Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Nuk justifikoi pasurinë,KPA lë në fuqi vendimin e KPK-së për ish-kryegjykatësin e Elbasanit
29 Mars 2022, 16:38Nga DOSJA
TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ish-kreun e Gjykatës së Elbasanit, Sulejman Kurti. Kurti ishte shkarkuar nga puna, pasi nuk justifikoi dot pasurinë. Me anë të një njoftimi bëhet me dije se Kurti kishte apeluar shkarkimin e tij, pas vendimit të KPK-së.
Njoftim i vendimit:
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.4/2020, datë 20.01.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Sulejman Kurti kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 203, datë 06.11.2019. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 203, datë 06.11.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Sulejman Kurti. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 29.03.2022.
(I.A/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË- Aktivisti Migen Qiraxhi ka deklaruar se protesta e sotme nuk do të ketë fjalime. Duke folur për mediat, ai u shpreh se forma e re e protestës së so...
TIRANË- Ikën Zana Çela? Ministria e Kulturës ka hapur thirrjen për drejtor të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit duke nënkuptuar largimin e Zana...
TIRANË- Një qytetarë nga protesta e sotme ka bërë me dije se nesër protesta do të zhvendoset para Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsioni. Protest...
DURRËS- Videoja e mëposhtme është shkrepur në Durrës, ku ka ndodhur një incident mes një vajze dhe një djali. E publikuar nga Joq Albania, videoja tregon m...
TIRANË- Qytetarët janë mbledhur pasditen e sotme para kryeministrisë për të protestuar për rritjen e çmimeve. Në kor ata thërrasin për uljen e &cced...
LUSHNJE- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Lushnje. Mësohet se në fshatin Stan Karbunarë një makinë tip Benz ka përplasur një motor. Nga përplasja drejtu...
TIRANË– Asnjë person nuk ka humbur jetën në 24 orët e fundit nga Covid-19. Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se nga 1,147 tes...