Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjykata e Elbasanit dënon me 240 orë pune në shërbim të komunitetit Orest Sotën, të cilit në 1 nëntor të vitit 2017 gjatë arrestimit iu gjetën në makinë 863 mijë euro dhe patentat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe bashkëshortes së tij.
Sota u gjet fajtor nga togat e zeza të Elbasanit vetëm për dy akuza, drejtim mjeti në gjendje të parregullt dhe mosbindje ndaj punonjësit të policisë së rendit Publik. Ndërsa akuza për “Fshehje te të ardhurve”, ishte pushuar që në seancën paraprake.
Sipas dokumenteve të siguruara nga gazetarja e Abc News Glidona Daci, Orest Sota u dënua më 4 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ky dënim i’u konvertua në 240 orë punë vullnetare. Prokuroria e Elbasanit bën te ditur se vijojnë hetimet për veprën penale “fshehje e të ardhurve” dhe “pastim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, por pa autor.


Orest Sota është arrestuar nga policia ne oborrin e kompanisë Kurum, në Elbasan. Fillimisht çështja u hetua nga ish-prokuroria për krime të rënda pasi aso kohe dyshohej se paratë e gjetura në makinën e 28 vjecarit ishin të ish-ministrit Saimir Tahiri.
Biznesmeni pretendoi se paratë rrjedhin nga burime të ligjshme dhe se ishin tërhequr nga një bankë e nivelit të dytë 10 ditë përpara se të ndalohej nga policia. Sota ka deklaruar se ato para po i mbante me vete sepse i duheshin për të kuruar nënën e sëmurë. Orest Sota u hetua fillimisht në një dosje të përbashkët me ish-ministrin Tahiri dhe grupin e Habilajve, por me pas çështja e tij u vecua. 28 vjeçari qëndroi në qeli rreth dy muaj, deri sa u lirua nga ish-gjykata e Apelit për Krime të Rënda më 4 janar 2018 me garanci pasurore prej 5 milion lekësh. Kjo gjykatë rrëzoi masën e sigurisë të dhënë nga shkalla e parë “arrest në burg”.
Më 31. 08. 2019 ish prokuroria për Krimet e Rënda ka shpallur moskompetencën për hetimin e dosjes së biznesmenit Orest Sota, dhe e trasferoi atë në Elbasan.
(a.s/ dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHKODËR– Një javë pas denoncimit në Fax Neës, se Universiteti i Shkodrës iu kishte marrë studentëve tarifën e plotë, pavarësisht Vendimit të Qeverisë...
Maskat e zakonshme nuk i shërbejnë plotësisht personave të shëndetshëm për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Më shumë, ato janë efektive për t’u mbrojtur nga njerë...
TIRANË- Kandidatët për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të intervistohen nga Komisioni i Përzgjedhjes në fund të muajit shkurt. Sipas një njoftimi që...
TIRANË- Komisioneri Publik ka ankimuar sot vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për drejtuesen e Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella. Në një n...
TIRANË- Avokati i Fatjon Lazes, Alban Qafa ka reaguar pasi Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi formularin klientit të tij. Në një reagim për mediat, Qafa sh...
TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar sot një 19-vjeçar, i cili akuzohet se ka marrë pjesë në aktet e dhunës në stadiumin “Air Albania”, ku u thyen...
ROMË– Koronavirusi vazhdon të përhapet në mbarë botën dhe së fundmi në Europë.Në Itali janë shënuar 7 viktima nga e shtuna deri të hënën. Ndërkohë që sot I...
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për abuzimet me çmimet për produktet që shërbejnë për parandalimin e simptomave të gripit. Burime për ...
JAPONI– Në mesin e qindra pasagjerëve në anijen “Diamond Princess” që u bllokua prej 4 shkurtit në Japoni, është konfirmuar se kanë qenë edhe 2 serbë.Lajmi ësht...
Europë- Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri në tani janë shënuar 11 viktima dhe 322 persona janë infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre t...