All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Paloka mesazh Bashës: Merr pjesë në zgjedhjet e 22 Marsit, nëse fiton drejto PD-në

4 Janar 2022, 20:26 Nga DOSJA
Paloka mesazh Bashës: Merr pjesë në zgjedhjet e 22 Marsit,
All - Paragraf - 1

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka i ka bërë një propozim kryedemokratit Lulzim Basha në lidhje me lidershipin e PD-së. Me anë të një postimi në Facebook, Paloka shkruan se propozimi i fundit që ka për Bashën është që të marrë pjesë në zgjedhjet e brendshme të PD-së të shpallura më 22 mars nga Kuvendi i 11 dhjetorit. Paloka bën me dije se të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur deri më tani kanë bërë që ai të mendoj se Basha po i bën këto gjëra vetëm për dy arsye, ose të mbajë karrigën e kryetarit të PD-së për arsye personale, ose ka për qëllim që të shkatërrojë partinë për t’i lehtësuar qeverisjen Ramës.

Postimi i Plotë:

Nje mesazh dhe nje propozim te fundit per Lulzim Bashen! Bashkepunimi prej 8 vitesh ne opozite , si nenkryetar i PD, me ka imponuar gjate kesaj kohe , nje qendrim me te terhequr e me pak agresiv ndaj teje . Ky qendrim ka ardhur jo vetem per hir te mardhenies personale gjate ketyre viteve , por kryesisht si marrje pergjegjesie mbi veten per aq sa me takon nga funksionet drejtuese qe kam mbajtur ne PD. Nga 9 shtatori jam pozicionuar qarte ne krah te Berishes , per shume arsye , po mbi te gjitha me bindjen se jam ne krahun e se drejtes . Me pas ju binda vullnetit te shumices absolute te demokrateve per mbledhjen e Kuvendit te 11 dhjetorit, sic duhet te kishin bere te gjithe drejtuesit e PD duke filluar nga ty i pari.

Nderkaq ti zgjodhe qe perballe vullnetit dhe interesit te demokrateve te mbroje interesin tend , lidhur tek karrigia e kryetarit te opozites e ne funksion te ketij interesi ngrite gjithe qendrimet e metejshme duke ju dhene goditje pas goditjesh atyre qe per tete vite luftuan e sakrifikuan per ty. Me 9 shtator deklarove se po merrje nje vendim te detyruar nga te tjere , kunder bindjes tende dhe nuk le fjale lartesimi pa perdorur per Berishen. More vendimin e gabuar , ne menyren me te gabuar e ç’ishte me e keqja, duke qene i paralajmeruar per pasojat qe ai vendim do te sillte per PD! Me pas, kur jo vetem Berisha , por shumica e demokrateve tu kundervune , ti nuk zgjodhe ata si kryetar i tyre , por zgjodhe rrugen e kundert!

Nga ai moment , qendrimet e kundershtareve me te eger te PD , u bene qendrimet e tua. E akuzove Berishen me fjalet e Rames per cdo gje , madje edhe per ato gjera ku ti kishe pergjegjesi personale sic ishte 21 janari. E akuzove si “komunist”, si shkaktar te ‘97 e me tej…! Mire qe nuk e akuzove dhe se ka “vjedhur” rrugen e Kombit! Sigurisht qe nuk i mendoje te gjitha keto kur Berisha te katapultoi fillimisht si deputet , pastaj tre here minister, me pas kryetar bashkie e ne fund kur ne opozite te la ne dore postin e kryetarit te PD. I more te gjitha ato poste e privilegje , vetem prej Sali Berishes e prej askujt tjeter. Asnje merite , asnje kontribut, e ca me pak sakrifica, nuk kishe ne PD deri diten qe ai te katapultoi. E pra , ai Berishe ishte , “ komunisti qe paskesh shkaktuar ‘97 “ edhe kur te dha gjithe ato poste e privilegje. Madje ai ishte dhe me 9 shtator!

Megjithate, sikur ketu te behej fjale thjeshte per nje mardhenie mes Berishes dhe teje mbase une do te zgjidhja thjeshte te heshtja. As me Berishen e as me ty , une nuk kam patur mardhenien e ngushte qe ju keni patur me njeri tjetrin. Por ketu nuk behet fjale per kete, po per PD, per te gjithe ne. Ne fakt me slloganet “ Te ndahemi nga e shkuara e te shohim te ardhmen” ti u ndave nga PD . Me sulmet e akuzat e Rames ndaj Berishes, ti ke hedhur poshte e ke mohuar gjithe historine e PD , gjithe sakrificat e demokrateve ne 30 vite. Te atyre demokrateve qe te dhane gjitheshka e nuk ju dhe kurre cfare prisnin prej teje. Tani , ne menyre paradoksale, kerkon te qendrosh ne krye te nje partie qe e ke mohuar dhe per me teper kunder vullnetit te shumices absolute te demokrateve qe me 11 dhjetor ne Kuvend e me pas me 18 dhjetor me referendum, te shkarkuan nga kryetar!

Ne se ti nuk do e dije kete realitet mbase dhe mund te faleshin keto qendrime, por ti me mire se kushdo e di qe demokratet nuk i ke me vete . Minimalisht ti je ne dijeni te faktit se si me gjithe perpjekjet e bera , nuk arrite te mbushesh as sallen e Pallatit te Kongreseve me demokrat te thjeshte e jo me me delegate. Nuk mjaftuan as familjaret, as puntoret e disa bizneseve qe erdhen me detyrim , as njerzit e marre nga rruga , po u deshen dhe socialistet e Rames per te mbushur sallen me 2 mije vende…! Kete ti e di shume mire, pavarsisht se cfare deklaron publikisht. E megjithese i di te gjitha keto, ti zgjedh qe pas perdorimit te sulmeve te Rames te kopjosh pike per pike dhe qendrimet e tij. E fillove me hile e truke “procedurash” , vazhdove me mosnjohjen e votes se shumices e tani perfundove tek blindimi e bunkerizimi i selise se PD!

Rama me keto menyra mbron karrigen e tij te pushtetit , po ti cfare po mbron , karrigen e opozitarit te perjetshem ??!! Pse ?! Ti e di qe keshtu, mund te jesh cdo gje , po kryetar i demokrateve nuk mund te jesh kurre. Po cfare eshte me e rendesishme ti e di shume mire qe edhe sikur te perdoresh policine dhe gjykatat e Rames per te mbajtur nje vule e ca zyra boshe, as ne enderr nuk i afrohesh dot me pushtetit e jo me ta marresh . Atehere per cfare te duhet gjithe kjo qe po ben ?! Pse i genjen ende ata pak demokrate te thjeshte qe besojne me naivitet perrallen se vertete pengesa per te marre pushtetin paska qene Berisha e tani pushtetin do na i sjellin ne pjate ?!

Ne kushte te tilla dy alternativa mbeten :
-Te intereson thjesht karrigia e kryetarit te opozites per interesa personale biznesi .
-Me ose pa vullnetin tend, je pjese e atyre qe kerkojne shkatrrimin e PD per ti lehtesuar mbreterimin Rames.

Per te qene i sinqerte , une nuk kam dashur te pranoje asnjeren prej ketyre akuzave edhe ne respekt te vetes time (gjithnje per hir te ketyre tete viteve te fundit). E po per kete arsye po bej dhe nje propozim te fundit me shprese te vaget se mund ta degjosh jo vetem per te miren e demokrateve por dhe tenden personale dhe te atyre pak veteve qe te ndjekin. Ky eshte nje mendim teresisht personal dhe nuk ka asnje lidhje me pozicionin qe une kam sot si njeri prej 29 antareve te Komisionit te Rithemelimit te PD.

E kam thene qe ne fillim te “konfliktit” se vetem VOTA e demokrateve e zgjidh problemin. Ne keto kushte, mbetet dhe nje hapsire e fundit ; zgjedhjet ne PD per te gjitha strukturat , perfshi dhe kryetarin e PD. Kuvendi i 11 dhjetorit ka caktuar nje periudhe dhe 22 marsin si diten e zgjedhjeve si dhe ka ngarkuar Komisionin e Rithemelimit per organizimin e tyre . Une mendoj qe per interesa madhore te PD cdo gje mund te negociohet per te zhvilluar nje proces te paster e me besimin e te gjitheve. Demokratet te vendosin me voten e tyre sepse vetem keshtu qendrojme te bashkuar dhe gjithe energjite tona i perqendrojme ne luften kunder Rames. Behu pjese e ketij procesi .

Kush fiton drejton! Por edhe ai qe humbet , nuk humb perfundimisht! Zoti Basha , ti je ende i ri , keshtu qe edhe po te humbesh ne kete gare, nuk do te ishte fundi i karrieres tende politike . Ne se do ndiqje kete rruge, kam bindjen qe dhe shumica e demokrateve qe sot jane kunder teje , do dinin te falnin e pse jo dhe te te mbeshtesnin ne nje te ardhme . Nderkaq rruga ku je futur e po ndjek eshte fundi sepse ne se i con demokratet deri ne perplasje , nuk ben gje tjeter vecse sherben si kamikaz per interesin e Rames i cili eshte i vetmi qe perfiton. Prandaj zgjidh vertete te ardhmen tende dhe te PD , e prano voten e demokrateve si mekanizmin e kesaj te ardhmeje.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi paloka lulzim basha perplasje ne partine demokratike edi paloka lulzim basha perplasje ne partine demokratike

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë