Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Operacioni kundër drogës/ Sekuestrohet gomonia dhe 2 makina në Fier, në pranga pronari
2 Mars 2019, 11:50Nga DOSJA
FIER- Gjatë një aksioni policor në Fier ditën e sotme, janë sekuestruar në fshatin Qarrë një gomone, 2 automjete tip Fuoristradë pa targa dhe 30 bidona të mbushur me benzinë.
Ndërkaq, ka rënë në pranga pronari i gomones, me incialet B.D. dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë si të dyshuar për trafik.
Njoftimi i policisë:
Kontrolle të imtësishme dhe të shtuara për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narktotike, dhe sekuestrimin e mjeteve motorike dhe atyre lundruese që mund të përdoren për të trafikuar lëndë narkotike.
Në vijim të luftës kundër trafikimit të lëndëve narkotike, nisur nga informacionet e marra si dhe nga kontrollet e përbashkëta të zhvilluara nga shërbimet e policisë së Fierit dhe atyre të Kufirit dhe Migracionit Vlorë, në fshatin Qarrë, pranë banesës së shtetasit L.M, u gjetën të fshehura dhe u sekuestruan një mjet i fuqishëm lundrues tip Gomone, 2 automjete tip Fuoristradë pa targa dhe 30 bidona të mbushur me benzinë.
Si rezulat i veprimeve të kryera u kap dhe u ndalua shtetasi B.D, banues në Fier pasi është pronari i gomones si edhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas të tjerë si autorë të dyshuar të implikuar në këtë vepër penale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorrike”.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Komiteti Mysliman Shqiptar sot zhvillon zgjedhjet për kreun e ri të saj. Në garë për t’u zgjedhur kryetar i KMSH, tahsmë kanë ngelur vetëm 3 kandid...
Bilbili i “ahengut shkodran”, Shyqyri Alushi prej disa ditësh ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Për më tepër ...
Ekstradohet nga Greqia, 37 vjecari Gezim Toma, shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar.Ai ishte i dënuar me 20 vite burg për veprat penale “Mbajtja pa leje ...
Bilbili i “ahengut shkodran”, i cilësuar i tillë në të gjitha kohërat, Shyqyri Alushi, ka kontribuuar shumë për këngën popullore shkodrane, por me keqardhje, th...
ELBASAN- Policia ka arrestuar një 38-vjecar, pasi ka qenë në gjendje të dehur në timon dhe është përplasur me një makinë tjetër. Aksidenti ka ndodhur ne unazën ...
TIRANË- Këto janë titujt kryesor në mediat online më të rëndësishme në Shqipëri.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ...
TIRANË– Mbrëmjen e sotme në bodrumin e Ministrisë së Brendshme ra zjarr. (Lexo këtu)Fillimisht u raportua se zjarri kishte rënë në dhomën ku ndodhesh...
TIRANË– Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka hapur garën për pozicionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.Sipas njoftimit zyrtar, gara do të jetë e...
TIRANË- Gazetarja e njohur Anila Hoxha, ka reaguar në rrjetet sociale, pas letrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, i cili u kërkon ndj...
TIRANË– Një zjarr ka rënë pak momente më parë në bodrumin e Ministrisë së Brendshme. Fillimisht dyshohej se zjarri kishte rënë në dhomën e serverave të sis...