6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Debati mbi tejkalimin e dhunës nga protestuesit, është debat i konsumuar. Çdo protestë politike vendos vetë nëse do të jetë e dhunshme, apo paqësore. Partia Demokratike e ka deklaruar paraprakisht dhe e ka mbajtur fjalën që protesta do të jetë e dhunshme, dhe këtu nuk ka më nevojë për debat.
Është kohë e humbur të diskutojmë pse i vunë zjarrin derës së Kryeministrisë, ballkonit të Kuvendit, apo edhe protestuesve të tyre padashje.
Ata e kishin objektivin shumë më të madh se kaq. Kishin objektiv “të rrëzonin qeverinë me dhunë”. Prandaj nuk ja vlen të diskutojmë arsyet e dhunës. Ato janë bërë publike nga vetë aktorët. Ajo është një dhunë e vetëdijshme, e orientuar dhe e përdorur si instrument force për nevoja politike. Madje, Basha ka shkuar deri larg, duke imituar “Ku Klux Klan” ku ka kërcënuar ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri, të cilit i kanë shkuar deri në rezidencën e banimit për ta bërë të ndjehet i pasigurt për jetën. Ndaj nuk kemi çfarë diskutojmë për arsyet e dhunës së motivua politikisht.
Ajo që duhet të diskutojmë është ankesa nga dhuna e policisë.
Në të gjitha rastet e ushtrimit të dhunës nga protestuesit, dhuna e policisë ka qenë propocionale, një shkallë me e ulët se dhuna e protestës. Protestuesit qëlluan me bomba molotov, ata me gaz lotsjellës. Bomba molotov të merr jetën, gazi lotsjellës maksimumi nuk të lë të këndosh Himnin e Flamurit në fund.
Protestuesit qëlluan me kapsolla të rrezikshme dhe gurë mbi policët, kurse policët rrahën vetëm një protestues, organizatorin e tyre, pas një dialogu të zgjatur mbi mos përdorimin e kundra gazit dhe distancën që duhet të mbante nga policia.
Për gazetarët që u rrahën nga demonstruesit nuk u tha asnjë fjalë, madje as nga ata organizatorët e protestës kundër rojes së Arta Markut, që ka pasur shtyrë një ditë një reporter. Opozita jonë duket se e ka legjitime të drejtën për dhunë ndaj institucioneve, shtypit, apo policisë. Tani i gjithë debati është pse policia ka rrahur një demonstrues…!
Kjo nuk është dinjitoze për opozitën në radhë të parë. Kur përgatit turmat që do ushtrosh dhunë, që do marrësh pushtetin me dhunë, që do rrëzosh Kryeministrin me dhunë, kur kërcënon personalisht policët, kur i qëllon me molotov apo kapsolla e gurë, duhet të jesh i përgatitur që do ta kthejnë dhunën. Fati e do që kjo polici është profesionale dhe e ka dhunën një shkallë më poshtë se protestuesit. Por mund të ndodhte të ishte ministër i Brendshëm Lulzim Basha dhe sot Sahit Dollapin e kishe në varrezat e Tropojës, nën thirrjet e Sali Berishës, “Sahit, Sahit, ti je gjallë”.
Mund të ndodhte të ishte kryeministër Sali Berisha dhe sot Presidenti dhe Kryeprokurori do shpalleshin “puçistë”, ndërsa të vrarët (nënkupto Sahitin) do shpalleshin “kokë palarë”.
Pra, Partia Demokratike nuk është se nuk ka përvojë në dhunën dhe në heronjtë e dhunës. Ajo e di kush nderohet dhe kush ndëshkohet kur ka dhunë. Ndaj është pak e çuditshme që ata ankohen për shkopinjtë e policëve, si për një fatkeqësi që nuk e prisnin.
Një betejë e tillë e paralajmëruar si luftë, natyrisht që do pak kurriz. Do pak shtyllë kurrizore, do pak nerva dhe qetësi, por mbi të gjitha do që të mbash edhe pak përgjegjësi. Për fat, janë të gjithë gjallë. Edhe Lulzim Basha është i lirë të kërkojë sërish gjak e dhunë për të hënën në mbrëmje.
Nuk i rekomandoj të tërhiqet nga dhuna, por nga ankesat për dhunën. Shpresa e tij se do vdesë patjetër dikush dhe ai nuk do jetë i vetmi ministër i Brendshëm që ka vrarë në demokraci, nuk do të realizohet.
Por që dhuna do të marrë përgjigje, për këtë duhet të jetë i përgatitur. Se mbi të gjitha burrit, nuk i ka lezet të ikë me vrap nga fronti i dhunës që përgatit dhe kërkon vetë.
Ai duhet të përballet me dhunën që kërkon dhe duhet të ketë respekt nëse i reziston. Por kjo që na detyrojnë të qajmë për qaramanët, është pak si e tepërt. Bëhuni trima, durojeni dhunën dhe pastaj së paku t’u respektojmë si të fortë.
Se për sprint në 100 metra kemi kampion, nuk ja vlen t’i zbulojmë në protesta.
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Historia ka treguar që plot protesta të nisura si paqësore janë përshkallëzuar në të dhunshme si pasojë e provokimeve të jashtme. Shpeshherë është policia e sup...
“Ou, 50 mijë lekë, kaq nuk i fitoj gjithë javën”, më tha një shitës në Berat. U ndjeva keq që i dhashë aq shumë para për 2 mijë lekë mall. Po nuk kisha të tjera...
Shqiptarët e mjerë presin që Evropa të vijë sot a nesër t’i shpëtojë. Është nevojë të themi, të bërtasim të vërtetën: Evropa shqiptarët i ka për të egër e ...
Qeveritarë, merruni me thelbin e problematikave të mjekësisë sonë, dhe jo me kamera të fshehta dhe burgosje mjekësh e infermierësh!Ja njëra prej tyre. Këmbanat ...
Megjithëse, presidenti Vladimir Putin po përgatitet të ruajë pushtetin përtej mandatit aktual, që duhet të mbarojë në 2024-n, ai përballet me sfida të pashembul...
U çua herët në mëngjes. Duhej të kapte furgonin e qytetit verior se qysh në orën 9-të do nisnin festimet e 50-vjetorit të krijimit të spitalit rajonal. H...
Shqetësimi kryesor i FMN, sot në Maj 2019 është paaftësia e Qeverisë Rama për të reduktuar dhe eliminuar detyrimet e prapambetura ndaj biznesit. Po njësoj si 6 ...
Po e nis nga fillimi duke u ndaluar te përcaktimi i Mjekësisë si shkencë gjysëm ekzakte, ndoshta për shkak se njohuritë tona vazhdojnë të thellohen në skutat ku...
Arta Marku, Prokuroria e Pergjithshme e Perkohshme qe u emrua me 69 vota te mazhorances, filloi fushaten per Prokurore te Pergjithshem! Ne intervisten qe zgjati...
Yllson është një nga doktorët më të mirë ortoped në vend. I dashuruar pas vendit të vet. Ka pasur mundësi të shkëlqyera për tu bërë një kirurg kudo në një vend ...