LIVE UPDATES
Bota

Si po e përballojnë sipërmarrësit shqiptaro-amerikanë pandeminë

29 Prill 2020, 07:48 Nga DOSJA
Si po e përballojnë sipërmarrësit shqiptaro-amerikanë

Shumë biznese në Shtetet e Bashkuara ndryshuan brenda ditës me vendosjen e masave shtrënguese për arsye të pandemisë. Xhensila Velencia është pronare e kompanisë së kartolinave The Card Bureau:

“Covid 19 ka ndikuar shumë në biznesin tim sepse ne shesim kartolina dhe dhurata me shumicë nëpër 300 dyqane në Amerikë dhe kur ndodhi Covid 19 brenda ditës u mbyllën gjithë dyqanet dhe për ne u mbyll rruga sesi shesim mallin që kemi”.

Dyqani Cafe Chocolat në Uashington DC ka më shumë se një muaj që ka mbyllur dyert dhe pronari i tij është në pritje të ndihmës nga qeveria.

“Punëtorët e mi i kam… dmth janë pa punë për momentin, kanë aplikuar për ndihmë sociale dhe jam në pritje të ndihmës. Për momentin nuk kemi marrë asnjë lloj ndihme. Dmth përveç faktit që kemi aplikuar dhe nuk dihet se kur mund të marrim ndonjë ndihmë.Dhe ajo që është më e keqja nuk dimë se kur do i rikthehemi prapë punës”, thotë Gjergj Dollani.

Genc Rahmani nuk ka as tre muaj që ka hapur së bashku me të vëllanë kafenenë G’s në Manhatan. Ai nuk kualifikohet për ndihmë nga qeveria, pasi rregullat e paketës stimuluese kërkojnë që një biznes të ketë qënë në aktivitet të paktën për një vit. E ardhmja e biznesit të tij është e pasigurtë.

“Situatës duhet t’ja dalim me kursimet tona të cilat i kemi pasur deri tani. Ne po mbijetojmë me kursimet tona. Është pyetje shumë e vështirë. Shpresoj që kjo situatë të mbarojë për të gjithë ne, por sado të mundem do t’ja dal”, thotë Genci.

Në përpjekje për të mbijetuar, shumë biznese janë munduar të përshtaten duke shitur produktet e tyre online.

“Është një shitje që kërkon më shumë punë për më pak lekë megjithatë kjo na ndihmon për tani sepse po nxjerrim të ardhura për të mbuluar shpenzimet dhe të funksionojmë derisa të mbarojë kjo. Kjo kriza na ka forcuar të punojmë më shumë për më pak lekë, por besoj do na nxjerri më të fortë në fund”, thotë Xhensila Velencia.

Në prag të festës së nënave, Xhensila thotë se ka krijuar produkte të reja për të tërhequr klientët e saj të cilët nuk do të jenë në gjendje këtë vit të jenë pranë tyre.

Gjergji shpreson shumë tek klientela besnike që ka krijuar gjatë këtyre viteve në biznes, por megjithatë shumë do të varet thotë ai nga rregulloret e distancimit social kur dyqanet të hapin përsëri dyert.

“Kapaciteti ynë është rreth 40 persona këtu, dmth i bie që të mos kemi më shumë se 8 ose 9 veta në dyqan dhe është vështirë për një biznes si ky yni që mbijeton me trafik, të mbijetojë në situatë të tillë”.

Xhensila ka aplikuar për dy tipe kredish por nuk ka shumë besim se do të arrijë të marrë ndihmë nga qeveria. Ajo e shikon kohëzgjatjen e izolimit si faktorin kryesor për ti mbijetuar krizës.

“Po të më thuash është tre muaj, ok mund të bëjmë ca ndryshime që të mund të arrijmë deri atëhere. Por kur nuk e di sesa mund të shkojë, edhe kur të kthehen gjërat në normalitet, nuk e dimë sesi do jenë në gjendje dyqanet të blejnë siç blenin përpara. Kështu që për tani është vështirë të planifikojmë për këtë”.

“Shpresojmë që edhe qeveria lokale edhe qeveria shtetërore të marri parasysh situatën, duke na dhënë asistencë, duke na e bërë më të lehtë pagesat e borxheve ose të qerave. Duhet të jetë një proces që jo vetëm ne duhet të punojmë kundrejt, por duhet që edhe qeveritë lokale dhe shtetërore të na ndihmojnë, ndryshe unë nuk shoh biznese si puna e këtij tonit të mbijetojnë”, thotë Gjergji.

Në kafenë e tij të re, Genci ka vendosur të japë kafe dhe kruasant falas, çdo të martë dhe të enjte për punonjësit thelbësorë që u duhet të punojnë në këto ditë të vështira. “Në të njëjtën kohë kemi me harxhu, nuk po e bëjmë për përfitim por po e bëjmë për siç e themi në gjuhën popullore zemërbardhësi ndaj personave që janë duke luftuar”.

Marrë nga VOA

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota new york shba washington new york shba washington

Sondazh

Poll
Bota 29 Prill 2020, 05:19

Mbajtja e maskës me detyrim në Gjermani

Gjermani- Në qarkullimin urban, në supermarkete, dyqane, qytetarët gjermanë duhet të mbajnë nga e hëna maska mbrojtëse, prej pambuku të qepura vetë ose edhe sha...

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend