LIVE UPDATES
Insights

Një milionë lekë rrogë nuk mjafton!

23 Maj 2019, 08:49 Nga DOSJA
Një milionë lekë rrogë nuk mjafton!

Nëse punon në Tiranë prej disa vitesh si inxhinier (apo një profesion tjetër të ngjashëm) gjasat janë që merr 700 000 deri në 1 000 000 Lek (te vjetra) neto rrogë mujore. Le te themi që merr maksimumin, 1 000 000 Lek. Nëse ti ke disa vite që punon (p.sh. 10 vite) gjasat janë që ke dhe një familje me dy femijë dhe bashëkshorten. Nese nuk ke trashëguar një shtëpi nga prindërit ti paguan qeranë ose kredinë me siguri; supozojmë që paguan qeranë. Le të fillojmë të bëjmë bilancin ekonomik nga data 1 e muajit sapo ke marrë rrogën.

Dita 1: More rrogën, 1 000 000 Lek. Super!

Para se të dalësh nga shtëpia për në punë duhet të sistemosh fëmijët; njërin e nis për në kopësht, tjetrin e lë në shtëpi me dado. Kështu bën shumica pasi kushtet dhe oraret e kopshteve shtetërorë janë krejt të pa-përshtatshme. Kopështi privat kushton mesatarisht 200 000 Lek në muaj me gjithë transport, po aq kushton edhe dadoja pak a shumë. Pra iken 400 000 Lek që në mëngjes. Nëse ti punon në një firmë te vogël që nuk ta garanton transportin (dhe shumica e firmave dihet që janë të vogla) gjasat janë që ti përdor makinën tënde. Për të përshkuar Tiranën mes përmes në orarin pik duhen rreth 45-60 minuta mesatarisht dhe nëse ke një makinë të vjetër (si shumica) me motor mesatar ajo harxhon mesatarisht 5000 Lek për këtë rrugë; shto edhe rrugën e kthimit bëhen 10 000 Lek karburant në ditë. Nëse firma jote respekton Kodin e Punës së Republikës së Shqipërisë atëhere ti punon 20-21 ditë në muaj, pra ti harxhon rreth 200 000 Lek karburant në muaj. Nëse ti paguan qeranë diku më afër periferisë se sa qendrës, për nje apartament 2+1 pjesërisht të mobiluar atëhere ti paguan rreth 300 000 Lek.

Dita 2. Supozojmë që në ditën e dytë vijnë faturat (ujë, drita, mirëmbajtje pallati, etj).

Në Tiranë një familje e vogël si kjo që po analizojmë harxhon mesatarisht 20 000 Lek ujë Ujësjellësi, 50 000 Lek energji elektrike, 10 000 Lek gaz, 10 000 Lek mirëmbajtje pallati. Total 100 000 Lek në muaj utilitete, pa përfshirë telefon dhe internet. Le ti mbledhim shpenzimet derimë tani: 200 000 + 200 000 + 200 000 + 300 000 + 100 000 = 1 000 000 Lek Ups! Që në ditën e dytë mbaruan Lekët e muajit dhe nuk kemi folur ende për ushqim, veshmbathje, spital e ilaçe, etj. Nëse nuk ke të ardhura të tjera, ti je i falimentuar qysh në fillim. Nëse bashkëshortja punon dhe të ardhurat e saj janë të mjaftueshme për të mbuluar konsumin mujor të familjes plus shpenzimet për doktorë e ilace atëhere jeni me fat. Pra nga 30 ditë që ka muaji, vetëm dy ditë duhet te jetojmë, sipas qeverisë, ndërsa 28 ditët e tjera duhet të ngrijmë (mos të konsumojmë asgjë). Kjo është tabloja ekonomike e nje familje të shtresës së mesme në Tiranë, sot e disa vjet. Prandaj nje numër i madh familjesh shkatërrohen, shumica e inxhiniereve dhe mjekëve ikin ose kërkojnë të ikin nga ky vend. Prandaj shkalla e divorcit ka arritur shifrat më te larta ndonjëherë me shkaktar kryesor ekonominë. Prandaj depresioni dhe vetëvrasjet janë fenomene gjithnjë e më të shpeshtë. Prandaj duhet që të flasim me njëri-tjetrin për këto probleme dhe te bashkojmë zërat derisa zëri ynë të çohet ne kupë të qiellit e t’u buçasë fort qeveritarëve.

Përse të prishet familja ime, familja jote? Le të prishet rehatia dhe qetësia e atyre qeveritarëve që paguhen nga taksat tona pikerisht për të na garantuar balancë ekonomike e qetësi sociale që të mund të punojmë e jetojmë te qetë.

Ne duhet të kuptojmë që vendi ynë nuk është i varfër, përkundrazi është shumë i pasur, është në krye të listës për pasuri natyrore për frymë në Europë. E përkundër kësaj, sistemi ynë politik ja ka dalë ta rendisi vendin tonë në fund të listës për të ardhura për frymë në Europë.

Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që nuk jemi të varfër por jemi të vjedhur. Jemi të vjedhur dhe të mashtruar madje. Shikoni raportet vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit; përvit raportojnë miliarda Lek shkelje dhe abuzime. Vetëm për vitin 2018 KLSH raporton 193 000 000 Euro dëm ekonomik dhe 1.7 miliardë Euro ishte vlera totale e projekteve të afektuara.

Ja pra përse rrogat tona nuk rriten. Ja pse ne mbetemi të varfër.

Ti sot e ke një mundësi të flasësh e ta çosh zërin tënd lart, ke Nisma Thurje që ka marrë angazhim të grumbullojë firmat e nevojshme për të ndryshuar sistemin zgjedhor me lista të mbyllura i cili ka prodhuar këtë sistem shtetëror. Për këtë na duhet ndihma jote. Nëse ti e identifikon veten më sipër, mos nguro, firmos Peticionin për ndryshimin e kodit zgjedhor TANI. Mund ta bësh online te www.nismathurje.al ose në një nga stendat tona që janë prezente në Tiranë dhe në shume qytete të tjera. Kur ne bashkohemi ata dridhen! Eja, bashkohu për veten, për familjen tënde!

Marrë nga: Nismathurje.al

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog dritan brakaj rroga dritan brakaj rroga

Sondazh

Poll
Insights 19 Maj 2019, 13:54

Ngrije zërin, ji vetvetja!

E keni vënë re se sa e lehtë është të bëhesh pjesë e një grupi nëse bie gjithnjë dakord me të dhe nuk i del kundër? Nga ana tjetër, e keni vënë re sesa e tendos...

Insights 17 Maj 2019, 16:35

Faqja e zezë

Vetëm mund të supozojmë se si janë ndjerë viktimat e dhunës seksuale dhe familjarët e tyre kur kanë parë në televizor se si një deputete e Kuvendit të Kosovës k...

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit