Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
VD-Operacioni “Muzgu”/ Arrestohet 40-vjeçari, transportonte emigrantë të paligjshëm
19 Nëntor 2021, 11:48Nga DOSJA
GJIROKASTËR- Një 40-vjeçar, banues në Durrës është arrestuar nga policia pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Shtetasi me iniciale S. D, merrte nga 300 euro për person, për t’i transportuar.
Në kërkim është shpallur dhe 23-vjeçari me iniciale S. Z, i cili dyshohet si bashkëpuntor në trasportimin e emigrantëve të paligjshëm.
Njoftimi i policisë:
Vijon operacioni policor i koduar “Muzgu”.
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.
Vihet në pranga 1 shtetas me precedent të theksuar kriminal. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Gjirokastër, në vijim të operacionit “Muzgu”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë të shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, në bazë të informacioneve policore, kanë goditur një tjetër rast, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. D., 40 vjeç, banues në Durrës (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim).
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin nacional Kakavijë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, është kapur në flagrancë duke transportuar me një automjet “Volkswagen” që e drejtonte pa leje drejtimi, 3 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt shumës 300 euro për person.
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi S. Z., 23 vjeç, banues në Durrës, i cili nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar.
Gjatë kontrollit personal, shtetasit S. D. i është gjetur një mjet i mprehtë (thikë).
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një aparat celular dhe mjeti i mprehë (thikë).
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
TIRANË- “Ai para 2 muajsh më doli me thikë dhe më kërcënoi”. Kështu deklaron një dëshmitare për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ në lidhje me Klod...
TIRANË- Policia rrugore e Tiranës ka vazhduar me kontrollet për verifikimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor. Gjatë kontrollit janë marrë ma...
VLORË– Reparti i Kirurgjisë në spitalin e Vlorës është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Mësohet se ka marrë flakë tubi i aspirimit e për pasojë...
“Deri sa të shlyhen një më një naftëtarët, nuk shkel njeri këtu, vetëm mbi trupin tonë futen këtu. Boll kemi bërë negociata. Nëse duan që palët të zhdukin...
TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një ceremoni ditën e sotme, i shoqëruar edhe nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ku janë dekoru...
TIRANË- Tetë persona janë arrestuar ditën e sotme për vepra të ndryshme penale. Policia bën me dije se të arrestuarit kanë kryer vepra të ndryshme si vjedh...