LIVE UPDATES
Insights

Rrezikohet politika europiane për klimën nga populistët e djathtë?

18 Maj 2019, 06:14 Nga DOSJA
Rrezikohet politika europiane për klimën nga populistët e

Duke filluar që nga Greta Thunberg e deri tek forumi ekonomik botëror: trajtimi i ndryshimit të klimës është duke sunduar gjithnjë e më shumë debatet publike. Edhe partitë e djathta populiste në Europë janë duke e zbuluar ndryshimin e klimës për debatet e tyre. Dhe kjo mund të rrezikohë mbrojtjen e klimës.

“Nuk do të ishim në rregull sikur të mos merreshim me këtë temë,“ tha para pak kohësh për revistën gjermane „Spiegel“, kryetari i partisë AfD, Jörg Meuthen.”Duke qenë politikan duhet të merresh me temat që shqetësojnë njerëzit,“ shtoi ai.

Shumica e popullsisë është e shqetësuar për ngrohjen globale. Në një sondazh të barometrit politik të stacionit televiziv gjerman ZDF, në muajin prill në Gjermani temat e „klimës dhe mbrojtjes së ambientit“ kanë qenë temat e dyta për nga rëndësia për njerëzit që u morrën në pyetje, pas temës „të huajt dhe integrimi i tyre“, tema kryesore për populistët e djathtë. Dhe 77 përqind e njerëzve dëshirojnë sipas sondazheve të zhvilluara në 11 vende që në zgjedhjet europiane partitë politike ta kthejnë në prioritet të tyre ndryshimin e klimës.

Por shumica e populistëve të djathtë në Europë mendojnë se luftimi i ndryshimit të klimës është i panevojshëm ose ata nuk besojnë se njeriu në përgjithësi shkakton ndryshimin e klimës. „Kthesën në sektorin e energjisë, si ai që po nxitet në Gjermani, ne e refuzojmë,“ thotë deputeti i AfD, Marc Bernhard në një bisedë me Deutsche Wellen duke iu referuar ndër të tjera edhe emisioneve të larta të vendeve të tjera, të cilat sipas mendimit të tij e bëjnë të pakuptimtë uljen e misioneve të dioksidit të karbonit në Gjermani.

Tek ndjekësit e linjës së ashpër për politikën e klimës krah AfD në Gjermani bëjnë pjesë edhe UKIP në Britaninë e Madhe dhe FPÖ në Austri. Po ashtu ata refuzojnë marrëveshje ndërkombëtare si për shembull marrëveshjen e Parisit për mbrojtjen e klimës të 2015.

Rrezik për mbrojtjen e klimës?

Skeptikët e klimës në Europë nuk përbëjnë shumicën e popullsisë, megjithatë partitë e djathta populiste mund të ndikojnë në të ardhmen edhe më shumë politikën e klimës, sepse vitet e fundit ata janë shtuar në të gjitha vendet europiane. Ata marrin pjesë në shumë parlamente kombëtare, në disa vende si Italia, Austria, Polonia dhe Hungaria qeverisin madje ose janë forca më e madhe politike.

“Populistët e djathtë marrin gjithnjë e më shumë kohë për fjalimet e tyre në parlamentin europian, përfundojnë në komisione, marrin aty kryesimin, sjellin kërkesa dhe ngrenë në përgjithësi burime parlamentare,“ thotë Stella Schaller nga Think Tank Adelphi dhe bashkëautore e një studimi për temën e populizmit të djathtë dhe ndryshimit të klimës në Europë. Shumica e deputetëve populistë të djathtë në Parlamentin e BE-së, nuk ka pranuar vitet e fundit disa propozime për politikën e klimës, mes të cilave edhe atë për të rregulluar nivelin e CO2 në Europë. “Kur ke parasysh se edhe në nivel kombëtar gjithnjë e më shumë populistë të djathtë përfundojnë në parlamentet e landeve dhe në atë federal, atëherë e kupton çfarë rezistence bëhet për një politikë ambicioze për ambientin,“ thotë Schaller.

Këtë rrezik e shikon edhe Matthew Lockwood, Senior Lecturer në sektorin e politikës së energjisë në Universitetin e Sussex-it: “Por kjo mund të ndodhë edhe indirekt, që nëpërmjet efektit që kjo rritje e këtyre partive ka në pozicionet politike të partive që qendrës dhe të partive të djathta.“

Ky fenomen shihet që tani në temën e migracionit, ku si pasojë e rritjes së rrymave të refugjatëve në Europë, zgjedhësit e partive të etabluara, sidomos të kampit konservator drejtohen nga partitë populiste të djathta, që kërkojnë izolimin më të madh të Europës ndaj refugjatëve. Si pasojë është bërë më restriktiv qëndrimi i partive të etabluara dhe i politikës së shumë qeverive. Lockwood mendon se një zhvillim i ngjashëm është i mundshëm edhe në temën e mbrojtjes së klimës.

Niveli i detit apo çmimi i energjisë?

“Unë mendoj se politikanët e klimës dhe të mbrojtjes së ambientit duhet të përgatiten më mirë për tu përballuar me këto parti me politikë më të fortë. Dhe kjo kërkon reflektim: Me çfarë merren ata në përgjithësi?”, thotë Alexander Cariusnga Adelphi dhe bashkëautor me Stella Schaller.

Sepse ndërkohë që shkencëtarët dhe aktivistët e klimës si lëvizja “Fridays for Future” paralajmërojnë për pasoja katastrofike, si rreziku nga rritja e nivelit të detrave dhe shtimi i thatësirës, pjesa më e madhe e partive populiste të djathta fokusohen në aspekte të tjera të debatit për klimën. Ato dënojnë ndalimin lokal të naftës dhe çmimet e larta të energjisë duke nxitur frikën e “njerëzve të vegjël” për vendin e tyre të punës.

“Baza e partive të reja populiste është mes punonjësve të fabrikës që kanë humbur punën, rrogën ose të dyja,“ thotë Lookwood. “Një nga shkaqet pse ka ndodhur kjo njerëzit mendojnë se është e lidhur me sektorin e energjisë intensive, me planet për klimën. Ideja është se kjo politikë për klimën ata i dëmton.”

Partitë e etabluara duhet t’i zbusin këto frikëra me argumente të mira dhe me politikë sociale, thotë Carius. Nëse nuk arrihet që të tregohet vizioni pozitiv për të ardhmen dhe përfitimet nga mbrojtja e klimës, „atëherë do të kemi rrëshqitje nga e djathta, do të kemi kthim pas të politikës së klimës dhe energjisë dhe unë mendoj se kjo është e rrezikshme.”

Marrw nga DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione greta thunberg jörg meuthen marine le pen matteo salvini greta thunberg jörg meuthen marine le pen matteo salvini

Sondazh

Poll
Insights 17 Maj 2019, 16:35

Faqja e zezë

Vetëm mund të supozojmë se si janë ndjerë viktimat e dhunës seksuale dhe familjarët e tyre kur kanë parë në televizor se si një deputete e Kuvendit të Kosovës k...

Insights 14 Maj 2019, 17:07

Ai i quan shqiptarët banditë, ti i thua mik!

Kryetari i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka mendim të qartë për shqiptarët e Kosovës. Ata i quan banditë, kretenë (nga frëngjishtja: crétin: kokëbosh),...

Insights 13 Maj 2019, 10:07

Bëhuni trima, durojeni dhunën

Debati mbi tejkalimin e dhunës nga protestuesit, është debat i konsumuar. Çdo protestë politike vendos vetë nëse do të jetë e dhunshme, apo paqësore. Par...

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend