që kanë kërkuar të dhëna dhe kjo është në interes të Shqipërisë. “Këto janë tregje që shihen me interes, sepse nuk e kërkojnë me ngulm diellin dhe si të tillë, bëjnë që sezoni të jetë më i gjatë. Në finale, kjo mbetet një sfidë e përgjithshme për sektorin, që të kemi një sezon sa më të gjatë. Aktualisht, ia kemi dalë që të kemi një sezon deri në fillim të tetorit”, shprehet administratori i FAFA Group. Për t’iu përgjigjur rritjes së interesit për Shqipërinë dhe kërkesës për kapacitete akomoduese shtesë në zonën e Durrësit, FAFA synon që të nisë vitin tjetër ndërtimin e një hoteli të ri, i cili pritet të ketë të paktën 200 dhoma.

Marrë nga Monitor 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial anullohen turet ngërçi politik sutata e turzimit në vend anullohen turet ngërçi politik sutata e turzimit në vend

Sondazh

Poll
Editorial 30 Mars 2019, 13:34

Në të sëmës shkofshin PS e PD!

Më 10 prill 2017, bashkë me shkrimtarë të tjerë, u ftova në çadrën e ngritur nga PD në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit”. E prita ftesën me kënaqësi, por m...

Editorial 27 Mars 2019, 12:57

Trio e vendosur

Presidenti kinez Xi Jinping do të preferonte të fliste një nga një me secilën nga qeveritë europiane. Kështu do të nxirrte përfitime më të mëdha për vendin e ti...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje