LIVE UPDATES
Insights

Një dashuri e re e popullistëve zviceranë për shqiptarët?

16 Maj 2019, 15:00 Nga DOSJA
Një dashuri e re e popullistëve zviceranë për

Në vjeshtë në Zvicër do të mbahen zgjedhjet parlamentare. Partia Popullore e Zvicrës (SVP) tani ka zbuluar njëfarë dashurie për komunitetin shqiptar, të cilin me vite e ka stigmatizuar egërsisht. Disa eksponentë të SVP-së janë angazhuar madje në themelimin e Odës Tregtare Zvicër-Kosovë. Por kjo nuk është arsye që shqiptarët me shtetësi zvicerane të përkrahin SVP-në. Kjo parti duhet ende të dëshmojë se ka ndryshuar qasjen ndaj shqiptarëve.

Nga Enver Robelli

Shqiptarët dhe Partia Popullore e Zvicrës (SVP) – kjo nuk është një histori dashurie. «Shqiptarët masakrojnë zviceranët» – me këtë mesazh të shkruar mbi posterë të mëdhenj SVP e pati mbuluar Zvicrën para disa viteve. Dy hajdutë shqiptarë kishin sulmuar me thikë një zviceran dhe kjo ngjarje kriminale mjaftoi që krerët e partisë të stigmatizojnë të gjithë shqiptarët në Zvicër. Drejtësia zvicerane i ka dënuar disa eksponentë të SVP-së për këtë fjalor dhe këtë fushatë diskriminuese.

Në revistën «Weltwoche», të cilën e drejton deputeti i SVP-së, publicisti gjuhëbrisk dhe provokatori, Roger Köppel, shqiptarët vazhdimisht përshkruhen me fjalë fyese, ndërsa gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit në Rusi futbollistët e Zvicrës me origjinë shqiptare si Xhaka, Behrami e Shaqiri u quajtën «mercenarë nga Ballkani». Në vitet ’90 kudo në kantonin e Zürichut mund të shihje posterë me mesazhin: «Kosovo-Albaner – NEIN», jo shqiptarëve të Kosovës. Për çka bëhej fjalë? Autoritetet kishin vendosur t’ia jepnin 100 mijë franga një organizate humanitare, e cila do të përkrahte familjet refugjate shqiptare. SVP ishte kundër dhe këtë kundërshti e shprehte me një fushatë raciste.

Kohëve të fundit disa eksponentë të SVP-së duket se po përpiqen t’u tregojnë shqiptarëve se partia e ka ndryshuar kursin ndaj tyre. Deputeti Alfred Heer, i cili nuk i përket krahut militant të partisë, madje shpeshherë është edhe simpatik, është angazhuar në themelimin e Odës Tregtare Kosovë-Zvicër. Ai thotë se ideja ka lindur pasi kishte njohur një shqiptar në Zürich, pronar i një restoranti. Heer ka qejf të kalojë sa më shumë kohë nëpër kafehanet e Zürichut, sidomos në Kreis 4, në qarkun e katërt të Zürichut, aty ku pulson jeta, aty ku nganjëherë ritmet e natës të kujtojnë ndonjë lagje latinoamerikane, aty ku edhe shqiptarët luajnë një rol – si pronarë restorantesh, para së gjithash.

SVP ka qenë e koncentruar kryesisht në dy tema: kundër imigrimit (ardhjes së të huajve) në Zvicër dhe kundër integrimit të Zvicrës në Bashkimin Europian. Në sytë e publicistit Roger Köppel Brukseli është si Stalingradi. Por këto dy tema – të huajt dhe BE – nuk po i tërheqin më votuesit, tani shumë zviceranë interesohen për ruajtjen e ambientit dhe çështjet që lidhen me klimën. Muajve të fundit mijëra njerëz kanë dalë në rrugë për të protestuar për mbrojtjen e klimës. SVP nuk shquhet si mbrojtëse e klimës, por si mbrojtëse e shoferëve. Sa më shumë vetura, aq më mirë. Kur ndonjë funksionar i lartë i SVP-së pret në kolonë veturash, shpejt i humb nervat dhe në Twitter akuzon qeverinë, e cila ka lejuar aq shumë të huaj të vijnë në Zvicër. Të huajt janë fajtorë kujdestarë. Në zgjedhjet e mbajtura së fundi në disa kantone SVP ka pësuar disfatë. Partinë e ka përfshirë paniku se mund të pësojë një humbje të madhe edhe në zgjedhjet parlamentare në tetor.

Ndonëse themeluesit e Odës Tregtare Zvicër-Kosovë nga radhët e SVP-së thonë se angazhimi i tyre është tërësisht jopolitik, qasja e re e përzemërt ndaj shqiptarëve mund të jetë edhe kalkulim elektoral. Por kjo nuk është arsye që shqiptarët me shtetësi zvicerane të përkrahin SVP-në për aq kohë sa kjo parti nuk shpreh keqardhje publike për njollosjen e vazhdueshme të tërë komunitetit shqiptar në Zvicër dhe nuk dëshmon se vërtet ka ndryshuar qasjen.

Themelimi i Odës Tregtare Zvicër-Kosovë dhe angazhimi i deputetëve të SVP-së është një hap i mirë, por komuniteti dhe biznesmenët shqiptarë në Zvicër duhet të kujdesen që kjo Odë Tregtare të mos ketë vetëm imazhin e një shoqate të dominuar nga SVP. Në ceremoninë e themelimit zyrtar të Odës që u mbajt të mërkurën në një restorant jopretencioz në periferi të Zürichut, mori pjesë ministri i Ekonomisë i Zvicrës, Guy Parmelin. Në fjalën e tij ai tha se pa futbollistët shqiptarë Zvicra nuk do të ishte kaq e suksesshme, por as Kosova pa trajnerin e saj zviceran. Pastaj Parmelin tha se artistët e muzikës nga Kosova janë idhuj për shumë të rinj zviceranë – kjo ishte mbase një ironi therëse e ministrit duke pasur parasysh praninë mediale të një repereje kosovare të dyshuar për mashtrim. Nga bashkëpunimi ekonomik mes Kosovës e Zvicrës Parmelin s’kishte shumë gjëra për të numëruar. Përmendi se pronarja e Air Prishtina, Lejla Ibrahimi-Sallahu, ka blerë pjesën zvicerane të kompanisë ajrore Germania, ndërsa në Graçanicë një ish-diplomat zviceran ka ndërtuar një hotel dhe se firma Frutomania ka arritur disa suksese në shitjen e lëngjeve.

Në vitin 2017 Kosova ka eksportuar në Zvicër mallra në vlerë prej vetëm 27 milionë franga (mobile, materiale plastike, pjesë automjetesh), ndërsa Zvicra ka eksportuar mallra në vlerë prej 40 milionë franga (ilaçe, prodhime bujqësore, makina). Kryetari i shoqatës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, Hans-Ulrich Bigler, i cili është deputet i Partisë Liberale (FDP), tha para të pranishmëve në aktin e themelimit zyrtar të Odës Tregtare Zvicër-Kosovë se ka shumë shanse për zhvillimin e biznesit dhe bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Njohuritë e tij mbi kushtet e biznesit në Kosovë ishin mbresëlënëse dhe larg më të mira se ato që u dëgjuan në shumicën e fjalimeve të politikanëve kosovarë. Fjalimet e këtyre të fundit mund të përmblidhen me një fjali: shumë falënderime e patetikë, pak oferta e shifra konkrete. Një përjashtim i vogël ishte fjala e ministrit për Zhvillim Ekonomik, Valdrin Lluka. Sa i përket delegacionit nga Kosova mund të thuhet vetëm kaq: ka mundur të jetë numerikisht shumë më i vogël.

Nga pala kosovare u potencua se Zvicra është ndër investitorët e rëndësishëm në Kosovë pas Gjermanisë dhe Turqisë. Por, kjo është gjysma e së vërtetës. Investimet nga Zvicra nuk kanë të bëjnë gati asgjë me zhvillimin ekonomik, sepse bëhet fjalë për shqiptarë të diasporës që blejnë banesa apo shtëpi në Kosovë. Kështu përkrahet pak sektori i ndërtimtarisë. Me rëndësi jetike për Kosovën janë dërgesat financiare nga diaspora në Zvicër. Këto para harxhohen kryesisht për konsum.

Sipas gazetës «Neue Zürcher Zeitung» (NZZ) përkundër tatimeve të ulëta për ndërmarrje, interesimi i investitorëve ndaj Kosovës është i vogël. Tregu i vogël, infrastruktura joefikase, burokracia, pasiguria sa i përket furnizimit me energji janë disa nga pengesat kryesore për zhvillimin ekonomik të Kosovës, thekson kjo e përditshme. Duke pasur parasysh papunësinë e madhe (30 për qind, ndërsa në grupmoshën mes 15 dhe 24 vjet 55 për qind, gjë që është shifër alarmante), largimi nga vendi për shumë kosovarë mbetet strategjia më efikase për të përmirësuar gjendjen personale ekonomike. NZZ parashikon se edhe në të ardhmen shumë kosovarë do të jenë të interesuar të mërgojnë në Zvicër, gjë që assesi nuk do t’i pëlqejë një pjese të SVP-së.

Oda Tregtare Zvicër-Kosovë mund të ketë shumë punë. Por parakusht për të arritur suksese është profesionalizimi i saj me personel nga pala shqiptare. Tani për tani diçka e tillë nuk është e dukshme. Fatale do të ishte nëse kjo Odë Tregtare shfrytëzohet si karrem për të marrë ndonjë votë nga komuniteti shqiptar. Për komunitetin shqiptar gjithsesi ia vlen që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të shikojë edhe nga qendra liberale dhe nga Partia Socialdemokrate, e cila jo vetëm ka luftuar racizmin ndaj shqiptarëve, por edhe ka punuar në krijimin e kushteve për integrimin e shqiptarëve, pa harruar këtu edhe përkrahjen e ministres së dikurshme të Jashtme, Micheline Calmy-Rey, për pavarësinë e Kosovës. Për këtë përkrahje kjo politikane socialdemokrate edhe sot kritikohet nga qarqet e djathta.

Në aktin e themelimit të Odës Tregtare Zvicër-Kosovë mori pjesë edhe deputeti socialdemokrat Cédric Wermuth, i cili tha: «Kam qenë fillorist kur për shkak të luftës shumë fëmijë nga Kosova erdhën në klasën tonë. Jam rritur me ta, kam lozur futboll me ta, me ta kam pirë birrën e parë. Me këta njerëz e kam kaluar fëmijërinë dhe rininë, ata janë miqtë e mi. Ata kanë qenë përherë dhe janë pjesë e biografisë sime. Sot Kosova dhe njerëzit e saj janë pjesë e identitetit zviceran – dhe e kundërta». Këto fjalë paraqesin një kontrast të madh ndaj atyre eksponentëve të SVP-së, të cilët edhe futbollistët shqiptarë i quajnë mercenarë dhe gjestin me shqiponjë e shikojnë si provokim.

Marrë nga Dialog Plus 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione enver robelli partia popullore e zvicrës enver robelli partia popullore e zvicrës

Sondazh

Poll
Insights 14 Maj 2019, 17:07

Ai i quan shqiptarët banditë, ti i thua mik!

Kryetari i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka mendim të qartë për shqiptarët e Kosovës. Ata i quan banditë, kretenë (nga frëngjishtja: crétin: kokëbosh),...

Insights 13 Maj 2019, 10:07

Bëhuni trima, durojeni dhunën

Debati mbi tejkalimin e dhunës nga protestuesit, është debat i konsumuar. Çdo protestë politike vendos vetë nëse do të jetë e dhunshme, apo paqësore. Par...

Insights 13 Maj 2019, 08:26

Edi Rama, njeriu që luan me zjarrin dhe helmin

Historia ka treguar që plot protesta të nisura si paqësore janë përshkallëzuar në të dhunshme si pasojë e provokimeve të jashtme. Shpeshherë është policia e sup...

Insights 13 Maj 2019, 08:10

50 mijë lekëshi i tmerron shitësit shqiptarë!

“Ou, 50 mijë lekë, kaq nuk i fitoj gjithë javën”, më tha një shitës në Berat. U ndjeva keq që i dhashë aq shumë para për 2 mijë lekë mall. Po nuk kisha të tjera...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale