“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
“Më doli me thikë dhe më kërcënoi”/Dëshmitarja:Mund të kisha të njëjtin fat si Mateo
19 Nëntor 2021, 13:28Nga DOSJA
TIRANË- “Ai para 2 muajsh më doli me thikë dhe më kërcënoi”. Kështu deklaron një dëshmitare për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ në lidhje me Klodian Çalamanin, autorin e vrasjes së 8-vjeçarit në Fier.
Në një lidhje telefonike vajza ka rrëfyer për gazetaren Evis Ahmeti se 38-vjeçari i kishte dalë gjatë ditës në rrugë me një thikë dhe kishte një shishe në dorë. Ajo tha se fatmirësisht ka shpëtuar nga fakti se aty ka kaluar një djalë dhe ka ndërhyrë.
“Ka qenë një djalë që më ka mbrojtur…unë ika me vrap. Kam qenë në punë time. Ai kishte një shishe në dorë, dhe një thikë. Më nxori thikën. Kam njohur dhe 16-vjeçaren. Në atë kohë kam qenë e vogël. Kam parë atë gocën që ka dalë nga ajo shtëpi dhe është shtrirë në mes të rrugës. Ka ardhur policia më pas. Kaq mbaj mend. Jam e afërme e familjes së Mateos. Ne nuk kemi pasur as keqkuptime. E kemi mbajtur, e kemi ushqyer. Se menduam kurrë që ai do të na bënte këtë gjë. Kur e kam marrë vesh, jam tmerruar. Ka qenë paradite kur më ka dalë me thikë. Mund edhe të më kishte vrarë, si fati i Mateos.”, tha ajo.
TIRANË- Policia rrugore e Tiranës ka vazhduar me kontrollet për verifikimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor. Gjatë kontrollit janë marrë ma...
VLORË– Reparti i Kirurgjisë në spitalin e Vlorës është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Mësohet se ka marrë flakë tubi i aspirimit e për pasojë...
“Deri sa të shlyhen një më një naftëtarët, nuk shkel njeri këtu, vetëm mbi trupin tonë futen këtu. Boll kemi bërë negociata. Nëse duan që palët të zhdukin...
TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një ceremoni ditën e sotme, i shoqëruar edhe nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ku janë dekoru...
TIRANË- Tetë persona janë arrestuar ditën e sotme për vepra të ndryshme penale. Policia bën me dije se të arrestuarit kanë kryer vepra të ndryshme si vjedh...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është përgatitur për një tjetër lloj foltoreje, ndërkohë që vetëm një muaj e ndan nga mbajtja e Kuvendit Kombët...