LIVE UPDATES
Bota

Opinion nga DW/ “Edhe më tej kështu” nuk është e mundur në Hungari

4 Prill 2022, 21:07 Nga DOSJA
Opinion nga DW/ “Edhe më tej kështu” nuk është e

HUNGARI- Një pyetje që shtrohet sërish: si mund të ndodhë, që Viktor Orban vazhdon të ketë kaq shumë mbështetje në Hungari? Deri tani, përgjigjja qe e thjeshtë: kjo kishte të bënte me opozitën e përçarë dhe të pafuqishme. Deri tani. Por këtë herë, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2022, të gjashtë partitë opozitare kandiduan së bashku në zgjedhje. Pati madje zgjedhje paraprake dhe konkurencë për vendet në listë. Në vend të fushatave pa kuptim të agjitacionit u fol sërish për politikë përmbajtësore.

Orbani, luftëtari

Por përshtypja e mirë të gënjente. Partia Fidesz arriti që në fund t’i mobilizonte shumë më mirë se sa pritej zgjedhësit e pavendosur. Ajo korri fitore madje edhe në ato zona elektorale, ku qe parashikuar një fitore e opozitës. Si? Me retorikë luftarake Orbani ka qenë gjithmonë në gjendje të shënojë pikë. Vitet e fundit ai luftoi kundër shpenzimeve shtesë të qirave, kundër Brukselit, George Sorrosit, migrimit, NGO-ve – dhe aktualisht ai lufton kundër luftës.

Në fillim, sulmi rus e bëri të pasigurtë në fushatë partinë në pushtet në Hungari, por ajo e mori shpejt veten: Fidesz-i është në anën e paqes, dhe për aq kohë sa është ajo në pushtet, Hungaria nuk do të bëjë furnizime me armë, nuk do të dërgojë trupa paqeje në Ukrainë dhe nuk do të miratojë sanksione, që rrezikojnë furnizimin me energji të Hungarisë.

Zelenski si armik

Ministri i Jashtëm, Peter Szijjarto madje e akuzoi hapur Ukrainën, që po ndikonte zgjedhjet në Hungari. Me këtë, qeveria hungareze është e vetmja në BE dhe në aleancën e NATO-s, që nuk e brohoret si hero presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski, por e sheh si armik, që bën aleancë me opozitën hungareze.

Nuk është rastësi, që Orbani nuk shoqëroi në mes të marsit kryetarët e qeverive të Polonisë, Çekisë dhe Sllovenisë në udhëtimin e tyre në Kiev, por në vend të kësaj preferoi të vizitonte Aleksandar Vuçiçin në Serbi, që ushqen me Rusinë një marrëdhënie të ngjashme të ngushtë si Hungaria – dhe që sapo i fitoi gjithashtu zgjedhjet në vendin e tij.

Në lojë qenë shumë gjëra

Për këtë fitore, Orbani vuri shumë gjëra në lojë. Me kursin e tij miqësor ndaj Rusisë ai rrezikoi traditën e gjatë të miqësisë polake-hungareze dhe madje bashkëpunimin me shtetet e tjera të Vishegradit. Veç kësaj, qeveria hungareze bëri të gjitha përpjekjet, për të maskuar inflacionin galopant në vend: prindërve iu kthye tatimi mbi të ardhurat, pensionistët morën një pension të plotë mujor shtesë, iu vu tavan çmimeve të benzinës dhe të ushqimeve dhe rritjet e çmimeve të energjisë elektrike dhe të gazit u vonuan me mbështetje masive shtetërore.

Gjendja nuk mund të mbetet e tillë. Këto masa, buxheti shtetëror i Hungarisë nuk i përballon dot gjatë. Orbani duhet të nisë kursin e kursimeve, po të mos dojë ta çojë në falimentim shtetin. Dhe izolimin politik, në të cilin ai e ka futur veten, ai gjithashtu duhet ta thyejë. Marrëdhëniet me shtetet e Vishegradit, por edhe pozicioni i Hungarisë në BE duhet të rehabilitohen.

Opozita dështoi

Disfata e opozitës bëri të qartë se edhe kjo aleancë nuk ka mbështetje. Ishte thuajse me fuqi simbolike, që kandidati kryesor i opozitës, Peter Marki-Zay, në fjalimin e tij nuk kishte pranë vetes bashkëpunëtorët nga partitë e tjera, por familjen e tij. Sido që të jetë, opozita nuk ishte sa duhet opozitare. Peter Marki-Zay ishte vetëm një kandidat kryesues i listës, që si mbështetës i dikurshëm i Fideszit ishte ndoshjta një variant “më i mirë” i qeverisë Fidesz, por jo alternativë e vërtetë.

Dhe ishte e djathta ekstreme ajo që përfitoi nga kjo. Pak njerëz prisnin seriozisht që lëvizja “Mi Hazank” (Atdheu ynë) të kalonte kufirin e pesë përqindshit. Tani ajo hyn në Parlament me shtatë mandate. Kjo parti lindi në vitin 2018 nga ndarja e degës së ekstremit të djathtë të partisë Jobbik dhe funksionon si një “parti satelite” e Fideszit. “Mi Hazank” fitoi më shumë vota te skeptikët e Covidit, kundërshtarët e vaksinave dhe te homofobët.

Botët paralele

Rezultatet e zgjedhjeve konfirmojnë polarizimin ekstrem të shoqërisë. Hendeku midis fshatit dhe qytetit vazhdon të zgjerohet, duke përfshirë edhe nivelin ideologjik. Opozita ka qytetet e mëdha dhe Fideszi zonat rurale. Ka vite që bashkëjetojnë këto realitete paralele: në njërën Orbani është ambasadori i paqes, që lufton për të drejtat e vendit dhe që konsiderohet shpëtimtar i kombit, dhe në tjetrën ai është një mashtrues i korruptuar që mbetet besnik ndaj Putinit dhe që po e nxjerr Hungarinë nga BE. Kjo duhet të ndalet. Orbani i ka thelluar hendeqet kaq shumë, sa që në fund do të bjerë vetë në to. Ai duhet ta kuptojë këtë, përndryshe dikur do të jetë shumë vonë edhe për të.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota viktor orban viktor orban

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet