LIVE UPDATES
Politike

Nuk mori mandat në Elbasan, Rudina Hajdari pranon rezultatin: Humbëm një betejë por jo luftën!

29 Prill 2021, 10:16 Nga DOSJA
Nuk mori mandat në Elbasan, Rudina Hajdari pranon rezultatin: Humbëm

TIRANË– Rudina Hajdari, kandidate për deputete në Elbasan nën siglën e “Nismës Thurje”, pranon rezultatin dhe thotë se do të vazhdojë të jetë pranë qytetarëve edhe për 4 vitet e ardhshme, edhe pse nuk doli deputete.

Me anë të një shkrimi, Rudina bën të ditur se do të vazhdojë të luftojë për qytetarët e Elbasanit. Hajdari mbyll fjalimin e saj duke thënë se do të rishihen sërish.

Shkrimi i plotë:

Dua ta nis me një falenderim për të gjithë ata qytetarë të Qarkut të Elbasanit të cilët më mbështetën dhe votuan në zgjedhjet e datës 25 Prill. Fatkeqësisht nuk arritëm të prodhonim një mandat përfaqësues në Parlament, por premtimi im se do të jem me ju dhe pranë jush në 4 vitet e ardhshme, mbetet i pandryshuar. Do mundohem që me gjithë forcat që kam të mobilizoj sa më shumë energji pozitive për të artikuluar publikisht problemet akute që ka Qarku i Elbasanit, duke nisur nga insfrastruktura e rrënuar me rrugë pa rrugë, pa ujë të pijshëm apo për vaditje, pa kanalizime e pa akses në energji. Do mundohem mbi të gjitha të flas më qartë e të shpjegoj më mirë dëmin që i shkaktohet Qarkut të Elbasanit e gjithë vendit nga krimi i organizuar dhe politikanët e lidhur me të.

Ajo që unë lexoj nga rezultati i zgjedhjeve është se politikanët e lidhur me krimin e organizuar kanë triumfuar. Personazhe anonimë, të cilët nuk njihen në publik, nuk kanë artikuluar kurrë asnjë ide politike, nuk kanë asnjë vlerë përveç lidhjes me botën e krimit, po rezultojnë si njerëz të votuar nga qytetarët. Unë refuzoj të besoj se shqiptarët duan të drejtohen nga organizata kriminale, por e di se shumë shqiptarë nuk votojnë dot të lirë për shkak të varfërisë apo presionit e shantazhit. Ky është problemi më i madh që ka vendi sot dhe ne të gjithë duhet ta shohim në sy e të bëjmë gjithë çka mundemi për ta zgjidhur.

Duhet të flasim më shumë me qytetarët, duhet të tregojmë më qartë me fakte realitetin, duhet të presojmë më shumë gjyqësorin, duhet të luftojmë më fort e më bindshëm. Shqipëria është një vend i mrekullueshëm dhe shqiptarët njerëz të mirë e punëtorë, por krimi i mbështetur fort nga politikanët e vjetër e të korruptuar ka hedhur rrënjë të thella.

Ne humbëm një betejë por jo luftën. Luftën do e fitojmë me shqiptarët e për Shqipërinë. Do të vazhdojmë! Faleminderit sërish dhe rishihemi shumë shpejt.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike rudina hajdari shqiperia voton 2021 rudina hajdari shqiperia voton 2021

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje