LIVE UPDATES
Insights

Një zgjidhje për të gjithë, jo për dy

25 Tetor 2021, 07:33 Nga DOSJA
Një zgjidhje për të gjithë, jo për dy

1- Kriza e PD-së po thellohet. Shumica e demokratëve e di që jemi në pikën më të ulët, por kjo nuk e pengon as Berishën as Bashën të zihen në distancë. As njëri, as tjetri nuk japin zgjidhje. Asnjëri nuk do të tërhiqet. Do t’i shkojnë deri në fund. Berisha do mbledhë njerëzit.

Basha do mbajë vulën. Do shkojnë në gjykatë si ciftet që divorcohen. Do ndajnë plaçkën. Po demokratët çfarë fitojnë? Asgjë të vlefshme përveçse, nga një kryetar do kenë dy.

Kushdo që të fitojë mes Bashës a Berishës, do kontrollojë një PD të vogël. Një PD e ndarë nuk fiton. Basha është humbës. Berisha është i mundur. Si do shkojmë përballë Ramës? Me kryetar të mundur dhe me parti më të vogël?

2- Basha e ka tkurrur partinë dhe e drejton me një ekip privat.

Për këdo që ka vëmendjen më të vogël për punët e PD-së është e qartë që Basha drejton me ekipe personale. Forumet janë kot. Janë për dekor. Nënkryetarët, Sekretarët dhe bashkëpunëtorët i ka si dekor. Ata nuk guxojnë të bëjnë beteja politike. Kënaqen me postin. Sa kohë qëndrojnë në rresht do jenë dekor i “paster”.

3- Ndërsa Berisha po shkel territor, Basha po rrit tonet. Ai po i quan llum ata që shkojnë pas Berishës. Pyetja është kjo: Si i ndan Basha
kush nga ish ministrat dhe ish drejtorët janë të korruptuar? Pse ata që shkojnë pas Berishës janë të korruptuar dhe këta që shkojnë pas
Bashës jo? Pse Bardhi, Alibeaj, Duma, Rushaj, Tabaku, Çollaku, e shumë e shumë drejtorë janë të pastër? Ndërsa Noka, Paloka, Bylykbashi, Spaho e drejtorë të tjerë janë llum?

4- Basha flet për “oligarkë”. Vetëm flet. Nuk akuzoi. Thjesht u përmendi emrat. Kastrati dhe Mane. As nuk u trimërua as nuk u çlirua.
Po, pse për këtë ishim keq? Kjo e bën lider? Kjo e ndan nga e keqja? Me të drejtë shtrohet pyetja, a ka marrë financime nga këta dy oligarkë? A është financuar PD nga këta? Nëse po, çfarë vlen që i përmend emrat? Njerëzit pyesin: A ka pasur kompania e kunatit kontrata direkte ose indirekte me këta oligarkë? Këtë duhet të sqarojë Basha.

5- Basha është Problemi i sotëm – Berisha shkaku i këtij Problemi.

Foltorja është bërë si faltore. Shkojnë e falen të dëshpëruarit nga kryetari. Kanë të drejtë që kanë inat Bashën. Por të falesh në faltore nuk e zgjidh problemin. Ngushëllohesh, por nuk shpëton nga problemi. Ndjekësit e Berishës mendojnë se do shpëtojnë nga një kryetar, por po prodhojnë një kryetar dhe më të fortë.

Nuk shpëtohet partia duke forcuar dhe mitizuar Kryetarin, apo rivalin e tij. Nuk zgjerohet demokracia e partisë nga kryetari. As nga Basha, as nga Berisha.
Kryetarët që humbin dhe nuk largohen e kthejnë partinë në monopol. Një parti monopol i Bashës, apo i Berishës është njëlloj e kapur. Të dy kanë të njëjtat metoda. Të dy kanë të njëjtët klientë në biznes, në media. 

6- Dinamika e konfrontimit në distancë mes Bashës dhe Berishës po na çon drejt një Kuvendi traumatik. Një Kuvend i tillë, nuk do sjellë asnjë zgjidhje. Heq Bashën që e ka bërë PD monopol. Kthen Berishën që e ka pas gjithnjë monopol. Ose dhe me keq: Do heqim Lulin për të vënë Nulin? Heqim një Zero dhe shtojmë një Zero?

7- Demkratët të rikthehen tek Manifesti. Manifesti Politik për Ringritjen e PD i ka përgjigjet. Një parti më e madhe se kryetari dmth Partia e fortë – jo kryetari. Kryetari ka vetëm një shanc. Humbi? Ikën. Këta që kanë humbur kanë pasur më shumë se një shanc. Propozimet e Manifestit sot i përdor Berisha. Por, ai nuk mundet, edhe po të dojë, nuk mundet që t’i verë në jetë. Flet për primare. Zgjedhje primare me Berishën Kryetar nuk mund të ketë. Demokratët e dinë përfundimin e primareve të Berishes. Fitonte Basha, si i zgjedhuri i tij. Zgjedhje kemi bërë, por fitues ka dalë gjithnjë i preferuari i Berishës, sic del sot i preferuari i Bashës.

Flet për parti të hapur. Parti të hapur ku kthehen ata që u mërziten dhe ata që u përzunë nuk është parti e hapur. Kryetari të përzë, kryetari të kthen. Kjo nuk është hapje. E hapur është partia kur t’i sjell ata që nuk i ke pasur kurrë. Këta do vijnë kur të jemi të sinqertë dhe të pastër e të papërlyer. S’ka të tillë në PD?

8- Çfarë zgjidhjeje na shërben në Partinë Demokratike?

• Basha duhet të ikë. Berisha nuk duhet të kthehet.

• Basha të japë dorëheqjen. Berisha të mos kandidojë. Ta thotë qartë. Ata që ndjekin foltoren ta dinë që jane atje për ndryshimin e partisë, apo janë që të rikthejnë Berishën.

• Kuvendi të caktohet vetëm pas largimit të Bashës. Kuvendi duhet t’i shërbejë demokratëve, askujt tjetër.

• Me ikjen e Bashës hapet gara. Zgjidhet kryetar i ri.

• Kuvendi të bëhet më vonë për të vënë punët në vijë.

Kjo është një zgjidhje për të gjithë. Nuk është vetëm për dy. Për një PD të pastër, të fortë dhe konkurruese!

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

blog blog aksioni i berishes fatbardh kadillli sali berisha trazirat ne pd aksioni i berishes fatbardh kadillli sali berisha trazirat ne pd

Sondazh

Poll
Insights 25 Tetor 2021, 06:23

Energjia, së shpejti e papagueshme?

Ndër të paktat gjëra i bëjnë gjermanët të humbasin qetësinë janë çmimet e larta të benzinës dhe naftës. Çmimi i naftës së fundmi është rritur më s...

Insights 24 Tetor 2021, 19:21

Shoku im Goni…

Kur më tha Calja në telefon,vdiq Goni,m’u këputën gjunjët. U rritëm bashkë,jetuam në të njëjtën lagje deri sa ai fluturoi. Ashtu heshtur,siç jetoi. Shkov...

Insights 19 Tetor 2021, 20:54

Përulem!

2 vjet më parë, Ana (emri jo i vërtetë) një vajzë vetëm 14 vjeçe tentoi të vrasë veten sepse nuk mundi të përballonte dot sharjet e ngacmimet e vazhduesh...

Insights 16 Tetor 2021, 08:17

Gjyshi që më dilte mangut

Madje flakët gjigande që përfshin apartamentin në katin e tretë nuk kanë kursyer edhe banesat e fqinjëve të familjes Osmanaj, të cilat kanë pasur dëme. Banorët ...

Insights 13 Tetor 2021, 17:11

Për bankat që po bëhen biznese familjare

Nga Klodian TomorriFondi Monetar Nderkombetar i ra fort kembanes se alarmit per ate qe po ndodh me sistemin bankar ne Shqiperi. FMN i tha qeverise dhe Bankes se...

Insights 8 Tetor 2021, 09:22

Pohimi absurd i nje kryeministri!

“Rritja ekonomike nuk perkthehet ne rritje rrogash”- thote kryeministri duke ju pergjigjur pyetjeve te qytetareve. E thote si justifikim, nderkohe qe vete...

Insights 6 Tetor 2021, 09:38

Me SHBA apo kundër tyre, kjo është çështja

“Foltorja” e Sali Berishës ka krijuar trazim brenda Partisë Demokratike. Gjuha e përdorur prej tij, ende më tepër. Me fjalorin e ndezur metaforash të njohura pr...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë