LIVE UPDATES
Bota

Një skandal diplomatik i përfshin Konsullatën dhe Ambasadën e Kosovës në Tiranë

29 Prill 2020, 08:02 Nga DOSJA
Një skandal diplomatik i përfshin Konsullatën dhe Ambasadën

KOSOVË– Shefi i Konsullatës së Përgjithshme në Tiranë, Halim Krasniqi, në përfundim të mandatit, është ballafaquar me akuzën për sulm fizik nga një vartëse e tij. Punonjësja e Konsullatës (emër i njohur për redaksinë) është ankuar se Krasniqi e ka sulmuar fizikisht brenda objektit ku ndodhet edhe Ambasada e Kosovës në Tiranë.

Gazeta ka arritur ta sigurojë letrën që kjo zyrtare ia ka dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përkatësisht ministrit Glauk Konjufca. Rrëfimin e tij për ngjarjen e ka dhënë edhe konsulli i përgjithshëm Krasniqi, po ashtu, nëpërmjet një letre dërguar MPJD-së.

Pas interesimit të gazetës që të marrë një qëndrim prej shefit të Konsullatës ka telefonuar vetë Krasniqi. Ai ka refuzuar të flasë për rastin, teksa ka kërkuar disa herë që të mos botohet artikulli për incidentin në Tiranë, pasi, sipas tij, “kjo nuk përbën lajm”. Përderisa çështja është duke u trajtuar në MPJ, edhe punonjësja ka refuzuar të deklarohet për gazetën. Rasti është duke u trajtuar në Komisionin për Grada dhe Disiplinë, instancë kjo që merret me incidentet më të rënda në misione diplomatike. Skandali ka ndodhur 15 ditë pasi ministri Konjufca ka propozuar tërheqjen e Krasniqit nga Konsullata, për shkak të përfundimit të mandatit katërvjeçar.

Mosmarrëveshjet që kulmuan me sulm fizik

Në letrën dërguar Ministrisë, punonjësja administrative shkruan se mosmarrëveshjet e shumta me shefin e Konsullatës më 15 kulmuan me sulm fizik. Ajo ka thënë se është detyruar të shkruajë nga email privat, pasi me “porosi” të konsullit Halim Krasniqi i janë bllokuar edhe emailet zyrtare.

Gjatë gjithë kësaj kohe që unë jam pjesë e misionit tuaj në Shqipëri, jam përpjekur maksimalisht të punoj në mënyrë të dinjitetshme e me profesionalizëm për detyrat që më janë caktuar. Jam munduar të fitoj respektin e kolegëve dhe diplomatëve dhe të jem e kujdesshme në përfaqësimin jo vetëm të institucionit, por edhe shtetit të Kosovës”, shkruan në letrën të cilën gazeta e publikon pa ndërhyrje.

Punonjësja, e cila ka thënë se në Konsullatë është angazhuar prej vitit 2018, ia ka kontestuar konsullit Krasniqi përgatitjen profesionale për ushtrimin e këtij posti.

Megjithatë jam përballur me shumë sfida për shkak të një njeriu, që figurën e cilit nuk di njeri si ta vlerësojë, as profesionalisht as personalisht (si individ). Shumë mosmarrëveshje duke nisur që nga mënyra e komunikimit dhe kërkesat pasi vitet e arsimit të atij personi bien ndesh me funksionin e lartë që mban ai post, ka pasur midis meje dhe konsullit Halim Krasniqi”, shkruan në letrën, e cila ka shkuar në adresë të Konjufcës, si dhe të drejtorit politik në MPJD, njëherësh ushtrues detyre i sekretarit të përgjithshëm, Glauk Konjufca.

Marrë nga Koha.net

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ambasada e kosoves ne tirane kosove ambasada e kosoves ne tirane kosove

Sondazh

Poll
Bota 29 Prill 2020, 07:57

Mësimet e nxjerra nga COVID-19

SHBA– Ndërsa mjekët amerikanë luftojnë një nga shpërthimet më të këqija në botë të COVID-19, disa po reflektojnë për atë që dëshironin të dinin kur fillua...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet