“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Politike
Mbërrin në Tiranë Ish-Agjenti Special Mbikëqyrës i FBI-së, Kim pret Steve Butler: Do jetë këshilltari i ri i Byrosë Kom
18 Gusht 2021, 16:55Nga DOSJA
TIRANË– Ish-Agjenti Special Mbikëqyrës i FBI-së, Steve Butler i cili do të jetë këshilltari i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka mbërritur në Shqipëri. Ka qenë vetë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim e cila ka bërë me dije se ka pritur Butler në Tiranë.
Në një postim në rrjetet sociale, Kim theksoi se Amerika do të vazhdojë të mbështesë punën e Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri për hetimin dhe ndëshkimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka kënaqësinë të mirëpresë në Shqipëri ish Agjentin Special Mbikëqyrës të FBI-së dhe këshilltarin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Steve Butler. Ambasadorja Kim u takua me Steve për ta mirëpritur atë në ekip dhe për të biseduar mbi mbështetjen tonë të vazhdueshme për punën themelore të SPAK në hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar nëpërmjet trajnimeve, ndërtimit të kapaciteteve, pajisjeve dhe ekspertizës këshilluese”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA.
BKH ka nisur zyrtarisht punën më datë 9 gusht me 28 hetues. Në total ata duhet të jenë 60 persona dhe plotësimi i këtij institucioni mbetet ende i hapur.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka folur sërish pas ankesave të studentëve të cilët janë kaluar në një godinë të vetme konvikti të qytetin Student...
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se në Shqipëri do të vijnë 1 mijë afganë. Në një intervistë të dhënë për gazetën spanjolle El Periodiko, bëhe...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shprehur revoltën për strehimin e afganëve në Shqipëri dhe për zërat që thonë se vendi ynë i pranoi vetëm se iu kërkua nga...
TIRANË– Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka shkuar mesditën e sotme në Rinas, për të inspektuar situatën për pritjen e afganëve. Në Rinas janë ngrit...
TIRANË- Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani është përfshirë në debat me kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, pas akuzës indirekte nga ky i fun...
TIRANË– Media franceze France 2 i ka kushtuar së fundmi një reportazh Shqipërisë turistike, ku e krahason jugun e vendit me një Tajlandë të vogël. Këtë e k...
TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka lënë të hapur mundësinë për qëndrimin e refugjatë afganë në Shqipëri, në një afat më të gjatë nga sa është parashikua...
TIRANË– Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar fjalët e kryebashkiakut Erion Veliaj në lidhje me djegien e Sarajeve të Toptanëve, ngjarje e ndodhur gj...
Politike17 Gusht 2021, 14:05
TIRANË– Qyteti Studenti do të shërbejë si një nga vendqëndrimet për një pjesë të madhe të afganëve që do të mbërrijnë së shpejti në Shqipëri. Bashkia e Tir...
TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka thënë se është identifikuar autori i zjarrvënies së monumentit të kulturës në Tiranë, të njohur si “Sarajet...