Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Revista gjermane ‘Der Spiegel’ raportoi të premten se kryeministri i Shqipërisë ishte shoqëruar nga policia gjermane në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, pas një konflikti me stafin e një avioni të kompanisë Lufthansa, për shkak të refuzimit të mbajtjes së maskës së përshtatshme kundër COVID-19.
Der Spiegel raporton se incidenti, i konfirmuar nga pasagjerë të tjerë të linjës Frankfurt-Detroit, filloi me refuzimin e Ramës për të mbajtur maskën e detyruar në avion.
Rama, i cili nxorri në rrugët e Tiranës blindat për të imponuar karantinën dhe i kërcënoi qytetarët shqiptarë duke publikuar video ku policë rrihnin protestues në rrugë për shkelje të rregullave kundër përphapjes së COVID-19, raporohet se në fulturim e datës 3 dhjetor ka refuzuar të mbajë maskën e kërkuar nga ekuipazhi.
Në artikull shkruhet se stafi i avionit u detyrua të njoftonte kapitenin e fluturimit, por as ky nuk e bindi dot Ramën.
“Kur edhe pas kësaj, shefi i qeverisë së Shqipërisë nuk iu bind detyrimit të përgjithshëm që të mbante një maskë FFP2 apo një maskë kirurgjikale në vend të maskës prej cope të thjeshtë, Rama u shoqërua jashtë avionit prej policisë federale,” shkruan Spiegel.
Endri Fuga, Drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim pranë qeverisë nuk e mohoi incidentin, por pretendoi në një postim në Twitter se ai ishte shkaktuar nga stafi i avionit dhe se kompania kishte kërkuar ndjesë.
“Lajm i vjetër, për një incident që në thelb nuk kishte vendosjen e maskës, por sjelljen e pahijshme të njërit prej anëtarëve të ekuipazhit. Ndjesa e kompanisë u pranua që atë ditë”, shkroi Fuga, duke vendosur edhe një foto të një e-maili me kompaninë.
Megjithatë e-maili nuk e shfajëson Ramën nga pretendimet e ngritura në Der Spiegel. Në të kompania është e kujdesshme të shprehet se kërkonte ndjesë vetëm “në rast se sjellja e ndonjë anëtari të ekuipazhit ishte perceptuar si jo e përshtatshme dhe nuk ishte trajtuar me ndjeshmërinë dhe diskrecionin e nevojshëm”.
Spiegel nga ana e saj thotë se drejtuesi i Lufthansas Carsten Spohr e kishte pranuar incidentin në një intervistë për revistën në 1 prill edhe pse nuk e ka përmendur emrin e Ramës. Gjatë intervistës i pyetur për telashet me një “shef qeverie” që kishte refuzuar të vendoste maskën, Spohr ka mbështetur vendimin e punonjësve të kompanisë ajërore për ta larguar Ramën nga kabina e avionit.
“Si për çdo pasagjer asistenti i fluturimit iu lut me mirësjellje zotërisë të vendoste maskën: një herë, dy herë. Pas kësaj drejtuesja e kabinës shkoi tek ai: një herë, dy herë. Pasi edhe pas kësaj nuk ndodhi asgjë kapiteni u kujdes që pasagjeri të zbritej nga bordi i shoqëruar nga policia federale,” tha Spohr.
“Unë mbështes plotësisht ekuipazhin tonë, nuk ka trajtime preferenciale,” shtoi ai.
I pyetur nga BIRN nëse kjo sjellje tregonte standard të dyfishtë dhe nëse kishte qëndrim për sa shkruhej në revistën gjermane ‘Spiegel’, Fuga tha se nuk do i shtonte asgjë asaj që kishte shkruar në Twitter.
Marrë nga Reporter.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË- Ambasadorja amerikanë në vend Yuri Kim është takuar ditën e sotme me Governatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko. Me anë të një postimi në Twitt...
TIRANË- Presidenti i vendit Ilir Meta ka dënuar sulmin e sotëm ndaj policisë së Kosovës në Zubin Potok pranë kufirit me Serbinë.Në një status në Facebook M...
SERBI– Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, i është kundërpërgjigjur presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila gjatë paraqitjes së saj të ftuar në tel...
SHKODËR- Pas shkarkimit të administratorit të Dajçit Gjovalin Darragjati, një tjetër administrator është shkarkuar në Shkodër. Bëhet fjalë për admin...
Ilir Meta: Për mua është e rëndësishme që të respektojë Republikën e Shqipërisë të mbrojë sivranitetin dhe integritetin e Republikës dhe popullit shqiptar. kjo ...
BULLGARI- Nuk ka ndryshim në qëndrimin bullgar për integrimin evropian të Maqedonisë, tha ministrja e Jashtme bullgare Teodora Gencovska.Në një intervistë për B...
Mendoj se në politikë janë të rëndësishme idetë, sidomos kur ato janë të kohës dhe i shërbejnë të ardhmes. Unë kam treguar gjithmonë se idetë që i jam qasur pol...
Lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri, kjo nuk përbën asnjë interes, sepse është e qartë. Pasi ata kanë votat e mjaftueshme për të zgjedhur...
Janë dy gjëra të ndryshme. Sa i takon angazhimit tim politik të mëparshëm, unë jam ndarë nga PS në 2004 sepse ishte kthyer në pengesë për integrimin në BE. Kjo...
TIRANË– Presidenti në ikje, Ilir Meta i quan banale thirrjet e kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Basha kundrejt SPAK për të hetuar Berishën. Gjatë ko...