Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SLLOVENI- Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, tha të hënën se bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë të rëndësishme jo vetëm për të dy palët por edhe tërë Ballkanin Perëndimor, ndërsa bëri thirrje për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në procesin e deritashëm. Ai i bëri këto komente në Prishtinë ku po qëndron në një vizitë pas asaj të një dite më parë në Beograd.
“Meqë po vijë nga Beogradi dhe pas bisedës me (Aleksandër) Vuçiçin, nuk mund të mos e them se në Beograd kanë bindje se Prishtina nuk ka vullnet politik dhe se ekziston edhe këtu mendimi tjetër se Beogradi nuk ka vullnet politik. Nga përvoja ime, pa dëshirën që të ndikojë, propozoj që të tejkalohen këto mosmarrëveshje dhe të vazhdohet me biseidmet”, tha ai duke nënvizuar fillimi i mirë i përparimit në marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë është zbatimi i marrëveshjeve të arritura, përfshirë atë për Asociacionin e komunave më shumicë serbe.
Por, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se është koha që të kërkohet nga Serbia të zbatojë marrëveshjet dhe jo të shtyhen përpara idetë që do të krijonin edhe një shtet jofunksional dhe më shumë konflikte të ngrira në rajon.
“Mendoj se në vend që të bëhet përpjekje që të shtyhen përpara idetë që janë mbetje e së shkuarës sikurse Republika Serbe, të gjithë ne duhet të angazhohemi në çuarjen përpara të ideve të shekullit 21, jo idetë e shekullit të kaluar që i hapin dyert e ndarjes, të një Republike Serbe të re në rajonin tonë apo të një vendi jo funksional në rajon dhe shumë kokëçarje për komunitetin ndërkombëtar dhe për këtë arsye ne si Kosovë jemi duke u angazhuar për të shtyrë përpara propozime që janë demokratike, gjithëpërfshirëse dhe që janë në të mirën e të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe ata serbë”, tha ajo.
Presidenti Pahor dhe presidentja Osmani shfaqën qëndrime të kundërta edhe sa i përket nismës Ballkani i Hapur, e hedhur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, por që kundërshtohet nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina.
“Sot në bisedën me presidenten kam parë që ka shumë kundërshtime. Kur ështe hedhur kjo nismë më është dukur si një mënyrë elegante edhe për zgjidhjen e mëtutjeshme të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Nëse shtetet brenda procesit të Berlinit apo të Ballkanit të Hapur bashkëpunojnë në aspektin ekonomik, politik, kulturor, apo në të gjitha aspektet tjera, atëherë mund të ndodhte edhe zgjidhja e disa problemeve që tani nuk janë të zgjidhshme”, tha presidenti slloven, Borut Pahor.
“Për ne, Ballkani i Hapur është një hapësirë për ekspansion për hegjemoninë serbe. Në këtë moment Serbia, që po tenton ta luaj rolin kryesor në këtë nismë, nuk ka qëllime të mira në raport me vendin tonë. Do të ishte krejtësisht ndryshe sikurse Serbia të ishte shtet që ka paqen, stabilitetin si synim dhe sikurse ta kishte njohur Kosovën, mirëpo derisa synon që Kosova të hyjë në iniciativa të tilla si provincë e saj, gjë që nuk është, sepse realiteti është krejtësisht ndryshe, pra jemi shtet i pavarur e sovran, natyrisht që një iniciativë e tillë nuk u shërben interesave të vendit tonë, por do të thoja as rajonit”, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Presidenti Pahor tha se vendi i tij që aktualisht mbanë presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, mbështetë integrimin e Ballkanit Perëndimor. Gjatë vizitës në Beograd ai tha se procesi është shumë i ngadalshëm dhe kjo ka bërë që të forcohen politikat nacionaliste dhe idetë për ndryshime kufijsh që janë të rrezikshme për paqen dhe sigurinë në rajon.
Vizita e presidentit Pahor, ndodhë në një periudhë të shtimit të përpjekejeve të Bashkimit Evropian për të organizuar një takim të nivelit më të lartë politikë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Marrë nga Voa
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
RUSI – Rusia testoi me sukses raketën supersonike “Zirkon”. Fregata “Admirali Gorshkov” testoi me sukses raketën në fjalë duke goditur me saktësi një obje...
BERGAMO – Një 36-vjeçar shqiptar i dënuar në Itali u arrestua në komunën Covo të Bergamos teksa po arratisej me një makinë të vjedhur dhe u përplas...
TIRANË – Kryetar bashkie gjatë luftës në moshën 36 vjeçare gjatë viteve 1990, politikan i bërë deputet, shkrimtar dhe diplomat i rangut të lar...
BEOGRAD – Partia Popullore Serbe i ka kërkuar qeverisë serbe të reagojë menjëherë pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, që bën thirruje për bashkim k...
ITALI– Salvatore Di Gangi, i konsideruar si një nga besnikët e Toto Riina, i njohur ndryshe si ‘BOSSI’ i mafias siçiliane ‘Cosa Nostra’...
KOSOVË– Ministria e Shëndetësisë në Kosovë (MSH) njoftoi ditën e sotme se gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 2 raste të reja të të infektuarve me koronav...
KOSOVË – Departamenti për Krime të rënda në Prokurorinë Themelore në Pejë tha se ka siguruar disa informacione, që mund të çojnë në zbardhjen ...
IZRAEL – Gjykata e Lartë izraelite hodhi poshtë ankesën e Shmuel Peleg, gjyshit të Eitan Biran, të mbijetuarit të masakrës së teleferikut në Mottarone.Si...
PRISHTINË– Të shtëna me armë janë raportuar në Prishtinë mesditën e sotme. Mësohet se gjithçka ka ndodhur në një aheng familjar. Vetë Policia ...
SUEDI – Kryeministrja e parë femër e Suedisë, Magdalena Andersson është riemëruar në postin e lartë pasi trazirat politike e detyruan atë të jepte dorëheq...