LIVE UPDATES
Editorial

Dardha dhe përralla e bukur e 100 netëve fshatrave

27 Mars 2019, 11:53 Nga DOSJA
Dardha dhe përralla e bukur e 100 netëve fshatrave

Rreth 100 netë më parë, nisi përralla e bukur e 100 fshatrave.

Une nuk kam qenë në të gjithë fshatrat ndaj, po shkruaj për njerin prej tyre – Dardhë -ashtuquajtur “fshati turistik më i vizituar në Shqipëri”. Gjithsesi, mendoj se ja vlen përgjithësimi sepse besoj që, pak a shumë i njejti skenar ndodh në të 99 fshatrat e tjerë si dhe 1001 fshatra që do pasojnë perrallën.

Nisi kështu: Më lajmëruan Dardharët përtej oqeanit që po ndodhte.

BE, institucioni inicues, bëri një promocion të targetuar ala “Lazer focus” që mua nuk më mbërriti sepse, me sa duket promocioni synonte vendet jashtë Shqipërisë, pikërisht ato ku reklama e BE dhe institucioneve të tjere të përfshira është më e dukshme. Smart move!

Shqiptarët dihet që nuk i interesojne kujt (fatkeqësisht).

Aq i “mire”-targetuar ishte promocioni sa, edhe një mikesha ime, pjese e mikpritesve të delegacionit të parë, me të drejtë mendoi që vizita ishte koefidenciale dhe më qortoi që e shpërndava lajmin.

Une dihet që jam “llafazane” tej limiteve të lejuara (atyre që janë krijuar artificialisht për të ruajtur sekretet): Jo vetëm që e hapa lajmin (pa pagese e interes) sa munda por edhe vajta në Dardhë (me shpenzime personale e pakëz kontribut mikpritje).

Nisi bukur si të gjitha përrallat. Në sheshin e shkollës 300 vjecare, u kërcye e këndua, u mbajtën fjalime frymezuese e mallëngjyese…me pak fjalë u bë festë e madhe. Festa u mbajt nga mikpritësit.

Me aq sa di unë(që s’di asgjë), Bashkia Korcë u tha që do rimbursoheshin për cdo gjë që e dhanë falas por, kurrë nuk ndodhi. Gjithsesi, sa kohë qe burimet e mia të informacionit nuk guxojnë të shprehen publikisht, po e lemë ne rangun e thashethemeve edhe këtë.
Romana Vlahutin, shkëlqente atë ditë.

Të gjithë djemtë u dashuruan me të.

Ishin edhe Niko Peleshi (ate kohë minister i Bujqësisë), Mirela Kumbaro(Ministre e Kulturës apo si quhet Ministria përkatëse) si dhe funksionarë të tjerë përvec fshatarëve (qytetarëve) të Dardhës. Dita ishte e bukur dhe festa, më e bukur akoma.
U premtua që vuajtjeve u erdhi fundi. BERZH (Banka Europiane për Rindertim e Zhvillim) do rregullonte më në fund rrugën-problemin më të madh të Dardharëve e vizitorëve. Pse mos ta bëjë fundja. Paguhet. BE do merret me rregullimet e vogla brenda fshatit. Do jepeshin kaq e aq per bujtinat , dyqanet, qendrat multifunksionale, shëndetësine…Gëzimi në maksimum!!!

Unë i dua përrallat dhe besoj kollaj.

Shkova dhe bisedova. Bëra Lobing(sic quhet në English, gjuha që sundon botën bashkë me botën e diplomacisë) sa munda. Fola me Romanën, Zevendësin e saj që tani është kreu i BE në Tiranë, Nikon, mora me vete një shishe likeri BIO per Kumbaron(sepse e pëlqeu shumë dhe ja sollën në Tiranë) dhe ja dorëzova….Ngrita nje projekt (për mua të mrekullueshëm) zhvillimi, bëra takime në Tiranë me Sofiolen e Tesilen(pjese e stafit te Pepambukut)….mora shumë buzeqëshje në këmbim dhe….një gur në trastë. Sikur të mos mjaftonte kjo, me sa duket “guri” ishte i rëndë dhe theva këmbën…Bisedimet i vazhdova ama edhe në karrike me rrota.

Cfarë shoh të jetë bërë deri tani(so far):

Une, Ti, AiAjo….ende besojmë në përrallat POR….me pak fjalë nuk është bërë asgjë!!!

Përkundrazi.

Dardhën nuk e kam gjetur kurrë (në 5 vitet që shkoj atje për shërim) më të trishtë se sot.

Nëse nuk hapet Hotel-Bujtina Iliri, në rrugë nuk kalon as qen e as mace, jo më njeri. Bujtina rri cdo ditë e më e mbyllur. Rruga, më e shkatërruar se kurrë. Bëjnë gjasme sikur e rregullojnë por, HIC. Nisen njerzit që duan të shlodhen por, kthehen se nuk hipin dot deri në Dardhë.

Hotel Dardha, Hotel i mrekullueshem me katër yje, nuk di se sa dhjamë po tret nga ai që ka depozituar me mund në breza. Cdo ditë hapet por, ha veten (mjafton që ndez kaldajën dhe është direkt me minus të madh, pa llogaritur personelin). T

jetër hotel është ngritur më tej, Nova Dardha me investim fantastik por, nëse nuk shtrohet rruga, edhe ky biznes do pendohet. Mos flasim për Shtëpitë pritëse, Hotelin tek uji i qelbur, Hotel Alpin, Hotel Mihallari (ku nuk arrita të pij kafe sepse, hic njeri në fshat) apo banorët e thjeshtë.

Fshati po vdes! Eshtë kthyer në fantazmë tashmë. E nëse Dardha, fshati turistik më i vizituar ështe fantazmë , kështu është i gjithë turizmi Shqiptar.

Vlahutini që ishte tepër e dashuruar me Korcën e Dardhën, iku pa nisur projekti. Për atë që është tani në krye të misionit të BE në Tiranë, nuk mund të shprehem por, dyshimet e mia janë që nuk ka të njëjtën predispozitë të paraardhëses.

Peleshi dhe Kumbaro nisën por, nuk janë më në qeveri (megjithëse thonë-thashetheme këto- që Peleshi ende ka më shumë në dorë akoma se kryetari aktual i Bashkisë Korcë). Në Dardhë (dhe besoj edhe në 99 fshatrat e parë të përfshirë në projekt) nuk po ndodh asgjë nga ato që u premtuan, përkundrazi.

Qytetaret e mbetur janë bërë tejet pesimistë. Aq pesimiste sa, edhe kur unë nis të flas më sulmojnë: Hë me ti boll!!! Ke tre vjet që na tregon përralla dhe asgjë nuk bën. Nuk kanë faj. Hic kam bërë edhe unë me gjithë deshirën, projektet dhe mendimet (që, për hir të së vërtetës kanë të paktën tre vjet që flenë e zgjohen në Dardhë).

Do thoni me të drejtë që, kështu është e gjithë Shqipëria. Po, e vërtete dhe ka një arsye pse.  Njerzit kanë harruar të përdorin trurin e tyre. Populli është ndarë në dy kampe. Tirana është kthyer në Kryeqytetin e protestave. Gjithë kohës luftë. Bulevardi yne i dashur është kthyer në shesh beteje.

Emigrantët thonë: Sa mirë që ikëm. Qytetarët thonë: Ah sikur të kishim ikur!! Puna ka NGRIRE. Administrata e hutuar, populli i frikësuar, Qeveria e sulmuar, Opozita e zaptuar…me pak fjalë, si të gjitha perrallat, edhe kjo e 1001 neteve do jetë një FIASKO!!!
Do ndodhe kështu nëse….Ku i dihet, mbase edhe mund të ndodhë ndryshe pra, QYTETARET të nisin e të behen ZOT.

Si mund të ndodhë kjo?

Po ju jap një shembull krejt personal: Mbyllni TV. Mos mbani telefonë të mencur. Nisni të mendoni me trurin tuaj si dhe të kujtoni keshillat e prindërve, gjyshërve. Mbahuni fort tek rrënjët. Punoni cdo ditë, edhe pa pagesë. Duajeni njeri tjetrin dhe sidomos, mos u ndani ër pikpamje politike.

KTHEJINI KURRIZIN POLITIKES!!!

Një pushtet vdes nga harresa, indiferenca. Mos e ushqeni.

Ende besoj ne perrallat dhe, ende besoj që një QYTET si Dardha(një vend si Shqipëria) mund të shpëtohet POR, këtë mund ta bëjnë vetëm ata që e duan.
E njëjta gje vlen edhe për cdo qytet, fshat, vendbanim tjetër.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial dardha monika spahivogli projekti 100 fshatrat dardha monika spahivogli projekti 100 fshatrat

Sondazh

Poll
Editorial 22 Mars 2019, 15:38

Kur të dyja alternativat janë më të këqijat!

Derisa lexoj për betejën e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar me Brexit-in, asociacioni im i parë gjithmonë është i ndërlidhur me Stalinin. Në fundvitet 1920...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë