LIVE UPDATES
Aktualitet

28 Dhjetor 2019, 10:44 Nga DOSJA

Fillimi i 2020-ës me shumë mundësi do të nisë me pikëpyetje përsa i takon përbërjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Për shkak se KED ka mandat një vjecar të cilin e merr në datën 1 janar dhe e dorëzon ditën e fundit të muajit dhjetor të të njëjtit vit, diskutimet do të fokusohen pikërisht tek emri i Arta Marku, e zgjedhur gjatë shortit të hedhur në presidencë si prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme.

Por pasi ish-prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme humbi gjatë garës për të marrë drejtimin e organit qendror të akuzës jo vetëm në KLP, por edhe në parlament ku edhe mori vetëm 11 vota, duket se 43-vjeçarja do të përballet sërisht me ish-shokun e klasës, Olsjan Çelën. Sikurse thonë burime të sigurta të gazetës “Si”, përballja dhe përplasja mes dy magjistratëve duhet të ndodhë për shkak të ligjit për funksionimin e KED.

Konkretisht ligji kërkon që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të ketë nëntë anëtarë, që përfaësojnë të gjitha shkallët e prokurorisë dhe të gjykatës. Dy gjyqtarë, shpjegon një jurist kushtetues, duhet të jenë nga Gjykata Kushtetuese dhe sipas shortit të datës pesë dhjetor për të përfaqësuar Gjykatën Kushtetuese u zgjodhën Vitore Tusha dhe Fjona Papajorgji. Gjykatën e Lartë e përfaqëson edhe për këtë vit gjyqtari Ardian Dvorani që mes polemikave si gjyqtar i vetëm në gjykatën supreme mban për shkak të pozicionit edhe funksionin e drejtuesit të KED.

Më tej përfaqësojnë prokuroritë e Apelit Fatjona Memçaj dhe Ludovik Dodaj dhe Gjykatat e Apelit, Saida Dollani dhe Miranda Andoni, ndërsa Gjykatat Administrative përfaqësohen nga gjyqtari Arjan Qafa. Por në përbërjen e KED si përfaqësuese e prokurorisë së përgjithshme vazhdon të jetë Arta Marku, edhe pse realisht ajo nuk figuron as prokurore e thjeshtë në organin qëndror të akuzës.

Në vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Arta Marku u votua unanimisht për t’u caktuar si prokurore apeli në kryeqytet, një verdikt i cili hyn në fuqi në datën 1 janar 2020 çka do të thotë se Prokuroria e Përgjithshme është e papërfaqësuar në KED, në rast se vetë ish-prokurorja e Përgjithshme nuk jep dorëheqjen nga antarësia në KED.

Nuk dihet ende nëse kjo situatë do të shkaktojë një përplasje tjetër mes dy shokëve, të cilët në fund të garës ja dhanë dorën njëri-tjetrit, teksa njëri mori timonin e akuzës për shtatë vitet e ardhshme dhe tjetri doli në këmbë dhe u largua vetëm në shoqërinë e ish drejtoreshës së kabinetit, Alketa Zifla. Por ajo që kuptohet nga një vit i ngarkuar për ish-prokuroren e Përgjithshme të përkohshme, është se edhe KLP ka preferuar ta dënojë me përkohshmëri edhe në vijim, pasi edhe gjatë 2020-ës, Marku do jetë e emëruar përkohësisht si prokurore apeli me mandat njëvjeçar.

43-vjeçarja do të përfaqësojë akuzën e apelit së bashku me një rivale tjetër gjithashtu shoqe klase, Fatjona Memçaj, e cila pretendoi gjithashtu postin e Prokurores së Përgjithshme, por që fitoi vetëm tetë vota në parliament.

Ku është Arta Marku?

Pavarësisht të gjithave, në të vërtetë Arta Marku doli nga skena dhe prozhektorët për të u fikën pikërisht ditën kur shpalosi strategjinë në seancën publike. Sikurse gazeta “Si” mëson ekskluzivisht, Marku nuk ka shkuar ende në detyrë pranë prokurorisë së Apelit, ashtu sikurse edhe krahu i djathtë i saj, Alketa Zifla që duhet të kthehet prokurore pranë kryeqytetit, apo edhe si Donika Prela e caktuar njëkohësisht në kryeqytet.

Siç thonë burime jozyrtare, të treja zonjat kanë marrë lejen dimërore dhe pritet që të kthehen në detyrë në fund të muajit janar. Duket se metodën e lejes dimërore e kanë ndjekur edhe disa ish-prokurorë të Krimeve të Rënda, të cilët pas shkrirjes së institucionit ku ata punonin, kanë vendosur të marrin veten, jo vetëm për shkak të Vetting-ut që po i pret, por edhe për t’u bërë gati, të punojnë si prokurorë të zakonshëm pranë një prokurorie rrethi, ku dosjet nuk janë më për organizata e trafikantë, por për çështje nga më banalet deri tek më të ndërlikuarat. Marrë nga Gazeta Si

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta marku olsian cela arta marku olsian cela

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet