LIVE UPDATES
Politike

“S’ka turp më të madh se të dorëzosh mikun”, Rama flet për BBC për ardhjen e afganëve në Shqipëri: Dikur ishim si

19 Gusht 2021, 13:25 Nga DOSJA
“S’ka turp më të madh se të dorëzosh

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish për një media të huaj strehimin e afganëve në Shqipëri. Këtë herë, në një prononcim për BBC, Rama ka treguar se Shqipëria, pavarësisht se nuk është një vend i pasur, është e gatshme që të strehojë deri në tre mijë afganë. Rama tha se shqiptarët dikur ishin afganë që trokitën në dyert e Europës dhe se nuk u lejohej që të kishin një kujtesë të shkurtër për raste të tilla.

I pyetur për vendimin e vendeve të tjera të Europës, Rama tha se ata mund të bëjnë ç’të duan, por kjo nuk është kohë për t’ju kthyer kurrizin njerëzve që kanë nevojë për një strehë. As fakti që SHBA-ja ka tërhequr trupat, për kryeministrin nuk është një aryse për tu mbyllur dyert afganëve.

Intervista e plotë:  

Gazetari i BBC: Shqipëria nuk është vend anëtar i BE-së, por është në NATO dhe ka rënë dakort që tu ofrojë strehim afganëve që do të shkojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Grupi i parë pritet të mbërrijë këto ditë dhe në vijim mund të strehohen deri në 3 mijë të tillë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama na tregoi pse vendi i tij u ofrua t’i pranonte.

Edi Rama: Sepse është ajo ç’ka ne jemi. Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë që kishte më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore sesa përpara saj dhe arsyeja ishte se në Shqipëri ne kishim një kod nderi, që thotë se nuk ka turp më të madh në jetë se të dorëzosh mikun. Kështu, hebrenjve këtu iu dha strehë dhe është një nga faqet më të bukura të historisë. E dyta, ne ishim afganët disa dekada më parë kur u larguam nga Shqipëria, kështjella e Koresë së Veriut të Europës në një diktaturë brutale dhe trokitëm në dyer dhe u mirëpritëm. Sigurisht, me shumë vështirësi, por u mirëpritëm. Së treti, sepse mendoj që duhet ta bëjmë edhe për fëmijët tanë. Fëmijët tanë duhet të kuptojnë se kjo është bota ku jetojmë. Ne mund të mos jemi të pasur, po nuk mund t’ia lejojmë vetes të kemi kujtesë të shkurtër…

Gazetari i BBC: Siç po thoni, ju nuk jeni vend i pasur. Mund t’ju duhet t’i strehoni këta njerëz për një farë kohe. A do të jetë barrë e madhe për Shqipërinë në aspektin praktik? 

Edi Rama: Mos harroni një gjë, në Evropën Perëndimore njerëzit i kanë harruar luftërat. Luftërat për ta janë thjesht dokumentare në Netflix. Për ne, luftërat kanë qenë këtu dhe kemi parë luftëra. Kemi parë tmerret e luftës dhe na është dashur të ofrojmë strehë në Shqipëri jo shumë kohë më parë. Asokohe, unë isha ministër i Kulturës, kur strehuam rreth gjysmë milioni refugjatë nga Kosova, të cilët po i iknin spastrimit etnik. Mbijetuam, ja ku jemi. Nuk jemi vend i pasur, por ja ku jemi sërish, kështu që financiarisht, moralisht e në gjithçka nuk mendoj se u dëmtuam. Mendoj që ajo përvojë na pasuroi më shumë moralisht. 

Gazetari i BBC: Sot, është zhvilluar një debat mjaft i fortë në parlament, këtu në Ëestminister, rreth pozicionit të Mbretërisë së Bashkuar, asaj ç’ka duhet të ndodhë dhe pse vendet e tjera nuk ia dolën të parashikonin sa shpejt do ta merrnin kontrollin talebanët dhe janë ngritur pikëpyetje lidhur edhe me vetë NATO-n, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të vepronin të vetme në thelb dhe vende të tjera, si Mbretëria e Bashkuar, që kishin trupa atje, ndjenë se nuk patën zgjedhje tjetër përveçse të tërhiqeshin edhe ata. A mendoni se kjo e ka vënë në një farë mënyre në pikëpyetje qëllimin e NATO-s?

Edi Rama: Më duket sinqerisht e paarsyeshme që fajësimi i ShBA-së po përdoret për t’iu kthyer kurrizin afganëve të cilët kanë nevojë për ne tani. Së pari, të shpëtojmë njerëzit e më pas të debatojmë si të duam për NATO-n, për pushtimin, për mospushtimin e me radhë. Sigurisht që tërheqja ishte vendim i njëanshëm i ShBA-së, por jemi të gjithë bashkë pjesë e kësaj.

Gazetari i BBC: Po a nuk është e drejtë që disa prej nesh të pyesin a jemi pjesë të gjithë bashkë, nëse Amerika tërhiqet në mënyrë të njëanshme?

Edi Rama: Po, është e vërtetë, keni të drejtë, por, tani, kjo nuk është arsye për t’iu kthyer kurrizin këtyre njerëzve, e kam fjalën, njerëzve që kanë nevojë për strehë. Unë e kam diskutuar këtë në samitin e NATO-s dhe jam shprehur se e di për çfarë flas, pasi ne kemi jetuar në një regjim që ishte si ai i talebanëve. Na duhet të mendojmë për të nesërmen e njerëzve që kanë punuar për ne, pasi ata do të etiketohen si tradhtarë e do të trajtohen si tradhtarë dhe trajtimi i tyre si tradhtarë në atë regjim nënkupton vdekjen. 

Gazetari i BBC: Atëherë, edhe një mendim të fundit fare për refugjatët. Mbretëria e Bashkuar ka deklaruar sot se do të pranojë 20 mijë persona brenda disa viteve, duke filluar me 5 mijë, por do të ketë disa vende evropiane, të cilat mund të vendosin se nuk janë të gatshëm të pranojnë refugjatë. Ju dhatë argumentin moral se përse vendi juaj vendosi të bënte atë që bëri. Çfarë mesazhi do të kishit për aleatët evropianë që janë skeptikë, që janë të pasigurt lidhur me pranimin e refugjatëve nga Afganistani?

Edi Rama: Nuk e di… Nuk e di çfarë do të thotë 20 mijë veta brenda shumë viteve, pasi ne duhet t’u gjendemi atyre që kanë punuar me ne dhe janë mijëra e mijëra, e mijëra, e mijëra të cilëve duhet tu gjendemi krah sot, jo përgjatë shumë viteve, por ato mund të mbyllen, mund të bëjnë ç’të duan….

Gazetari i BBC: Pra, ishte Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Shqipëria ka dhënë OK-n për pritjen e afganëve në vend pas pushtimit të pasi Afganistani u pushtua nga talebanët, por grupi i parë i emigrantëve nuk ka mbërritur ende. Ata do të strehohen në konviktet e Qytetit Studenti, në Durrës e Berat.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama evakuimi i afganëve ne shqiperi rama per bbc edi rama evakuimi i afganëve ne shqiperi rama per bbc

Sondazh

Poll
Politike 18 Gusht 2021, 14:41

TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka folur sërish pas ankesave të studentëve të cilët janë kaluar në një godinë të vetme konvikti të qytetin Student...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet