Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Nuk fituan të drejtën e azilit, riatdhesohen nga Franca 109 shqiptarë
24 Korrik 2020, 15:15Nga DOSJA
TIRANË-Ditën e sotme janë riatdhesuar nga Franca 109 shtetas shqiptarë, të cilëve u ishte refuzuar azili. Ata u kthyen me charter nga qyteti i Lionit, në mënyrë vullnetare.
Dy ditë më parë ndërkohë u riatdhesuan edhe 110 shtetas të tjerë. Ministria e Brendshme ka bërë apel për të gjithë shqiptarët, se shanset për të fituar azil janë zero.
Njoftimi i plotë
Rinas – Vijojnë operacionet e riatdhesimit vullnetar të shtetasve që kanë kërkuar azil në një nga vendet e hapësirës Schengen. Riatdhesohen 109 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë. Operacioni vullnetar i radhës u krye me charter nga Lyon, Francë. Gjatë këtij operacioni janë riatdhesuar 109 shtetas shqiptarë, të cilëve iu ishte refuzuar dhënia e azilit dhe për këtë arsye ata kanë kërkuar që të kthehen vullnetarisht në Shqipëri. Dy ditë më parë u riatdhesuan vullnetarisht nga Franca edhe 110 shtetas të tjerë të cilëve gjithashtu iu ishte refuzuar dhënia e azilit. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë për të gjithë shtetasit shqiptarë se shanset për të fituar azil në vendet e BE-së janë zero dhe në këtë kontekst çdo shtetas shqiptar duhet të respektojë me rigorozitet rregullat e lëvizjes dhe të qëndrimit në hapësirën Schengen.
Ndërkohë në një raport të Komisionit Europian të publikuar pak javë më parë, thuhej se Shqipëria është ende vendi me numrin më të lartë të kërkesave për azil, pavarësisht se shifrat janë ulur në 4 vitet e fundit.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kolegji i Posacëm i Apelimit ka vendosur që të pezullojë sot nga detyra gjyqtarin Luan Daci. Në një njoftim për mediat, KPA bën me dije se Daci nga...
TIRANË- 5 viktima dhe 104 raste të reja, ky është bilanci i COVID-19 në 24 orët e fundit. Në një njoftim për mediat ministria e Shëndetësisë ka bërë me dij...
TROPOJË -Një i ri është mbytur në ujërat e lumit Valbonë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bujan të Tropojës. Mësohet se viktima është një 29-vje&cced...
TIRANË- komisioneri Publik ka ankimuar sot vendimin Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtaren e Apelit të Gjirokastrës, Miranda Andonin. Në një n...
LUSHNJE-Presidenti Ili Meta ka dekoruar ditën e sotme atdhetarin Abaz Bej Lushnja me titullin “Kalorës i Urdhërit të Flamurit”, me motivacionin: “Në vlerësim të...
TIRANË – Aktivisti i shoqërisë civile dhe i emëruar për disa kohë si kryebashkiak nate në Tiranë, Briken Fejzullai, ka reaguar pas letrës së sipërmarrëses ...
TIRANË -Mjeku dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis, ka folur në lidhje me shtimin e rasteve me COVID-19 në vendin tonë. Nga studio e “Wake ...
VELIPOJË– Policia e Shkodrës ka zbardhur përplasjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Velipojë, ku disa të rinj tentuan që të vrasin me armë ...