Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit i dha fund hetimit gjyqësor të dy denoncimeve të reja ndaj prokurorit Anton Martini dhe përcaktoi datën për konkluzionet përfundimtare, në një seancë në të cilën Martini u shpreh i revoltuar ndaj denoncuesve dhe deklarimeve të Komisionerit Publik.
Martini kaloi procesin e rivlerësimit në prill 2020, por Komisioneri Publik ka kërkuar shkarkimin e tij në KPA mbi kriterin e pasurisë dhe atë të profesionalizmit, kjo e fundit e lidhur me periudhën kur ai ishte drejtues i Prokurorisë së Rrethit Shkodër. Sipas përshkrimit që Martini i bëri denoncimit, një i akuzuar për pjesëmarrje në manipulim bastesh sportive e ka denoncuar se i ka kërkuar para në mënyrë që ta transferojë çështjen nga Krimet e Rënda për në Prokurorinë e Shkodrës si dhe duke manipuluar shortin e ndarjes së çështjeve në këtë prokurori, aludohet për përcaktimin preferencial të prokurorit.
KPA iu drejtua Prokurorisë së Shkodrës si pjesë e hetimit gjyqësor. Përgjigjja e Prokurorisë Shkodër, e lexuar në mënyrë të përmbledhur në seancë nga komisioneri Florian Ballhysa, vuri në dukje se për rreth një mijë nga 1500 çështje të regjistruara, mungon dokumentacioni që të vërtetojë hedhjen e shortit për ndarjen e çështjeve mes prokurorëve.
Sipas përgjigjes, prokuroritë organizojnë shortin zakonisht përmes një sistemi elektronik të quajtur CAMS, i cili në raste të ndryshme pëson defekt dhe për rrjedhojë, prokuroritë organizojnë shorte manuale për ndarjen e çështjeve. Por prokuroria thotë se për shumicën e çështjeve të ndara në kohën kur Martini ishte drejtues i komanduar i kësaj prokurorie, mungojnë procesverbalet e hedhjes së këtyre shorteve dhe rrjedhimisht nuk është e mundur të vërtetohet ekzistenca apo jo e shortit.
Martini argumentoi se fakti që nuk ekziston dokumentacioni nuk do të thotë se nuk është hedhur shorti.
“Unë nuk jam armik,” deklaroi ai i revoltuar. Martini vijoi më tutje me shpalljen si “shpifës ordiner” të denoncuesve, ndërsa shënjoi një denoncues anonim në veçanti si një person që ka tentuar ta mbajë peng, duke e denoncuar tre herë gjatë procesit të vetingut.
Një përgjigje të ngjashme me mungesë dokumentacionesh, KPA duket se ka marrë edhe nga Prokuroria e Fierit, e cila iu përgjigj se dosjen e kërkuar ia kishte dorëzuar gjykatës. Trupi gjykues përcaktoi datën 1 qershor ora 10 për pretendimet përfundimtare të palëve.
Marrë nga Reporter.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Sherri mes të rinjve që ndodhi ditën e sotme në Tiranë, la pas një person të plagosur dhe një tjetër në kërkim nga policia.Ngjarja ka ndodhur rreth...
VLORË– Policia e Vlorës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes që ndodhi mbrëmjen e djeshme ndaj Ergys Likajt.Burime zyrtare...
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për të dytën ditë radhazi se nuk ka asnjë humbje jete, teksa flitet për 20 raste të reja me COVID-19. Aktuali...
TIRANË–Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se sot nuk ka asnjë viktimë nga Covid-19. Kjo është dita e dytë që Shqipëria ka një bi...
TIRANË– Klajdi Kodra është ‘laçjani’ që plagosi ditën e sotme 19-vjeçarin. Mirëpo, emri i tij nuk ëshhtë i panjohur për efektivët e policisë ...
TIRANË– Klajdi Kodra, me origjinë nga Laçi, është autori i plagosjes së 19-vjeçarit në Tiranë. Pas një konflikti për motive të dobëta, Kodra ...
TIRANË – Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar se stërvitja ushtarake “Defender Europe 2021”, që do të vazhdojë edhe për rreth javët e ardhshme. ...
TIRANË– Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj në një deklaratë për mediat ka dhënë disa detaje në lidhje me plagosjen e ndodhur disa minuta më parë...
TIRANË– Redi Kaçorri, është 19-vjeçari i cili mbeti i plagosur ditën e sotme në Tiranë. Atentati ndaj tij është kryer në rrugën “Liman Kaba”,...