Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
MAQEDONIA E VERIUT-Qeveria do të përkushtohet deri në verë në zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë, por jo më gjatë se aq. Ministri i Jashtëm Bujar Osmani tha se javët e mbetura janë ndoshta mundësia e vetme që të shpëtohen marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes dhe të mos prishet ajo që është arritur deri tani. Pas kësaj kohe, Shkupi thotë se nuk ka më energji për t’u përkushtuar tërësisht në atë çështje siç ka bërë deri më tani, shkruan Alsat.
“Mendoj se jemi të detyruar të mos i ekspozojmë më qytetarët në frustrime dhe dëshpërime të tilla të pafundme. Do të duhet një ditë të vendoset pikë dhe të thuhet “mjaft është më”. Ne nuk mund të kemi më qasje të këtillë ku qeveritë do të jenë tematike ku do të merren vetëm me një çështje dhe me një shpresë. Do të duhet të fokusohemi brenda dhe të vazhdojmë me reformat dhe me evropianizimin e shtetit por s’do të ketë energji më të vazhdohet si deri tani”, tha Bujar Osmani, ministër i Jashtëm
Sigurisht se kjo, sipas ministrit Osmani, nuk e vendos në pikëpyetje Marrëveshjen për fqinjësi të mirë të vitit 2017.
Komunikimi me Sofjen vazhdon dhe qeveria pret që dialogu të konkretizohet gjatë javëve të ardhshme. Nëse do të ketë një marrëveshje, ajo do të jetë gjithëpërfshirëse për të gjitha çështjet e hapura, ku do të definohet edhe koha e zbatimit të tyre. Osmani thotë se brenda periudhës së mbetur edhe opozita duhet të jetë konstruktive dhe ta kuptojë momentin. Sipas tij, bllokimi i paralajmëruar i Kuvendit, sigurisht se është një pengesë në këtë drejtim.
“Ky tentim për bllokim të Kuvendit e çon ujin në drejtim të atyre që kërkojnë alibi se Maqedonia e Veriut është ajo e cila nuk është konstruktive në këtë proces, nuk mund të zbatojë një pjesë të obligimeve të saja dhe nuk është e gatshme për Bashkimin Evropian”, tha Bujar Osmani, ministër i Jashtëm
Deri tani, nuk ka takim të paralajmëruar të nivelit më të lartë politik me Sofjen për javët e ardhshme edhe pse deri në Samitin e BE-së në qershor mbeten edhe pak javë. /Alsat.mk/
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
KOSOVË– Dogana e Kosovës ka zhvilluar një aksion ditën e sotme në Graqanicë, Ranillug, Shtërpcë si dhe komuna të tjera, ku nga nëntë farmacitë e insp...
RUSI– Parada ushtarake vjetore në Sheshin e Kuq të Moskës ka një rëndësi të re këtë vit, pasi forcat ruse vazhdojnë sulmin e tyre dy-mujor në Ukrainë. Ndë...
KOSOVË– Një efektiv i Policisë së Kosovës ka vrarë vëllanë e tij. Mediat e Kosovës shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gushtericë të L...
KOSOVË– Mediat e Kosovës kanë zbardhur emrat e efektivit të policisë dhe të vëllait që u zunë këtë mesditë dhe për pasojë një prej tyre përfundoi i v...
KOREA E VERIUT– Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike nga nëndetëse në brigjet lindore të gadishullit, sipas Koresë së Jugut dhe Japonisë. Nëse ...
AFGANISTAN- Talibanët nxorën një dekret përmes së cilit ata ua ndalojnë grave afgane që të dalin në publik pa mbulesë. Ato pas këtij vendimi do të jenë të oblig...
RUMANI- Zonja e parë e SHBA-ve Jill Biden ka lavdëruar qeverinë rumune dhe organizatat e ndihmës pas takimit me gra dhe fëmijë ukrainas që kanë ikur përtej kufi...
Këshilli i Sigurimit të OKB-së, dy muaj pas marshimit të Rusisë në Ukrainë ka rënë dakord për herë të parë në një pozicionim të përbashkët në lidhje me luftën. ...
UKRAINË– Kievi publikoi sot një video që dyshohet se kap momentin kur një dron ukrainas godet një anije ruse që po mbronte trupat e Putinit në Fidoni...
Nga Financial TimesTanket britanike Challenger 2 vërtiten në fshatrat polake. Trupat e elitës franceze të forcave speciale vëzhgojnë bregun e Detit të Zi të Rum...