LIVE UPDATES
Bota

Ultimatum mes partnerëve të NATO-s, SHBA kërcënon Turqinë me sanksione

24 Maj 2019, 07:13 Nga DOSJA
Ultimatum mes partnerëve të NATO-s, SHBA kërcënon

Për çfarë bëhet fjalë në “grindjen për raketat”? 

Turqia kërkon të mbrojë hapësirën e vet ajrore me një sistem rus raketash. Uashingtoni kërkon që si vend partner i NATO-s, Turqia të blejë sistemin amerikan të mbrojtjes, Patriot. Qeveria amerikane i ka dhënë ultimatum qeverisë turke, bën të ditur televizioni amerikan CNBC. Ankaraja ka dy javë kohë për të hequr dorë nga blerja e raketave ajrore ruse, përndryshe do të vendosen sanksione. Uashingtoni kërcënon po ashtu që t’ i refuzojë Turqisë furnizimin e avionëve luftarakë F 35.

Si filloi grindja?

Qeveria amerikane ka muaj që është duke ushtruar presion mbi Turqinë. Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar blerjen e sistemit rus S- 400 të mbrojtjes ajrore. Ministri i Jashtëm amerikan Mike Pompeo ka kërcënuar madje me sanksione. Por Ankaraja nuk ka ndryshuar mendim. Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar njoftoi këtë javë se ushtarët turq ndodhen tashmë në Rusi për të mësuar për përdorimin e S- 400. Në qershor ose në korrik sistemi do i dorëzohet Turqisë dhe në vjeshtë do të instalohet.

Çfarë problemi ka Trump me këtë pazar?

Qëndrimi konfrontues i administratës së Trumpit ka arsye ekonomike dhe ushtarake. Ankarasë i kërkohet që të prishë pazarin, sepse Uashingtoni do që Turqia të blejë patjetër sistemin amerikan të mbrojtjes nga ajri, Patriot. Përveç kësaj, në SHBA dhe vende të tjera të NATO-s mendohet edhe për çështjet e sigurisë. Sepse teknika ushtarake ruse nuk është e përshtatshme për sistemet e NATO-s. Përveç kësaj ekziston droja se nëpërmjet radarëve të S-400, Moska mund të marrë informacione të fshehta për avionët luftarakë F-35. Në fund të fundit ushtria turke do e kombinojë sistemin rus të mbrojtjes nga ajri me avionët luftarakë amerikanë. Po ashtu është rritur shqetësimi se bashkëpunimi me Moskën mund të nxisë shkëputjen e Ankarasë nga partnerët perëndimorë, me të cilët ndodhet në Aleancë. Ekspertët vërejnë se Turqia është duke u kthyer më shumë nga shtetet lindore si Irani, Kina dhe Rusia, jo vetëm në fushën ushtarake.

Çfarë pasojash mund të ketë për Turqinë?

Sanksionet ekonomike amerikane mund ta godasin fort Turqinë. Që nga viti i kaluar Turqia ndodhet në krizë serioze ekonomike dhe monetare. Inflacioni dhe papunësia e kanë rënduar shumë popullsinë. Se si mund të ndikojnë sanksionet mbi ekonominë tashmë të lëkundur të Turqisë, u pa gushtin e kaluar kur qeveria e Trumpit rriti tarifat doganore për çelikun dhe aluminin pasi qeveria turke nuk po pranonte të lironte nga burgu pastorin amerikan, Andrew Brunson. Ekspertët e ekonomisë vlerësuan se sanksionet amerikane e ashpërsuan shumë krizën ekonomike në Turqi. Kjo ndodhi edhe sepse tensionet midis Turqisë dhe Perëndimit frikësojnë investitorët.

Sa shance ka që grindja të shuhet?

Asgjë nuk tregon se qeveria e Erdoganit ka ndër mend të tërhiqet. Sipas ministrit turk të Mbrojtjes, Hulusi Akar, bisedimet me SHBA për blerjen e sistemit amerikan Patriot vazhdojnë, madje Uashingtoni ka bërë edhe një ofertë më pak të kushtueshme. Por presidenti turk Erdogan vazhdon të thotë se është i vendosur që të bëjë blerjen nga rusët. Ditën e martë Akar tha se SHBA është duke përgatitur sanksionet. Një nga arsyet pse turqit mbajnë qëndrim të palëkundur është se me çmimin 2,5 miliardë dollarë për dy bateri, sistemi rus i mbrojtjes nga ajri është shumë më i lirë se sa ai amerikan. Megjithatë S- 400 është jashtëzakonisht modern dhe eficient, ka rreze veprimi 400 km dhe mund të qëllojë objektiva deri në 60 km lartësi.

Pse nuk bien dakord partnerët e NATO-s?

Që bisedimet për sistemin e raketave janë komplikuar kaq shumë ka të bëjë edhe me faktin se marrëdhëniet amerikano- turke nuk kanë qenë asnjëherë kaq keq sa tani. Grindja për priftin amerikan Brunson është vetëm një gjë e vogël. Lufta në Siri ka vënë në provë raportet midis dy partnerëve të NATO-s. Amerikanët janë lidhur në luftën civile siriane me milicët kurdë YPG, për të luftuar kundër të ashtuquajturit Shtet Islamik. Në Ankara, YPG shihet si dega siriane e organizatës terroriste PKK, prandaj vlerësohet si e rrezikshme. Një pikë tjetër për klimën e keqe midis Ankarasë dhe Uashingtonit është politika amerikane ndaj Iranit. Qeveria amerikane sapo ashpërsoi sanksionet kundër Iranit. Që nga fillimi i muajit maj do të vendosen sanksione ndaj të gjitha vendeve që importojnë naftë nga Irani. Deri tani ka pasur përjashtime vetëm për tetë vende, mes tyre edhe Turqia.

Marrë nga: DW

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota shba tensione turqi shba tensione turqi

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën