"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Një frymëzim për brezat e ardhshëm! Njihuni me mjekun francez 98-vjeçar që qëndron i palëkundur, në luftë me Covid-19
29 Prill 2020, 07:56Nga DOSJA
FRANCË- Ditëlindja e 99-të e Dr. Christian Chenay është afër, por ai vazhdon të kujdeset për pacientët gjatë pandemisë COVID-19.
Ai është mjeku më i vjetër i Francës dhe pas 70 vitesh shërbimi, ai thotë se ende dëshiron të ndihmojë njerëzit në periferi “të harruar” të Parisit.
Para epidemisë, dhoma e pritjes së mjekut në një rrugë të qetë në një periferi të Parisit me të ardhura të ulëta do të ishte aq e mbushur sa pacientët prisnin në trotuar, në radhë.
Madje disa pacientë nga zonat e largëta udhëtonin që në 4 të mëngjesit, për të qenë të sigurt në radhë.
Vendimi i Chenay për të vazhduar punën është pjesërisht për shkak të mungesës së mjekëve të familjes në Francë. Edhe pse vendi ka një reputacion për një nga sistemet më të mira të kujdesit shëndetësor në botë, mungesa e mjekëve të përgjithshëm ka arritur në një pikë krize.
“Unë jam pothuajse 99 vjeç, duhet të zvogëloj aktivitetin tim për shumë arsye. Unë punoj më ngadalë se më parë, duhet të kujdesem. Ne kemi një sëmundje që është shumë ngjitëse, e cila nuk ka prekur shumë njerëz ende. Ndihemi të pafuqishëm. Ne nuk kemi një trajtim,”- është shprehur doktori 98-vjeçar, ndërsa gjendet ende në vijën e parë të frontit në fushën e mjeksisë, në këto ditë të vështira.
“Ne nuk kemi mundësinë e izolimit të njerëzve, nuk kemi mjete të dimë se kush është i sëmurë dhe kush jo. Unë isha në kontakt me mjaft njerëz të sëmurë që ndoshta ishin pozitivë, do të ishte për t’u habitur nëse nuk do të isha pozitiv gjithashtu, veçanërisht pasi kisha dhe simptoma,”- ka shtuar më tej Dr. Chenay.
Sidoqoftë, Dr Chenay iu desh të linte detyrën e tij si mjek dhe të shkonte në karantinë pasi ai filloi të shfaqte simptoma të COVID-19. “Më duhej të hiqja dorë, nuk kisha mbrojtje,” tha ai.
Mjeku veteran trajtoi pacientët me tifo gjatë luftës së dytë botërore. Chenay filloi punën si një praktikues i përgjithshëm në këtë fushë të Val-de-Marne gati 70 vjet më parë. Ai ka tejkaluar djalin e tij, i cili gjithashtu ka punuar si mjek, por ka dalë në pension në moshën 67 vjeç.
Tani, pasi i gjendur në vetë-karantina, ai është rikthyer në punë duke mbajtur konsultime virtuale përmes telefonit dhe internetit.
KOSOVË– Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës thanë të martën se gjatë dy ditëve të ardhshme pritet nënshkrimi i marrëveshjes për koalicionin e ri qeve...
Njerëzimi është ende në luftë me COVID-19. Deri më tani në të gjithë botën kanë humbur jetën 220,324 persona dhe janë aktualisht të infektuar 3,170,474 të tjerë...
Shumë biznese në Shtetet e Bashkuara ndryshuan brenda ditës me vendosjen e masave shtrënguese për arsye të pandemisë. Xhensila Velencia është pronare e kompanis...
Europë– Në Spanjë, Itali dhe Francë, pacientë me COVID-19 vdiqën në korridoret e mbipopulluara të spitaleve, sepse në repartet e reanimacionit dhe të përk...
Një ndër kushtet që shkencëtarët kërkojnë për të përcaktuar rihapjen e vendit, është edhe niveli i ulët i përhapjes së koronavirusit. Në Gjermani, shkalla e për...
TIRANË– Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka mbërritur një natë më parë në Shqipëri, konkretisht në Tiranë. Mësohet se Pacolli ka ardhur në...
Dr. Anthony Fauci, i cili drejton Institutin Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, tha të martën se pret që numri i rasteve me COVID-19 të shtohet kur...
Gjermani- Në qarkullimin urban, në supermarkete, dyqane, qytetarët gjermanë duhet të mbajnë nga e hëna maska mbrojtëse, prej pambuku të qepura vetë ose edhe sha...
ITALI– Kundër Federica Mogherini, ka “shpërthyer’ edhe e përditshmja franceze ‘Liberation’, për emërimin e saj si rektore e Kolegjit të Evropës, institucionit u...
AMERIKË – Ditën e sotme një video e gazetarit Will Reeve i cili po komunikonte live me ABC Neës, ka bërë ka bërë xhiron e rrjetit. Për shkak të pande...