LIVE UPDATES
Bota

Njoftimi afat shkurtër, mijëra qytetarë të BE-së në Britani s’mundën të votojnë në zgjedhjet për PE

24 Maj 2019, 08:22 Nga DOSJA
Njoftimi afat shkurtër, mijëra qytetarë të BE-së

BRITANI- Zgjedhjet për Parlamentin e BE në Britaninë e Madhe, nuk do të zhvilloheshin, nëse BE dhe Britania e Madhe do të kishin rënë dakord për Brexit.

Qytetarët britanikë që jetojnë jashtë shtetit në vendet e tjera të BE-së nuk kanë mundur të marrin pjesë në votim në zgjedhjet e djeshme evropiane, sepse këshillat nuk arritën të dërgonin me kohë njoftimin për pjesëmarrjen e Mbretërisë së Bashkuar në zgjedhje.

Ndërkohë, votuesit nga vendet e tjera të BE-së që banojnë në Mbretërinë e Bashkuar janë duke u larguar nga qendrat e votimit britanik për mos dorëzimin e dokumenteve korrekte paraprakisht.

Komisioni Zgjedhor tha se “njoftimi shumë i shkurtër” nga qeveria për pjesëmarrjen e Mbretërisë së Bashkuar në zgjedhje kishte ndikuar në këtë proces. Qytetarët e BE-së mund të votojnë në vendin ku jetojnë, duke u regjistruar për të votuar dhe duke plotësuar një formular UC1.

Por shumë prej tyre u ankuan se e kishin marrë formularin shumë vonë duke mos u përpunuar në kohë nga autoritetet e tyre lokale. Një grupim i fushatës tha se mijëra njerëz janë prekur nga ky problem. Për të marrë pjesë në zgjedhjet evropiane në Mbretërinë e Bashkuar, qytetarët e BE-së duhet të kishin kthyer një formular UC1 deri në 7 maj tek qendrat e tyre lokale, duke deklaruar se nuk do të votonin në një shtet tjetër anëtar të BE=së. Qytetarët e Irlandës, Maltës ose Qipros kanë të drejtë të votojnë në Mbretërinë e Bashkuar për zgjedhjet evropiane pa pasur nevojë të bëjnë këtë deklaratë me shkrim.

Shumë njerëz reaguan në rrjetin social Tëitter duke thënë se nuk e kishin marrë në kohë këtë formular ndërsa të tjerë u shprehën se nuk kishin asnjë informacion mbi këtë procedure. Me tu hapur qendrat e votimit në Britaninë e Madhe, nisi të qarkullojë hashtagu në Tëitter #deniedmyvote (u mohua e drejta e votës) dhe se qytetarët europianë të shtetësisë jo britanike nuk ishin lejuar të votonin.

Shtetasit gjermanë Kat Sellner dhe Moritz Valero thanë se ata ishin të tronditur kur kishin marrë si përgjigje në qendrat e votimit se emrat e tyre nuk figuronin të regjistruar.
“Unë dua që zëri im të dëgjohet përmes votimit. Ata janë duke na hequr të drejtat tona themelore dhe kjo është e papranueshme”, u shpreh për mediat Angleze Valero i cili jeton në Britaninë e madhe prej pesë vitesh.

Grupimi “The3Million” që bën fushatë në emër të qytetarëve të BE që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, thanë se ishte kontaktuar drejtpërdrejt nga qindra njerëz që ishin prekur nga ky problem duke shprehur shqetësimin se qytetarëve jo britanikë u ishte mohuar e drejta për të votuar. Ky grupim njoftoi nisjen e një hetimi për këtë çështje.

Britania e madhe ishte vendi i parë që votoi në zgjedhjet për Parlamentin Europian më datë 23 maj së bashku me Holandën. Ndërsa sot rradhën për të votuar e ka Irlanda dhe Republika Ceke. Rezultatet për çdo vend të BE-së do të dalin mbrëmjen e 26 majit pasi qendra e fundit e votimit të jetë e mbyllur. Parlamenti i BE-së ka 751 vende. Gjermania ka numrin më të madh me 96 eurodeputetë ndërsa Malta ka numrin më të vogël, gjashtë eurodeputetë, minimumi që merr çdo shtet.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota britani e madhe zgjedhjet per pe britani e madhe zgjedhjet per pe

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet